PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

PO-ja e Tiranes per Murin e Berlinit

Nga Dr. Jorgji Kote
E Enjte, 13 Gusht 2009

- Genjeshtra e Ulbrichtit

48 vjet me pare, filloi ngritja e Murit famekeq te Berlinit, personifikimi me domethenes 28 vjecar i Perdes se Hekurt. Sivjet kjo ngjarje perkon me jubileun e 20 vjetorit te shembjes se tij, qe simbolizon dhe ribashkimin gjerman e evropian. Dihen tashme shkaqet dhe arsyet e verteta te ndertimit te ketij Muri. Gjithashtu, perdite dalin dhe konfirmohen fakte mbi fshehtesine e plote te pergatitjeve dhe ngritjes se tij. Edhe pse vendimi ishte marre ne Mars 1961 ne nje mbledhje te Traktatit te Varshaves ne Moske, regjimi i atehershem i Ulbrichtit e mbajti ate " top sekret" Keshtu, ne nje Konference shtypi me 16 Qershor 1961, pyetjes se nje gazetareje, ish-kryetari i shtetit gjermano-lindor,E Ulbricht iu pergjigj pa ekuivok se " askush nuk synon te ndertoje nje Mur te tille". Por, 13 Gushti 1961, dita kur filloi ndertimi i Murit nga mijera trupa ushtarake te blinduara dhe perforcuara ia nxori shume shpejt kallajin ketij blofi te madh politik. Sot jane zbuluar dokumente origjinale ne arkivat e Kremlinit, te cilat deshmojne se me 1 Gusht 1961 gjate nje bisede te gjate telefonike, Hrushovi dhe Ulbrichti kishin rene ne ujdi te plote per ndertimin e Murit me te gjitha pasojat e tij.

- Tirana zyrtare, pro Murit

Eshte shume interesante te shohim qendrimin zyrtar shqiptar ndaj Murit, jo dhe aq shume i njohur per publikun. Themi reagim zyrtar, sepse per reagim publik as qe mund te behej fjale, pasi sic dihet gjithcka atehere orkestrohej dhe drejtohej me urdher nga lart. Muri i Berlinit nuk ishte lajm i mire, sidomos per ata qe aspironin dhe enderronin me shume hapesira lirie, hapje dhe bashkepunim. Ne fakt, Shqiperia e kishte ndertuar kohe me pare Murin e saj te madh te mbylljes nga bota, qe do te sofistikohej me tej e do te blindohej me qindra mijera bunkere. Ne Gusht 1961, marredheniet e Ish-Partise se Punes me Ish-Partine e Komuniste te BS-se dhe ate te RDGJ-se ishin ftohur mjaft, sidomos pas Kongresit te mirenjohur te 81 Partive Komuniste e Punetore ne Moske. Por, pavaresisht nga sa siper, regjimi i atehershem komunist shqiptar duhej te prononcohej ne favor te qendrimit te kampit socialist, pasi gjithsesi SHBA-te dhe aleatet e saj ishin e do te mbeteshin armiqte e saj me te medhenj. Vec kesaj, duke mbeshtetur ngritjen e Murit, regjimi i atehershem dekurajonte ato forca disidente apo kundershtare qe mundoheshin te bindnin sa me shume shqiptare per t'u larguar nga Shqiperia.

- Kronikat e ZP-se

Ironikisht, pikerisht me 13 Gusht, Gazeta " Zeri i Popullit", organi kryesor i Komitetit Qendror te PPSH-se, Zedhenesi faktik zyrtar i regjimit, jepte nje njoftim te shkurter, sipas te cilit deri ne vitin 1954, nga Gjermania Perendimore ishin larguar per ne pjesen lindore 700.000 shtetas te RFGJ-se, per shkaqe ekonomike, papunesie, e te tjera dokrra si keto! Cfare genjeshtra me bisht, kur ne fakt, deri ne vitin 1961 nga Ish-RDGJ-ja ishin larguar per ne Perendim plot 4 milione vete, duke krijuar nje " termet" te vertete politik dhe social per regjimin gjermano-lindor por dhe regjimet e tjera Lindore ne pergjithesi! Duke vazhduar me shfletimin e numrave te "ZP"-se te datave 16 -28 Gusht 1961, ne faqet mbi lajmet e jashtme, gjate gjithe atyre diteve, edhe pse mungojne deklaratat zyrtare, ka shume kryeartikuj dhe njoftime me tituj bombastike si " Ne interes te sigurise dhe paqes ne RDGJ" " Vendim i ligjshem ne dobi te paqes dhe sigurimit ne Evrope", etj. Nepermjet tyre, regjimi i atehershem i bente jehone vendimit te qeverise gjermano-lindore per ngritjen e Murit", si nje mase e domosdoshme per mbrojtjen dhe garantimin e sigurise se kufijve, te se drejtes legjitime per mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit te kercenuar nga veprimet subversive e militariste te Bonit", etj. Ne disa shkrime dhe njoftime te tjera u behej jehone deklaratave te disa Partive Komuniste dhe levizjeve radikale te majta ne France, Britanine e Madhe e gjetke, qe mbeshtetnin " masat e RDGJ-se per mbrojtjen e kufirit te tyre shteteror nga "makina e luftes"! Ndersa ne numrin e dates 20 gusht, percillet e plote Nota e Protestes e Qeverise Sovjetike per qeverine amerikane per veprimet e siperpermendura provokuese dhe luftenxitese, qe kishin detyruar ish-BS dhe RDGJ-ne te merrnin masat mbrojtese.

- Tabuja e Murit

Por, edhe lexuesi me i thjeshte nuk e ka te veshtire te vereje se ne te gjitha keto shkrime, ashtu si dhe ne propaganden zyrtare sovjetike, te RDGJ-se, etj, fjala " Mur" nuk permendet asnjehere; ne cdo rast, me nje gjuhe te thate e skematike behet gjithnje fjale per " masa per mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurise". Kesisoj, njerezit qe nuk kishin ndonje ide te qarte per cka po ndodhte ne ate kohe e sidomos ne mungese te mjeteve te informimit masiv dhe te izolimit te madh, mund edhe t'i jepnin te drejte vendimit te regjimit gjermano-lindor. Por, me siguri, po te thuhej se po ngrihej apo u ngrit nje Mur ne mes te Berlinit, 156 km i gjate, me tela me gjemba e keshtu me radhe, dhe se jo perendimi por lindja po " permbytej me refugjate nga perendimi" atehere dhe tingellimi politik i ketyre njoftimeve do te ishte krejt i ndryshem. Ndaj, mesa duket, ne ate duzine artikujsh e shkrimesh kushtuar kesaj ngjarje, asnjehere nuk permendet fjala " Mur", kur ai ne fakt, bente " MU" ne mes te Berlinit!

- Djalli kunder Engjejve

Ne shkrimet e siperpermendura, regjimi demokratik dhe paqesor gjermano-perendimor, qe kishte dhene aq shume prova dhe deshmi per politiken e tij demokratike dhe paqeberese, paraqitej si djalli vete, si regjim militarist, provokues, luftenxites; "engjejt" apo ikonat boterore te qendres se djathte dhe te majte gjermane, ish-Kancelari Konrad Adenauer dhe ish-kryebashkiaku i Berlinit Perendimor te asaj kohe, Willy Brandt, apo dhe ish-ministri i Mbrojtjes, F. J. Strauss paraqiteshin si provokatore, qe flisnin e mbillnin vrer kudo, deri dhe si pasues te Hitlerit, edhe pse ata dhe bashkepunetoret e tyre ishin denuar, burgosur apo dhe larguar per ne emigracion, si kundershtare te Hitlerit! Kete e thekson ne disa komente e njoftime ZP-ja e asaj kohe e qe i referohen fjalimeve dhe veprimtarive ku merrnin pjese drejtuesit me te larte te RFGJ-se se asaj kohe, me rastin edhe te fushates zgjedhore. Fitorja e Adernauerit paraqitej si nje tragjedi e vertete per popujt gjermane, dhe per fatet e paqes dhe sigurise ne bote! Se cfare alternative donin dhe kerkonin regjimet e atehershme komuniste ne RDGJ, Tirane e gjetke, kete tashme e dine te gjithe. Por, sic duket, ata ndiqnin taktiken "shpif, shpif se dicka do te mbetet". Vecse kjo "dicka", mundi te mbijetonte me shume zor deri me 9 Nentor 1989, kur bashke me Murin e Berlinit ra dhe sistemi komunist Lindor dhe teknologjia e tij, e amortizuar e propagandes boshe.








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika