PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Zgjedhjet lokale serbe ne Kosove,te pavlefshme per qeverine "Thaci"


E Premte, 07 Gusht 2009

Qeveria e Serbise paralajmeroi mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme lokale ne Kosove per institucionet paralele serbe ne Komunen e Prishtines dhe ate te Pejes. Qeveria e Kosoves thote se do t'i shpalle te pavlefshme. Qeveria e Kosoves do te shpalle te pavlefshme cfaredo zgjedhjesh serbe, qe organizohen ne Kosove, mirepo nuk do te ndermarre veprime te dhunshme qe te parandaloje organizimin e zgjedhjeve. Keshtu thote per DW zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, pas njoftimeve nga qeveria e Serbise, e cila ka paralajmeruar se do te organizoje zgjedhje lokale ne dy komuna te Kosoves, ne Prishtine dhe ne Peje me daten 16 gusht. Zgjedhjet lokale serbe, qe u organizuan ne maj te vitit te shkuar, perfshine edhe Kosoven, por autoritetet serbe thane se ne disa komuna jane verejtur shkelje te ligjit dhe se Komisioni Zgjedhor i Serbise ka vendosur perseritjen e zgjedhjeve per dy komunat, ku besohet se ka nje shumice serbe. Per komunen e Prishtines zgjedhjet parashihen te mbahen ne Gracanice, jo larg Prishtines, ndersa per komunen e Pejes ne fshatin Gorazhdevc, i banuar me shumice serbe. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, thote se vetem institucionet e Kosoves mund te organizoje zgjedhje ne Kosove dhe askush tjeter. "Ne nuk e kemi logjiken e perdorimit te forces, por paraprakisht do te marrim vendim qe ato te shpallen inekzistente, te papranueshme dhe njekohesisht besoj se organizimi i tyre nuk do te jete i lejueshem", thote Hajredin Kuqi. Edhe perfaqesuesit e partive politike shqiptare te Kosoves thone se qeveria e Serbise nuk ka mandat qe te organizoje zgjedhje ne Kosove, cfaredo zgjedhjesh qofshin ato, te rregullta, apo te jashtezakonshme. Ata thone se cdo institucion ne vendbanimet serbe, qe merr direktiva nga Beogradi ne Kosove do te cilesohet institucion paralel. Mirepo sekretari i shtetit ne Ministrine per Kosoven, Oliver Ivanovic, thote se me mbajtjen e zgjedhjeve nuk do te krijohen institucione paralele, meqe sipas tij behet fjale per nje territor serb. "Per ne keto nuk jane paralele. Per ne ato jane te vetmet institucione ekzistuese dhe te vetmet, qe populli serb i respekton. Institucione paralele jane ato te tjerat, te cilat dikush tjeter po mundohet te na i imponoje", thote Oliver Ivanovic. Ministri i Pushtetit Lokal ne qeverine e Kosoves, Sadri Ferati, thote se qeveria e Serbise po manipulon me serbet e Kosoves. Ai thote se Serbia duhet t'i therrase serbet qe te marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves, qe do te organizohen me 15 nentor. "Ne shprehim keqardhjen tone te vazhdueshme dhe po punojme ne kete drejtim qe te zbusim dhe te eliminojme kete ndikim, qe Beogradi akoma ka mbi serbet e Kosoves dhe qytetaret serbe i perdor per politika ditore. Une mendoj qe kualiteti i jetes se qytetareve sidomos ne pushtetin lokal nuk eshte dashur te jete pjese e projeksioneve politike te Beogradit", thote ministri, Sadri Ferati. Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, OSBE, thote se nuk do te ndihmoje ne mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Zedhenesja e ketij misioni ne Kosove, Edita Buqaj, thote se organizimi i cfaredo zgjedhjeve ne Kosove tani eshte kompetence e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te Kosoves. "Roli i OSBE-se ka ndryshuar. Qysh ne zgjedhjet e kaluara ne kemi thene se OSBE-ja gradualisht do te terhiqet dhe organizimi i zgjedhjeve do te behet nga institucionet pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve, pra nga KQZ-ja. OSBE tash ka rol keshilledhenes dhe i ofron asistence teknike Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne kuptim te ngritjes se kapaciteteve dhe ngritjes se stafit te KQZ-se", thote Edita Buqaj. Sidoqofte Serbia edhe ne te kaluaren ka organizuar zgjedhje ne Kosove, edhe perkunder kundershtimeve te vazhdueshme te autoriteteve kosovare. Nderkohe prania nderkombetare ne vazhdimesi eshte deklaruar se nuk i organizon, por as nuk i pengon zgjedhjet e tilla. Megjithw keto qendrime serbet e Kosoves te mbeshtetur nga Beogradi kane krijuar strukturat e tyre paralele me ane te zgjedhjeve dhe per me shume se dy vjet ata kane ne funksion edhe Kuvendin e komunave serbe te Kosoves me seli ne veri te Mitrovices.




Te Tjera nga rubrika