PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Mustafa: Nese Kosova preket, ne duam bashkim


E Diele, 09 Gusht 2009

Ragmi Mustafa

"Nese nje pjese e territorit te Kosoves copetohet me mbeshtetje te bashkesise nderkombetare, situata ne Luginen e Presheves, sipas platformes se 14 janarit 2006, do te kerkoje qe te behet pjese integrale e Kosoves", thote per Radion Evropa e Lire, Ragmi Mustafa, kryetar i Komunes se Presheves.

Zoti Mustafa, ceshtja e Lugines se Presheves eshte aktualizuar diteve te fundit. Kongresisti amerikan, Dana Rohrabaker, ka hedhur idene e kembimit te nje pjese te territorit te Kosoves me Luginen e Presheves. Si e vleresoni ju kete ide?

Mendoj se nje deklarate e tille duhet te shqyrtohet drejt dhe duhet te vetedijesoje perfundimisht Qeverine ne Beograd, madje dhe Qeverine e Republikes se Kosoves per nje zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate, e cila ia vlen te mendohet. Ne kete drejtim, kujtoj se kjo zgjidhje mund te krijoje parakushte te njohjes se dyanshme te dy shteteve fqinje - Republikes se Kosoves dhe Serbise. Nese eshte nje kontribut ne njohjen e dy shteteve fqinje, ne zgjidhjen e problemit afatgjate dhe krijimin e kushteve per te parandaluar cfaredo konflikti per nje mije vjetet e ardhshem, mendoj se eshte shume pozitive. Nderkohe, kujtoj se shqiptaret e Lugines se Presheves kane dhene kete gjykim, kete mendim qe nga 1 dhe 2 marsi i vitit 1992, ne referendumin e shprehur te lire te qytetareve shqiptare ne Luginen e Presheves, Bujanoc dhe Medvegje. Qe atehere jane deklaruar per nje autonomi territoriale, politike e kulturore, me te drejte bashkengjitjeje me Kosoven. Dhe, ne nderkohe, nese vjen deri te ndarja e nje pjese te territorit te Republikes se Kosoves, e mbeshtetur nga bashkesia nderkombetare, atehere situata ne Luginen e Presheves, sipas platformes se 14 janarit 2006, do te kerkoje qe te jete pjese integrale e Republikes se Kosoves. Kujtoj qe jane ne vazhden e te gjitha qendrimeve te mehershme te shqiptareve te Lugines se Presheves qysh ne vitin 1992, por edhe ne vitin 2006, nderkohe qe siguron nje paqe dhe stabilitet shume afatgjate per te ardhmen ndermjet Serbise dhe Kosoves.

A keni pasur ndonje kontakt me lideret kosovare keto dite per te debatuar kete ceshtje?

Ne kete drejtim, per momentin, nuk ka pasur ndonje kontakt as zyrtar, por as ne forme tjeter, qofte me ndonje autoritet te politikes ne Republiken e Kosoves, apo edhe te politikes zyrtare ne Qeverine e Republikes se Kosoves ose Parlamentin kosovar.

Mendoj se eshte koha qe keto te shqyrtohen drejt, por t'u behet nje ftese prej autoriteteve zyrtare te Republikes se Kosoves lidereve politike shqiptare ne Luginen e Presheves, per te trajtuar kete teme dhe per te mos gabuar ne hapat qe ne te ardhmen duhet te ndermerren. Une kujtoj se per momentin ndoshta nuk eshte shume e gatshme Qeveria e Republikes se Kosoves per te debatuar mbi kete, por, megjithate, nuk duhet te mbesim te vonuar ne kohe. Problemet, te cilat dalin ne skenen politike, sidomos te iniciuara nga SHBA-te, duhet te shqyrtohen ne kohe dhe ne kete drejtim te merren qendrime te sinkronizuara ndermjet politikes shqiptare ne Lugine te Presheves, madje dhe te politikes zyrtare ne Republiken e Kosoves, ashtu sic bejne dhe serbet e Kosoves me Qeverine e tyre ne Beograd.

Dite me pare, Beogradi ka hedhur poshte kerkesen e subjekteve politike shqiptare per formimin e rajonit te Lugines se Presheves. Si e komentoni ju kete levizje te Beogradit zyrtar?

