PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Shembja e komunizmit mbi germadhat e Murit


E Premte, 14 Gusht 2009

Si perjetuan ngjarjen e shekullit, kengetaret Juli dhe Frederik Ndoci, Manjola Nallbani, Morena Reka dhe Dashnor Biku

Nga Berlini, Anila Shuka

Regjisori gjerman Uli Jekle zgjodhi 15.000 tituj te fundit te viteve '80 dhe ua dha aktoreve qe t'i lexonin ato neper sheshe te ndryshme te Berlinit. "Europe! Europe! Vetmi s'ka sot!" - Keshtu fillonte kenga "Hapni Dritaret" e festivalit te kenges ne vitin 1990, kenduar nga kuarteti Frederik dhe Juli Ndoci, Morena Reka dhe Dashnor Biku. Ne Shqiperi ne ate kohe sapo ishte krijuar Partia Demokratike dhe njera nga enderrat e shumta te shqiptareve, te privuar nga diktatura dhe kriza ekonomike e fundit te viteve 80-te ishte Evropa.

Por kenga u transmetua vetem njehere drejtpersedrejti ne televizionin shqiptar, i cili ende ishte ne dore te qeverise se Partise se Punes e pastaj nuk u perserit me kurre.

"Hapni dritaret qe e drejtperdrejte. 'Hapni dritaret, sjell zerin tim, Europe' kujton Juli Ndoci, ne ate kohe 20 vjecare. "Per ne ishte me shume rendesi qe mesazhi i kenges te ritransmetohej edhe tek njerezit."

Juli Ndoci e kendoi ate gjate fundjaves ne hollin e Universitetit Humboldt te Berlinit, si e ftuar speciale ne te ashtuquajturen stafete akustike me titullin "Si neper libra":

"Mblodhem 60 mije tituj librash, qe flasin per periudhen e ktheses politike ne Gjermani. Prej tyre zgjodhem 15 mije tituj, te cilat me pas i permblodhem ne nje poezi te madhe, ne nje stafete akustike, ku titujt u prezantuan nga 300 aktore berlineze ne menyra nga me te ndryshmet, me valle, kenge, pantomima, u lexuan me megafon neper sheshe te ndryshme te qytetit", shpjegon 48-vjecari Jekle per Deutsche Wellen.

60 ore, pra, tri net e tri dite, zgjati kjo performance teatrore, ne vende te ndryshme te Berlinit. Ato ishin sheshe me nje rendesi historike gjate ose para vitit 1989. Pjesen me te madhe te tyre i zgjodhi aktori Michael Venzlav: "Ne fillim mendova se ishte ide e cmendur. Si mund te lexoheshin 60 ore tituj librash? Por doli qe ishte shume e thjeshte", thote Veclav.

Stafeta akustike ishte njeri nder aktivitetet e shumta ne kuader te nje "Forumit te historise" - Evropa ndermjet ndarjes dhe ktheses." Mbi 100 institucione te ndryshme organizuan ne Berlin simpoziume, teatro, referate te hapura qe flisnin per kthesen historike te renies se "Perdes se hekurt" ne gjithe Evropen Lindore. Fillimin e shenoi te premten fjala pershendetese e historianit britanik Timothi Garton Esh (Thimothy Garton Ash), ndersa fundin nje koncert i kantautorit ish-gjermanolindor Volf Birman (Biermann).

Me perfshirjen ne projekt te kengetares shqiptare Uli Jekle donte te theksonte karakterin shumekulturor te Berlinit te sotem, 20 vjet pas renies se murit:

"Kush eshte berlinezi, ai eshte edhe shqiptari. Prandaj m'u duk dicka e mire qe Juli Ndoci t'i jepte nje ngjyre te veten kesaj poeme", i thote ai Deutsche Welles.

Ndersa per Juli Ndocin, e cila vete jeton ne nje qytet afro 300 kilometra larg Berlinit, ne Hildesheim, ishte me rendesi t'u tregonte njerezve se ku ndodhej Shqiperia pikerisht atehere, kur ne Berlin po shkruhej historia. Pikerisht nje muaj mbasi kishte rene Muri dhe Evropa po shijonte euforine e bashkimit, ajo se bashku me Manjola Nallbanin dhe te vellane, Frederik Ndocin, ende do t'u kendonte shqiptareve per endrren e lirise ne kengen "Toka e Diellit". Nje perjetim i jashtezakonshem, ta kendoja ate tani ne Potsdamer Platz, pikerisht aty, ku 20 vjet me pare kalonte Muri ndares", - thote 38-vjecarja.




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika