PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Sprovat e Pakos se Ahtisarit


E Hene, 17 Gusht 2009

Edona Peci*

Institucionet e Kosoves kane treguar perkushtimin e nevojshem ne lidhje me zbatimin e Planit te Ahtisarit, por per t’u zbatuar ky plan ne teresi eshte e nevojshme pjesemarrja e te gjithe qytetareve te Kosoves, thone perfaqesues te Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove. Ata vleresojne se deri me tani eshte arritur progres i dukshem ne shume sektore, por theksojne se sfidat per kete vit do te fokusohen ne decentralizimin, mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe zhvillimin ekonomik te Kosoves. Zedhenesi i ICO-se, Kai Muller Berner, sqaron: “Detyra kryesore per vitin 2009 do te jete implementimi i dispozitave legale qe do ta zhvillojne jeten e qytetareve te Kosoves, e qe do te ndihmojne integrimin euroatlantik te Kosoves. Ne jemi te fokusuar vecanerisht ne procesin e decentralizimit, ne mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe ne zhvillimin ekonomik te Kosoves”, tha Muller Berner.

Grupi Nderkombetar i Krizave ne Kosove, nderkohe, vlereson se ne javet dhe muajt e ardhshem, suksesi i Planit te Ahtisarit ne Kosove do te testohet pikerisht permes procesit te permendur nga ICO-ja, atij te decentralizmit, por gjithashtu nga pjesemarrja e qytetareve serbe ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit. Perfaqesuesi i kesaj organizate, Naim Rashiti, vlereson se mund te flitet per sukses vetem nese arrihet pjesemarrja prej mbi 50 % e serbeve ne zgjedhjet e sivjetme lokale. “A do te jete ne gjendje Qeveria dhe institucionet e Kosoves te organizojne zgjedhjet ne pjesen veriore te Kosoves, se paku edhe me ekipe mobile per ofrimin e mundesive per pjesemarrje ne zgjedhje... Nese kjo, per te cilen kemi shume dyshime, kombinohet me deshtimin e zgjedhjeve ne pjesen tjeter, sidomos ku ekipet pergatitore jane emeruar, kjo do te jete nje deshtim per shtetin e Kosoves”, tha Rashiti. Ai thote se kjo gje duhet te vleje per te gjithe territorin e Kosoves, perfshire veriun e vendit. “Permes implementimit te ketij dokumenti konsolidohet teresia territoriale e Kosoves”, thekson ai, duke i quajtur joreale mundesite per ndarjen e Kosoves, te cilat qarkulluan se fundi ne qarqet nderkombetare.

Perfaqesues te serbeve ne Kosove kishin paralajmeruar, kohe me pare, se do te vazhdojne te kundershtojne pjesemarrjen ne decentralizmin e vendit, por edhe ne zgjedhjet lokale. Mirepo, ICO-ja e sheh qasjen e komunitetit serb ndaj ketyre proceseve ndryshe. “Ne kemi sinjale inkurajuese nga perfaqesues te komunitetit serb. Ata jane shprehur te gatshem per te marre pjese ne pergatitjen e ekipeve pergatitore per decentralizimin”, shprehet zedhenesi i ICO-se.

Mirepo, pjesemarrja e serbeve, sipas Grupit Nderkombetar te Krizave, ndonese percakton suksesin e zbatimit te Planit Ahtisari, nuk mund te arrihet pa vullnetin e serbeve ne njeren ane dhe ate te Beogradit ne anen tjeter. Sidoqofte, Rashiti vlereson se per cfaredo deshtimi nuk mund te fajesohet Qeveria e Kosoves. “Nese eventualisht, me gjithe angazhimet maksimale te institucioneve tona, nuk arrihet integrimi i serbeve, nuk do te thote se do te fajesohet Qeveria. Edhe komuniteti serb, per te cilin kjo pakete eshte, duhet ta barte pjesen e vet te pergjegjesise dhe te fajesise nese nuk merr pjese”, theksoi hulumtuesi ne Grupin Nderkombetar te Krizave ne Kosove, zoti Rashiti.

Pakoja e Ahtisarit kerkon mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme e lokale jo me shume se 9 muaj pas hyrjes ne fuqi te ketij dokumenti, por nuk precizon nje perqindje te pjesemarrjes se serbeve ne kete proces. Kjo gje duket ndryshe te procesi i decentralizimit, i cili eshte i lidhur me pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje, e ku kerkohet participimi i qytetareve serbe, sidomos ne krijimin e disa komunave te reja me shumice serbe.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika