PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Perrit: Separatizmi po nxitet nga Beogradi


E Premte, 07 Gusht 2009

"Po t'i ndalonte Beogradi nderhyrjet dhe po te ndalonin se kercenuari banditet nacionaliste, me kohe do te kete gjithnje e me shume serbe qe do te integrohen ne institucionet e Kosoves", thote Henri Perrit Jr., profesor ne Kolegjin Kent te Cikagos.



Zoti Perrit, si nje shtet i pavarur qe prej 18 muajsh, Kosova vazhdon te perballet me disa ceshtje te pazgjidhura, ne mesin e te cilave situata ne veri mbetet sfide serioze. A shihni ndonje zgjidhje te kesaj ceshtjeje?

Mendoj se zgjidhja me e mire eshte qe Bashkimi Evropian ta permbushe zotimin qe i ka bere pavaresise se Kosoves. Madje, duhet te marre nje qendrim qe Serbia te mos pranohet ne Bashkimin Evropian, derisa te pajtohet me faktin se Kosova eshte shtet i pavarur.

Por, a mendoni se Bashkimi Evropian mund ta permbushe ate zotim? Disa analiste kane terhequr verejtjen se meqe pese vende anetare nuk e kane njohur Kosoven, atehere kjo mund te paraqese problem...

Padyshim qe eshte problem, por Bashkimi Evropian duhet te deshmoje se ka kapacitet per te vepruar ne menyre te arsyeshme dhe te besueshme ne skenen nderkombetare.

Dhe, meqe shumica e fuqishme e vendeve anetare te BE-se kane njohur pavaresine e Kosoves, atehere lidershipi i Bashkimit Evropian duhet te insistoje tek pese vendet anetare qe te pakten te mos veprojne ne forme aq penguese, madje edhe nese nuk pajtohen me zgjidhjen qe eshte bere. Mendoj se eshte ceshtje lidershipi dhe udheheqja e Bashkimit Evropian, zevendesimi i Havier Solanes, duhet te permbushe zotimin qe shumica e vendeve anetare te bllokut evropian ka bere. E di qe do te jete e veshtire per pese vendet tjera anetare, sepse ato s'jane domosdoshmerish te lidhura me vendimin e shumices, por nese ato duan te jene anetare konstruktive te BE-se, atehere nuk duhet te sillen ne forme kaq penguese. Lidershipi i Bashkimit Evropian duhet te zbatoje ate qe shumica e ketij blloku ka vendosur.

Disa kane terhequr verejtjen se veriu rrezikon te shnderrohet ne nje "konflikt te ngrire". A do te pajtoheshit?

Une mendoj se ky rrezik ekziston dhe ne fakt mendoj se ka qene nje lloj i konflikt te ngrire qe prejse NATO-ja dhe Kombet e Bashkuara nuk vepruan me force menjehere pas fushates ajrore te NATO-s. Pra, mendoj se kjo pjese ka qene "de-fakto" e ndare nga pjesa tjeter e Kosoves qe prej vitit 1999. Njekohesisht, mendoj se nje pjese e madhe e serbeve te Kosoves me kohe do te pranoje se e ardhmja e tyre gjendet tek shteti i pavarur i Kosoves. Po t'i ndalonte Beogradi nderhyrjet tek e ardhmja e tyre dhe po te ndalonin se kercenuari banditet nacionaliste kur serbet e Kosoves tentojne te marrin pjese ne institucionet e Kosoves, mendoj se me kohe do te kete gjithnje e me shume serbe qe do te integrohen ne institucionet e Kosoves. Une mendoj se problemi i separatizmit eshte duke u nxitur nga Beogradi, si nga Qeveria e Serbise, ne mase te madhe edhe nga banditet nacionaliste.

Profesor, permendet me pare integrimin evropian. Shumekush e sheh kete proces si nje rruge per t'i ndertuar raportet midis Kosoves dhe Serbise. Cila mendoni se do te duhej te ishte qasja e duhur?

Gjeja me e rendesishme per Bashkimin Evropian eshte ta beje te qarte se Serbia nuk do te pranohet derisa ta njohe pavaresine e Kosoves. Gjeja tjeter e rendesishme eshte qe Bashkimi Evropian te hartoje rrugen per anetaresimin e Kosoves.

Mendoj se ishte gabim i madh qe Kosova u la jashte regjimit te liberalizimit te vizave.

Nuk besoj se Kosova dhe Serbia duhet te jene saktesisht ne orarin e njejte; kjo mendoj se do te varet nga perparimet qe bejne te dyja vendet, por dera nuk do te duhej te ishte aq e hapur per Serbine sa eshte tani dhe te mos jete aq vendosmerisht e mbyllur sic eshte per Kosoven.

Nderkohe, Kosova perballet me nje beteje ligjore ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, mbi ligjshmerine e deklarates per pavaresine e saj. Cfare mund te pritet nga ky proces?

Ajo qe mund te pritet eshte se e gjithe kjo do te zgjase shume, sepse proceset ne GJND gjithmone zgjasin shume. Nuk besoj se dikush mund te jape ndonje parashikim te besueshem mbi vendimin e Gjykates, sepse ne ende nuk i kemi pare dokumentet ligjore qe jane deponuar nga te dyja palet. Mendoj se keto dokumente do te behen publike nga Gjykata atehere kur edhe fillojne argumentimet - ne vjeshte. Sidoqofte, mendoj se me e rendesishme se vete procesi ne GJND eshte qe lidershipi evropian te jete me efektiv ne qendrimin tashme te miratuar nga shumica e vendeve te Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, serish me e rendesishme se procesi ne GJND, eshte qe lidershipi ne Kosove te jete sa me i vendosur dhe aktiv ne zgjidhjen e ceshtjeve te politikes se brendshme, duke nisur nga krijimi i vendeve te punes, ndertimi i infrastruktures, vecanerisht ne pjesen qe i takon Kosoves ne rrugen deri ne Durres.

Sapo permendet sfidat e brendshme te Kosoves. Cfare mendoni per gjyqesorin ne Kosove? Ky sistem ka qene mjaft i kritikuar deri me tash...

Sistemi gjyqesor eshte nje turp. Sic e tregojne edhe sondazhet e ndryshme te opinionit publik, sistemi gjyqesor dhe gjykatat gezojne nivelin me te ulet te besimit ne Kosove, ne krahasim me cilindo institucion tjeter. Dhe, mendoj se publiku ka te drejte ne perceptimin e tij mbi sistemin gjyqesor. Permiresimi i kesaj ceshtjeje duhet te jete prioritet urgjent i Qeverise, por edhe i opozites. Nje prej ceshtjeve shqetesuese eshte se perkunder debatit te ashper qe po zhvillohet midis Qeverise Thaci dhe opozites se Haradinajt, aty nuk ka substance. Ai debat duhet te shnderrohet ne nje substance mbi ekonomine apo korrupsionin dhe jo te jete hedhje balte siperfaqesore kunder njeri-tjetrit. Mendoj se cilido prej tyre mund ta beje kete debat me thelbesor, qofte Thaci dhe Qeveria e tij, qofte Haradinaj dhe opozita e tij. Deri me tash nuk ka pasur ndonje debat substancial mbi politikat qe duhet zbatuar ne ekonomi ose krijimin e vendeve te reja te punes, sikur qe nuk ka pasur debat te vertete as per gjykatat. Do te ishte shume me mire per te ardhmen e Kosoves dhe demokracine e saj nese lideret fillojne te flasin per thelbin dhe jo personalitetin e njeri-tjetrit. Arbana Vidishiqi "Evropa e Lirw"






Te Tjera nga rubrika