PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Siguria e shqiptareve te Serbise

Refik Hasani
E Hene, 10 Gusht 2009

Republika e Serbise ka ndermarre nje ofensive ushtarake-policore, qe po kryhet mbi popullaten civile shqiptare, duke mos i kursyer as femijet, as grate e as pleqte, kunder popullates shumice nga Komuna e Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves. Qellim kryesor kan spastrimin e heshtur etnik te territorit nga Shqiptaret nga ky Rajon.

****

Nese edhe me tej, vazhdohet nje kursi i politikes zyrtare serbe antishqiptare, ne kundershtim me zgjidhjen e drejte dhe ligjore te ceshtjes se kesaj krahine shqiptare, kemi friken se do te zbrazet ashtu lehtas ky rajon, ne menyren me te heshtur, ashtu pa u vrenjtur forte as nga mediat e as nga faktori nderkombetar. Pas pavaresise se Kosoves, ndodhi nderhyrja me brutale e forcave te xhandarmerise policore mbi popullaten e pambrojtur dhe te pafajshme civile te tri komunave. Pretekst ishte ai i grumbullimit te armeve dhe i shperthimit te "terrorizmit" shqiptar. Pati arrestime dhe dhune te shtuar ne Krahinen shqiptare te mbetur nene sundimin serb. Me keto jane shtuar paksa shkrimet ne media te shkruara dhe elektronike. Por megjithate, ende jane dhe mbesin ne nivelin deklarativ. Mungon reagimi i zyrtareve te larte, te politikes se Republikes se Kosoves dhe diplomacise se shtetit Shqiptare. Kjo eshte e verteta dhe qe nuk, munde te kundershtohet. Duhet pare me sy kritik edhe disa perkrahje qe u jane dhene lidereve te tri Komunave, lidhur me zgjedhjet per Parlamentin e Republikes se Serbise dhe per Keshillin Koordinues Serbe.

Kemi vizita te shpeshta te ambasadoreve te huaj ne tri Komuna, nese kjo munde te merret si nje mbeshtetje e faktoreve te ndryshem evropian dhe nderkombetare. Jo pse ata kane bere ndonje hap ose ndonje veper konkrete ne sherbim te zgjidhjes perfundimit te ceshtjes se Krahines shqiptare e mbetur ende nen sundimin serbe pas marreveshjes se Konculit!

***

Duke u nisur prej proceseve te dala nga Marreveshja Paqesore e Konculit, te 20 majit 2001 dhe duke u bazuar ne garancionet e faktorit nderkombetar dhe vendor per implementimin e kerkesave legjitime te shqiptareve nga Komuna e Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves.

- Konform Referendumit te 1 dhe 2 marsit 1992 dhe

- Plaformes se keshilltareve shqiptare te tre kuvendeve komunale: Presheve, Medvegje dhe Bujanoc

- Cmilitarizimi i Krahines ne suaza te paqes dhe krijimi i nje ambienti te qete dhe stabil per te gjithe qytetaret e ketij rajoni;

- Implementimi i Marreveshjes se Paqes, realizuar me 21 maj 2001 ne Koncul, garantues te ciles ishte prezent dhe garantues faktori politik dhe ushtarak nderkombetar;

- Krijimi i kushteve per kthimin e te zhvendosurve dhe kompenzimi i demeve materiale te shkaktuara gjate periudhes se konfliktit te armatosur.

-Integrimi i shqiptareve ne menyre proporcionale ne strukturat shteterore, ekonomike dhe civile;

-Shqiptareve te Krahines, qe perbejne shumicen ne rajon, t`u njihen te drejtat kolektive rreth zbatimit ne praktike te dygjuhesise dhe lejimit me ligj te perdorimit zyrtar te simboleve kombetare, qe jane te garantuara edhe me konventat nderkombetare;

-Ceshtja e statusit te Krahines te zgjidhet ne kuader te integrimeve evropiane, konform Platformes Politike, te miratuar nga keshilltaret e tre kuvendeve komunale: Medvegje, Bujanoc dhe Presheve. Edhe njehere te rikonfirmohet vullneti i popullit te mbikeqyrur edhe monitoruar nga OSBE-ja, pastaj rezultatet te dorezohen ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, Bashkesi Evropiane, Keshillit te NATO-se.

Arsyetimi, pse duhet te vendoset nje mision i perhershem paqesor i OKB-se apo i NATO-s, ne krahinen shqiptare e mbetur nene administrimin serbe !

Ushtrimi i dhunes, bastisjet, torturat fizike dhe psikike e popullates se pafajshme civile shqiptare, si dhe plackitjet dhe asgjesimi i pasurise, debimi me dhune i popullates civile shqiptare nga ana e forcave policore e paramilitare te pushtetit legjitim serb te Beogradit. Ne menyre qe te kryejne pastrimin e heshtur etnik te shqiptareve. Prandaj vetem keto jane fakte pse duhet te vendoset nje mision mbikeqyres nderkombetare afatgjate. Por kur i shtohet edhe mungesa e te drejtave individuale dhe kolektive, atehere zgjidhja e vetme e problemit te shqiptareve ne Medvegje, Bujanoc dhe ne Presheve, eshte venia e kesaj krahine nen mandatin nderkombetar paqesor te Kombeve te Bashkuara. Te shkeputet perfundimisht nga sistemi kolonial dhe gjenocidal i Serbise, duke perfillur rezultatet e plebishitit popullor nga Referendumi i mbajtur me 1 e 2 mars 1992, kryengritjes se armatosur te bere nga UCPMB-ja qe u permbylle me marreveshjen e Konculit nene prezencen dhe garancin e faktorit politik dhe ushtarak nderkombetare.

Statusi final i Kosoves po reflektohet edhe ne rajonin e Krahines shqiptare e mbetur nene sundimin serbe, e cila koheve te fundit eshte sterngarkuar me forca te shumta policore, ushtarake dhe te xhandarmerise. Vecmas rasti i arrestimeve te dates 26 dhjetor 2008, te cilat paraqesin kercenime serioz per qarkullimin e lire te njerezve e mallrave.

Te qytetaret shqiptare, vetvetiu shfaqet frika per mundesine e rikthimit ne skene te incidenteve te dikurshme te viteve 90 -ta, qe ishin dhe jane, jo te favorshme per te gjitha bashkesite etnike, qe jetojne ne kete rajon.

****

Vizitat e shpeshta te ministrit te mbrojtjes, puneve te brendshme dhe te vete presidentit serb z. Boris Tadic, deklaratat luftenxitese te ketyre zyrtareve te Beogradit, nuk kontribuojne per permiresimin e gjendjes edhe ashtu te veshtire politike te shqiptareve te kesaj Krahine.

****

Keto deklarata kane per qellim tensionimin e situates ne kete rajon, prodhojne pasiguri, frike dhe destabilitet. Provokimet e reja politike te Beogradit ndaj popullates shqiptare jane vetem nje pretekst i rrejshem per te krijuar zona krize te reja dhe konflikte ne rajon e me gjere. Provokimet e tilla nga Beogradi, do t'i prishin marredheniet nderetnike edhe ashtu jo te mira. Per t'i shmangur keto dukuri ne kete Krahine, eshte e domosdoshme prezenca e perhershme, qe do te stacionohen ne tri keto Komuna, monitorues nderkombetare, si dhe nje force nderkombetare fizike e armatosur. Kjo force munde te krijoj nje bashkepunim me policin multietnike te ksaj Krahine. Pra ngecja e procesit politik, sidomos mosdemilitarizimi i plote i rajonit, mosintegrimi proporcional i shqiptareve ne strukturat shteterore, ekonomike dhe civile, moskompensimi i demeve te shkaktuara nga konfliktet e armatosura dhe mbi te gjitha mos marrja parasysh:

a-Referendumi 1 e 2marsit 1992,

b- Moskonkretizimi i Marreveshjes se Konculit, apo te paqes te 20 majit te vitit 2001,

c-Mos respektimi ligjit te amnistise.

d-Per kategorine e te zhvendosurve shqiptare, jo vetem nga tri Komunat por edhe nga qytete te tjera te Serbise nuk eshte pranuar zyrtarisht se ka patur zhvendosje.

Duhet te kerkojme nga Keshilli i Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-a, qe sa me shpejt te veproje ne parandalimin e krijimit te mundshem te krizave te paparashikueshme ne Krahinen shqiptare. Duhet ngritur dhe ndertuar nje qasje e re, te fillohet nje debat ne mese partive politike shqiptare, qeverine dhe parlamentin e Serbise dhe faktorin nderkombetar. Vetem debatet dhe duke e u marre parasysh kerkesat e shqiptareve nga kjo Krahine, duke i shtruar ceshtjet drejt per zgjidhjen e problemeve te hapura te krizes politike dhe ekonomike ne kete rajon, do te kontribuonte shume per paqe, drejtesi dhe stabilitet ne kete ane te Ballkanit.

Duhet kerkuar aktivizimin e Platformes per zgjidhjen e statusit politik te ksaj Krahine, citojme: "Komuna e Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves te organizohet si rajon specifik autonom ne frymen e Referendumit te 1 dhe 2 marsit te vitit 1992 ". Cdo zgjidhje tjeter e statusit politik dhe juridiko-kushtetues e shqiptareve te Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves do te jete e paqendrueshme. Problemi i kesaj Krahine, nuk eshte vetem problem i te drejtave elementare minoritare, por, mbi te gjitha, eshte pjese e pandashme e hapesires etnike shqiptare. Mirepo, kete status te shqiptareve ndoshta ende nuk duan ta shohin, as ta interpretojne e as ta cilesojne ashtu drejt, as politika zyrtare Kosoves dhe diplomacia e shtetit shqiptar. Faktori nderkombetare ka bere disa hapa, por pas pavaresise Kosoves ende nuk ka ndonje strategji te ndertuara afatgjate. Keshtu qe, nga nje politike e tille e ndjekur, eshte ne favor te politikes te Beogradit mbi shqiptaret e kesaj Krahine e mbetur nen administrimin serb.

Alternative tjeter eshte ose te shpallet e vdekur marreveshja e Konculit ose te vihet ne praktike ! - Referendumi edhe njehere te rikonfirmohet!.

Deri me tani edhe shkrimet dhe analizat e plota, gati kane munguar, ne shtypin ditor dhe periodik nga hapesirat tona etnike shqiptare. Vecmas institucionet e Kosoves dhe Shqiperise, kjo heshtje e ketyre instancave, kjo indiference, per kerkimin e nje zgjidhje te qendrueshme, nenkupton pajtimin me politiken strategjike te Serbise, qe shqiptaret e kesaj Krahine te mbeten pa status ende te parregulluar. Diplomacia shqiptare ne koordinim te ngushte me politiken zyrtare te Kosoves dhe faktorin politik dhe ushtarak nderkombetar te kerkojne ne nivelin me te larte te OKB-se, OSBE-se dhe NATO-s, qe ceshtja e statusit te Krahines shqiptare ende nuk eshte zgjidhur dhe kerkon zgjidhje. Kosova ende nuk eshte e perfaqesuar ne organizmat e bashkesise nderkombetare, kjo mundet dhe duhet te kompensohet nga diplomacia e shtetit Shqiptare. Ambasada e Shqiperise ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara : Te parashtroje nje raport dhe te mbaje nje fjale rasti, te pershkruaj gjendjen reale, mbi ceshtjen shqiptare te tri komunave, dhunen dhe burgosjet per shqyrtim dhe debat. Pse te mos kerkohet dhe ngulet kembe edhe te miratohet nje konkluzion apo e ngjashme nga ky organ! Gjithmone pa harruar per asnje cast duke permendur edhe shqiptaret qe ka patur neper qytete te Serbise si, Beogradi dhe qytete tjera qe me fillimin e luftes ne Kosove 1998-1999, u zhvendosen dhe u shperngulen te gjithe. Gjithmon duke barazuar edhe te drejtat e minoritetit shqiptare, Boshnjak, Hungarez, Bullgare dhe te tjere ne Republiken e Serbise. Sa i perket te drejtave te shqiptareve duhet vene nje reciprocitet ne mese te drejtave te Serbeve lokal te Kosoves dhe shqiptare te Krahines se mbetur nene administrimin serb. Megjithe kete, Shqiptaret ne Krahinen e tyre, kane disa perparesi dhe karakteristika duke marre parasysh se jane shumice dhe gjithmone ishin shumice ne keto Komuna duke ju perballuar shume sfida te mbijeteses.

* Autori eshte profesor i Ekonomise dhe publicit i pavarur nga Malesia e Bujanocit


Te Tjera nga rubrika