Zgjedhje, ne veri te Mitrovices?
E Marte, 04 Gusht 2009
Arton Konushevci
Perfaqesuesit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se jane duke u bere perpjekje maksimale qe zgjedhjet lokale, te parapara te mbahen me 15 nentor te ketij viti, te mbahen dhe ne veri te Kosoves. Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Nesrin Lushta, tha se deri me tash jane emeruar tre zyrtare ekzekutive te komisioneve komunale per zgjedhje ne tri komuna ne veri te Kosoves. "Organizimi i zgjedhjeve ne pjesen veriore te Kosoves po shkon mire, per arsye se per tri komuna ne veri, qe jane Zubin Potoku, Zvecani dhe Leposaviqi, kemi caktuar zyrtaret ekzekutive te komisioneve komunale te zgjedhjeve dhe ata jane duke e bere pune e tyre".
"Ata kane per detyre t'i ftojne partite politike qe t'i emerojne perfaqesuesit e vet, ne menyre qe te themelohen komisionet komunale te zgjedhjeve ne kete pjese dhe me tutje te vazhdohet me pune", tha Lushta. Ndersa, sa i takon organizimit te zgjedhjeve ne pjesen veriore te Mitrovices, Lushta thote se me Planin e Ahtisarit eshte parapare krijimi i komunes ne veri, por, deri tani, nje gje e tille nuk ka ndodhur dhe kjo, sipas saj, paraqet problem. "Sa i takon konkretisht Mitrovices veriore, me Planin e Ahtisarit kjo eshte nje komune e vecante. Domethene, Mitrovica duhet t'i kete dy komuna, nje ne pjesen veriore dhe nje ne pjesen jugore. Mirepo, kjo nuk eshte kompetence e KQZ-se. Ne momentin kur keto komuna te formohen, atehere edhe ne do t'i caktojme zyrtaret tone", deklaroi zonja Lushta.
Nga ana tjeter, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thote se ende nuk dihet nese do te kete zgjedhje lokale ne veri te Mitrovices. Sipas tij, jane duke u bere disa analiza, per te vendosur per mbajtjen ose jo te tyre ne kete pjese te vendit. "Akoma nuk kemi vendim se ne sa komuna do te organizohen zgjedhjet. Jemi duke bere nje analize dhe une besoj qe sot per sot e kam heret te shpreh ndonje qendrim, vendim. Pra, do te presim dhe do te kemi vendim se ne sa komuna do te organizohen zgjedhjet lokale ne Kosove", tha ministri Ferati.
Ne 10 vjetet e fundit, pjesemarrja e serbeve ne zgjedhje ka qene gjithnje problematike. Beogradi zyrtar ka thene se nuk ka kushte qe serbet te marrin pjese ne to. Nebojsha Jovic, nga Keshilli Nacional Serb ne Mitrovice, nuk ka dashur te komentoje fare ceshtjen e organizimit te zgjedhjeve vendore ne veri, duke rikujtuar se serbet assesi nuk do te marrin pjese ne zgjedhje. Megjithate, ai tha se komuniteti serb ne kete pjese te Kosoves nuk do t'i pengoje ata qe do te marrin pjese. "Une me pergjegjesi mund te them se ne Mitrovice dhe ne veriun e Kosoves, e posacerisht ne jug te Ibrit, askush nuk do te pengohet qe te marre pjese ne zgjedhje, pasi qe konsiderojme se cdonjeri ka te drejte qe personalisht te sjelle dhe te marre vendimin e vet. Une nuk do te pajtohesha me asnjerin qe merr pjese ne zgjedhje, por, po perseris, cdo njeri ka te drejte qe personalisht te sjelle nje vendim te tille", tha Jovic. Ai konsideron se serbet e kane kuptuar dhe e dine se cka eshte ne favor te tyre, andaj sipas tij, do te ishte maksimalisht e demshme qe ata te marrin pjese ne zgjedhje.
Aktualisht, sipas zyrtareve te KQZ-se ne Kosove, zgjedhjet do te mbahen ne 33 komuna, te cilat jane duke funksionuar. Analistet politike kane thene se per mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe ne veri te Mitrovices, Qeveria se pari duhet te shtrije autoritetin e saj, te formoje komunen ne ate pjese te qytetit dhe me pas edhe te kete mbarevajtje te procesit zgjedhor.