Sejdiu-Thaci: Presim hyrjen ne NATO
E Premte, 14 Gusht 2009
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaci kane falenderuar sekretarin e pergjithshem, Rasmusen, per perkrahjen e tij dhe rolin e NATO-s ne Kosove. "Kemi parasysh qendrimin e vecante te prezences se NATO-s ne Kosove, per ndertimin edhe te kapaciteteve te FSK-se. Kemi parasysh politikat e perbashketa ne nje orientim normal, qe lidhet po ashtu me vleresimet pozitive te ecjes se stabilitetit dhe te qendrueshmerise se Kosoves, si vend i gjithe qytetareve, si vend sovran ,dhe kemi parasysh, ne mbeshtetje te vizionit tone, per te pasur Kosoven neser te anetaresuar ne NATO". "Duke pasur parasysh edhe nje levizje te rendesishme pozitive ne permbushje te kritereve edhe te vendeve te tjera te rajonit per te qene anetare te NATO-s", tha Sejdiu.
Ndihme Kosoves
Rasmusen tha dje se krahas angazhimit te NATO-s per ruajtjen e paqes dhe te stabilitetit, Aleanca Veriatlantike do t'i ndihmoje institucionet e Kosoves ne forcimin e Forces se Sigurise se Kosoves. Forca e Sigurise se Kosoves, ne shtator te ketij viti fillon punen me kapacitet e para. Ajo do te jete vazhdimisht nen mbikeqyrjen e NATO-s. Udheheqesit politik kosovare kerkuan nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s qe pjesetare te FSK-se te mund te angazhohen ne misione te ndryshme paqeruajtese te NATO-s
Epiqender e vemendjes
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, tha ne Prishtine se gjate mandatit te tij ne krye te NATO-s, Kosova do te jete prioritet i Aleances veriatlantike ne ruajtjen e paqes dhe sigurise. Ai tha se tashme NATO-ja ka vendosur reduktimin gradual te trupave te saj ne Kosove. Por kjo sipas tij eshte nje tregues i qarte se situata e sigurise ne Kosove dita-dites po shenon permiresime.