Jeta e nates, Policia e Shtetit urdheron lokalet muzike me volum te ulet
E Premte, 07 Gusht 2009
Tirane- Jeta e nates ne zonat bregdetare nuk do te nderpritet per pushuesit. Policia e Shtetit ka sqaruar dje, vendimin e marre nje dite me pare, ku urdheronte, qe pas ores 24:00 te gjitha lokalet nuk lejohen hapur nga e hena ne te enjte, ndersa per ditet e tjera deri pas ores 02:00 te mengjesit. "Nuk do te mbyll asnje disko, klub nate, bar, restorant etj. qe vazhdojne te punojne pas ores 24:00 nga dita e Hene deri diten e Enjte dhe pas ores 02:00 per ditet e Premte dhe e Shtune ne rastet se do te eliminojne ndotjen akustike pas kesaj ore", sqarohet ne njoftimin e Policise se Shteti. Sipas vendimit te marre nga uniformat blu te gjitha lokalet e nates mund te vazhdojne aktivitetin e tyre, por me nje volum te ulur ne menyre te tille qe te mos krijohet ndotje akustike. Nisma e marre nga policia erdhi nga ankesat e shumta te qytetareve dhe shqetesimet e vazhdueshme te turisteve vendas dhe te huaj, qe pushojne ne plazhet e vendit tone, per ndotjen akustike, diskot, klubet e nates, baret, restorantet etj. Nje dite me pare Policia e Shtetit beri te gjitha thirrje qe te gjitha drejtorite e Policise ne Qarqe dhe Komisariatet e Policise, qe ne territoret qe mbulojne ka zona turistike, te marrin masa qe nga dita e hene deri diten e enjte pas ores 24:00, dhe per ditet e premte dhe e shtune pas ores 02:00, te nderpresin aktivitetet qe krijojne ndotje akustike ne zonat turistike.
Masat
Sipas Policise se Shtetit per rastet e prishjes se qetesise publike, te parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do te kryhen veprimet proceduriale dhe materialet ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor perkates e cila do te vendose masa administrative me gjobe ose mbyllje te lokaleve.