Une kujtoj se levizjet e Beogradit zyrtar, jo te tanishmet, por edhe historikisht ne te kaluaren, gjithmone kane qene ne kundershtim me kerkesat e shqiptareve.

Ata jane edhe me tej ne kundershtim me kerkesat dhe vendimet ose verdiktet zyrtare te politikes ne Kosove, kur tanime Kosova, nga 17 shkurti 2008, ka shpallur pavaresine e saj, kur tani Kosova eshte e njohur nga dhjetera shtete te botes si shtet i pavarur dhe i mevetesuar, e Serbia edhe me tutje e konsideron ate se eshte pjese integrale e Serbise ose djep i Serbise. Mos te flasim per shqiptaret e Lugines se Presheves - ne menyre te pameshirshme u kundershtohen te gjitha kerkesat. Mendoj se nuk ka nje vetedijesim apo ndryshim te politikes se Beogradit ndaj shqiptareve, edhe me tej fatkeqesisht. Prandaj, eshte e domosdoshme qe te gjenden zgjidhje adekuate edhe per shqiptaret e Lugines se Presheves, te ndihmuar nga komuniteti nderkombetar ekskluzivisht - Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet me demokraci te avancuar ne Evrope.

Keni deklaruar se nese Prishtina dhe Beogradi do te merreshin vesh, shqiptaret dhe serbet nuk do ta kundershtonin nje gje te tille. A mund ta shpjegoni me hollesisht kete pohim? Per cfare duhet te merren vesh Prishtina dhe Beogradi sipas jush?

Une mendoj se e para qe duhet te merren vesh Prishtina dhe Beogradi, eshte per te njohur njera tjetren ne pjesen integrale te tyre. Absolutisht, duhet te vetedijesohet Beogradi se Kosova eshte shtet i pavarur, shtet i njohur nderkombetarisht dhe ne kete drejtim Kosova gjithashtu eshte e gatshme qe te njohe dhe Serbine si shtet te sajin fqinj dhe e interesuar per te vendosur marredhenie diplomatike dhe marredhenie te fqinjesise se mire. Politika zyrtare e Republikes se Kosoves ne vazhdimesi eshte angazhuar per te vendosur marredhenie dhe kontakte paqesore, miqesore, edhe me Serbine, duke i lene anash te gjitha ato defekte dhe hendikepe qe i kane pasur historikisht shqiptaret e Kosoves me Beogradin, perderisa Beogradi kishte forcat e tij te instaluara ne Republiken e Kosoves dhe te gjitha ato probleme, masakra, vrasje te lihen njehere e pergjithmone dhe te shikohet perpara drejt Evropes se bashkuar. Ne momentin kur Beogradi eshte i gatshem te njohe Republiken e Kosoves dhe natyrisht Qeveria e Kosoves njeh Republiken e Serbise, atehere ne kete kontekst mund te bejne marreveshje qofte edhe te kembimit te territoreve, marreveshje paqesore, absolutisht te bazuar ne nje tryeze bisedimesh transparente, te lira dhe me mirekuptim. Ne kete drejtim, kur Beogradi dhe Prishtina do te merreshin vesh per kembimin e territoreve, natyrisht se kete nuk do ta kundershtonte asnje shqiptar ne Luginen e Presheves, asnje shqiptar ne Republiken e Kosoves, por edhe serbet ne Kosove apo dhe serbet ne Serbi. Kur dy shtete fqinje merren vesh ne lidhje me definimin e territoreve te tyre ose kufijve integrale te tyre, atehere natyrisht se bashkesia nderkombetare do t'i mbeshtese dhe nuk do te krijoje kushte qe diku tjeter ne bote te krijohen probleme, sepse ja Kosoves iu shtua territori i saj, apo iu shtua territori Serbise. Une kujtoj se cdo marreveshje paqesore ndermjet dy shteteve fqinje do te jete e mbeshtetur edhe nga bashkesia nderkombetare. Nje zgjidhje qe nuk do te krijoje parakushte qe te kemi reflektime ne shtetet tjera, ne Ballkanin Perendimor apo dhe diku tjeter, kudo qe ka pretendime territoriale ndermjet dy shteteve fqinje. Kjo do te ishte nje zgjidhje shume e qendrueshme dhe nje zgjidhje per te cilen natyrisht edhe komuniteti nderkombetar do te jape mbeshtetje.






Te Tjera nga rubrika