Judah: Shkembimi i territoreve, ide e strategeve serbe
E Marte, 11 Gusht 2009
"Ideja per shkembime territoriale mes Kosoves dhe Serbise eshte e nderlidhur me procesin rreth ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten e Drejtesise". Keshtu eshte shprehur analisti britanik Tim Judah, i cili i ka dhene nje goditje te forte idese per shkembime territoresh mes Kosoves dhe Serbise, per te cilen ka pasur debat te gjere, jo vetem ne Prishtine. Judah, nje njohes i mire i rrethanave ne Ballkan, vlereson se kjo ide eshte e nderlidhur me procesin rreth ligjshmerise se pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise (ICJ) ne Hage. "Mendoj se kjo ide qendron prapa rastit te Serbise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Mendoj se strateget ne Serbi, te cilet e kane zhvilluar idene per ta cuar rastin e pavaresise se Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare, e kane pasur pikerisht kete ide ne mendje, duke imagjinuar skenarin ku Serbia do ta fitonte rastin ne Gjykate dhe pastaj do te perpiqej ta ri-absorboje Kosoven", ka thene Judah, ne nje interviste per radion Evropa e Lire. Sipas tij, ideja e shkembimit territorial ka qene gjate gjithe kohes prapa procesit ne Gjykaten e Drejtesise. "Ka pasur shume njerez ne Serbi, te cilet mund te parashikonin qe veriu te merrej, por kurdo qe permendej fakti se kjo do te ishte e papranueshme per Prishtinen dhe se vetem nese Prishtina e merr Presheven marreveshja do te ishte e pranueshme, ata gjithmone pergjigjeshin prerazi, duke permendur rruget strategjike, hekurudhat etj", ka thene ai. Madje, Judah thote se ne Serbi ka njerez, te rendesishem, te cilet jane te gatshem te "zbaviten" me idene e shkembimit dhe jo vetem me marrjen e veriut te Kosoves. Autori i disa librave per Ballkanin thote se ideja e ndryshimit te kufijve mes Kosoves dhe Serbise eshte e papranueshme per bashkesine nderkombetare, ne radhe te pare per shkak te Maqedonise dhe Bosnjes, vende ne te cilat idete per ndarje pergjate vijave etnike mbesin rrezik per fatin e ketyre dy shteteve. Propozimi per shkembime territoresh, i ri-aktualizuar para nje jave nga kongresisti amerikan Dana Rohrabacher, eshte kundershtuar ne menyre te qarte nga lidershipi ne Prishtine, por edhe nga zyrtare te Beogradit.