PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Rasmusen: Reduktimi i KFOR-it, pasqyrim i sigurise


E Premte, 14 Gusht 2009

Arton Konushevci

PRISHTINE - Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha dje ne Kosove se NATO nuk merr vendime qe mund te kene reflektime negative ne Kosove.

Kurse theksoi se vendimi per reduktimin e trupave te NATO-s reflekton permiresimin e situates se sigurise ne Kosove. Ai sqaroi se vendimi per reduktim te trupave eshte i kushtezuar, qe do te thote se reduktimi do te behet ne pajtim me permiresimin e vazhdueshem te gjendjes se sigurise. "Dua te siguroj qytetaret e Kosoves se ky reduktim i trupave te KFOR-it do te behet varesisht nga zhvillimet rreth situates se sigurise ne Kosove", saktesoi Rasmusen gjate vizites se tij dje ne Kosove. Kurse pohoi se "fakti qe une kam vendosur te vij ne Kosove vetem pak dite pasi kam marre detyren e re ne krye te NATO-s, tregon qarte se i kam dhene Kosoves prioritet te larte ne mandatin tim". Nga ana tjeter, ai tha se e vlereson lart angazhimin e lidershipit kosovar ne permbushjen e kerkesave nderkombetare dhe se eshte i impresionuar me perparimin qe eshte bere gjate viteve te fundit. Rasmusen, pas takimit qe zhvilloi me presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaci, permendi ceshtjen e pranise se forcave paqeruajtese ne Kosove. "Sic e dini, kemi vendosur te reduktojme numrin e trupave gjate viteve te ardhshme, por do te theksoja se ky vendim vetem reflekton zhvillimin e situates se sigurise ne Kosove. Dua te them se ky vendim eshte i kushtezuar, qe do te thote se reduktimi do te ndodhe ne pajtueshmeri me permiresimin e vazhdueshem ne aspektin e sigurise".

"Ne nuk do te marrim vendime qe do te kishin ndikim negativ ne sigurine ne Kosove. Ne do te sigurojme se cdo vendim do te jete i bazuar ne keshillat ushtarake dhe ne vleresimet politike te situates". Ne do te mbesim te perkushtuar te garantojme sigurine ne Kosove dhe paralelisht me kete mund te konfirmoj se do te vazhdojme t'i asistojme autoritetet kosovare ne zhvillimin e vazhdueshem te Forces se Sigurise se Kosoves. Kjo eshte shume e rendesishme", tha me tej Rasmusen.

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, i cili po qendron ne Kosove, ka siguruar kreret me te larte te vendit se Kosova, gjate mandatit te tij, do te jete prioritet. "Fakti se kam vendosur te vij ne Kosove vetem disa dite pas marrjes se postit, nenkupton se Kosoves do t'i jap perparesi te madhe ne punen time si sekretar i pergjithshem i NATO-s".

"Kam pasur nj takim te frytshem me presidentin dhe kryeministrin. Bisedova ne lidhje me zbatimin e propozimit gjitheperfshires per statusin e Kosoves, te prezantuar nga Ahtisari. E vleresoj lart angazhimin e lidershipit kosovar ne permbushjen e kerkesave nderkombetare dhe jam i impresionuar me progresin qe eshte bere ne Kosove gjate viteve te fundit", ka theksuar Rasmusen.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, ka thene gjithashtu se vizioni i tij i qarte eshte qe te siguroje nje perspektive euroatlantike per te gjitha shtetet ne Ballkan. "Vizioni im i qarte eshte qe te sigurohet nje perspektive euroatlantike per te gjitha shtetet ne Ballkan, sikurse per Kosoven, ashtu dhe per Serbine. Mendoj se do te lehtesoje stabilitetin, sigurine dhe prosperitetin ne kete pjese te Evropes, nese sigurojme nje te ardhme euroatlantike per te gjitha shtetet ketu. Natyrisht, se kjo eshte e kushtezuar", ka thene ai.

Sipas Rasmusenit, vendet aplikuese per BE dhe NATO duhet t'i permbushin kriteret e nevojshme, perfshire zgjidhjen e kontesteve kufitare dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve. "Po qe se shtetet aplikuese i permbushin kriteret, mendoj se rruga e duhur perpara do te ishte perspektiva euroatlantike. Kjo do te siguronte reformat e nevojshme dhe do t'u siguronte njerezve ne kete pjese te Evropes mundesi me te mira per jete", u shpreh Rasmusen.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika