PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Roli i SHBA prej ndertimit deri ne renien e Murit te Berlinit


E Premte, 14 Gusht 2009

Me ngritjen e Murit te Berlinit ne gusht te vitit 1961 u cimentua ne kuptimin e plote te fjales ndarja gjermane. Shtetet e Bashkuara te Amerikes reaguan fillimisht te permbajtura ndaj bllokimit te njerezve ne RDGJ.

Me 1961, ne gjashte muajt e pare te vitit largohen nga RDGJ mbi 150 mije vete. sepse mMe 13 gusht te vitit 1961 Berlini Lindor filloi bllokimin e RDGJ nga Perendimi. Ngritja e murit te Berlinit ishte pjese e kesaj mase. Bashkimi Sovjetik dhe Republika Demokratike Gjermane - RDGJ nuk dinin si te vepronin ndryshe per te penguar valen e refugjateve nga Gjermania Lindore per ne Perendim. Vetem ne gjashte muajt e pare te vitit 1961 u larguan nga RDGJ mbi 150 mije njerez. Ne vitet e meparshme ishin larguar mbi tre milione. Shpesh ishin te rinj me kualifikime te larta ata te cilet i kthenin shpinen socializmit ne token gjermane.

***

Per presidentin Kenedi ngritja e bllokades nuk perbente shkak per lufte. Shtetet e Bashkuara te Amerikes reaguan me gjakftohtesi. Per presidentin Xhon F. Kenedi ngritja e bllokades nuk perbente shkak per lufte. Tri themelet e politikes se tij ndaj Gjermanise mbeten te paprekura nga ngritja e Murit: qarkullimi i lire ne Berlin, prania e fuqive perendimore ne qytet si dhe liria e popullit ne Berlinin Perendimor. Per te demonstruar prani, Kenedi dergoi ne qytetin e ndare gjeneralin Lukjus Klei (Lucius Clay), heroin e ures ajrore te Berlinit ne vitet 1948/49 dhe nenpresidentin Lindon B. Xhohnson. Ai vete e vizitoi per here te pare ne vitin 1963 Republiken Federale te Gjermanise. Para nderteses se bashkise Sheneberg (Schöneberg) ai mbajti me 26 qershor para qindra-mijera njerezve nje fjalim mbi Murin dhe lirine. Ne kete vend ai i shqiptoi fjalet qe u futen ne histori: "Une jam nje berlinez". Karizma e presidentit Kennedy i pajtoi berlinezet me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kur Berlini Lindor filloi ndertimin e Murit ndares shume kishin pritur nje angazhim me te madh te SHBA. Megjithate administrata e Kenedit si dhe politikanet gjermane reaguan me maturi. Ata e dinin: bota ndodhej ne prag te nje lufte atomike.

***

Sakaq mberriti "Checkpoint Charlie": tanke amerikane perballe tankeve sovjetike. Kjo u be e qarte ne tetor te vitit 1961. Atehere bashkepunetoret e administrates amerikane u penguan te hynin ne sektorin lindor. Ne pikekalimin kufitar "Checkpoint Charlie" shkuan ne menyre demonstrative tanke amerikane. Perballe tyre ndodheshin tanket sovjetike. Ne fund te dyja palet i terhoqen ushtaret e tyre. Megjithate amerikanet ia bene te qarte botes se do t'i mbrojne te drejtat e tyre ne qytet.

***

Presidenti Kenedi pohonte atehere se perderisa do te jete ne interesin e Bashkimit Sovjetik do te kete dy shtete gjermane. Marredhenia midis presidentit amerikan Kenedi dhe kancelarit te atehershem gjerman Konrad Adenauer, te pakten ne fillim nuk ishte krejt pa tensione. Adenaueri, atehere ne moshe 85 vjecare dhe me botekuptime konservatore ishte skeptik ndaj presidentit amerikan, qe sapo kishte mbushur te 40-at dhe njihej si liberal. Kenedi ishte pragmatik. Perderisa do te jete ne interesin e Bashkimit Sovjetik do te kete dy shtete gjermane, tha ai publikisht ne fillim te presidences se tij. Pas kesaj deklarate qeveria federale nuk e kishte te lehte te ndiqte nje politike te ribashkimit. Si pasoje Adenaueri filloi ne fillim te viteve '60 te afrohet me Francen. As kjo nuk i pelqeu Uashingtonit.

***

Megjithe mosmarreveshjet, Gjermania mbeti aleati kryesor i Amerikes ne Evrope.

Edhe ne vitet pasuese ne marredheniet gjermano-amerikane u shfaqen dallime ne qendrime dhe mosmarreveshje. Megjithate te dyja palet zakonisht gjenin nje kompromis. Gjermania ishte dhe mbeti aleati kryesor i Amerikes ne Evrope. Presidentet amerikane vizituan rregullisht Berlinin. Ne shkurt te vitit 1969 ishte Ricard Niksoni ai qe e vizitoi qytetin e ndare, ne qershor te vitit 1978 ishte Xhimi Karter.

Pak kohe pasi sekretari i pergjithshem sovjetik, Mihail Gorbacov paralajmeroi nje politike te re ndaj Perendimit, presidenti i atehershem amerikan Ronald Regan me 12 qershor te vitit 1987 udhetoi per ne Gjermani. Nese Gorbacovi deshiron paqe, mireqenie per Bashkimin Sovjetik dhe Evropen Lindore, nese ai deshiron me shume liri atehere duhet te hape Murin, u shpreh Regani ne Porten e Brandeburgut para disa dhjetera-mijera berlinezeve.

Me 9 nentor te vitit 1989 u rrezua muri i Berlinit. Serish ishte nje president amerikan, Xhorxh Bush i cili doli ne skenen nderkombetare si avokat i Gjermanise dhe mbeshteti procesin e ribashkimit.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika