Petrich, kunder idese per shkembim territoresh
E Marte, 04 Gusht 2009
Ish i derguari i BE-se per Kosoven, ambasadori Wolfgang Petrich i tha BBC-se se edhe shqiptaret, por edhe serbet duhet te mesojne se si ta pranojne diversitetin ne shoqerite e tyre. Ai tha se ideja e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise, nuk eshte nje zgjidhje ne kohen e integrimeve evropiane. Sipas tij, kjo ide ndoshta mund te nxiste nje dialog me te gjere rajonal, me perfshirjen e politikaneve dhe te shoqerise civile ne Luginen e Presheves dhe ne Mitrovice. Deklaratat e tij pasuan qendrimin e nje ligjvenesi amerikan, Dana Rohrabacher, per shkembim territoresh mes Kosoves dhe Serbise, me qellim te arritjes se nje zgjidhjeje te qendrueshme ne Ballkan.
Shkembimi i territoreve, do te mund te ishte nje zgjidhje per marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise?
Te jem i sinqerte jo. Nuk e besoj se kjo eshte nje zgjidhje. Kjo eshte nje ide qe i takon shekullit XX, kur eshte folur per shkembim popullatash. Kjo nuk funksionon. Ne nje Evrope te bashkuar dhe te integruar duhet te ecet drejt pranimit te diversitetit. Kjo eshte me e rendesishmja dhe kjo eshte ajo qe shqiptaret e Kosoves duhet ta mesojne dhe gjithashtu eshte dicka qe serbet duhet ta mesojne. Ne te kunderten, Evropa nuk mund te ndertohet. Ka patur probleme dhe situate te ngjashme edhe ne pjeset e tjera te Evropes, prandaj nuk do te ishte nje ide e mire te jem me i sakte.
Kjo shihet nga ndokush, si nje lloj zgjidhje per nje marredhenie me te mire mes Kosoves dhe Serbise, duke marre parasysh se serbet e veriut te Kosoves nuk I pranojne institucionet kosovare dhe gjithashtu edhe shqiptaret e Lugines se Presheves kane probleme me institucionet serbe?
Ne afat te shkurter kjo duket te jete nje mundesi, por sic e thashe, vetem ne nje afat te shkurter. Mendoj se me me rendesi eshte te mesohet dhe te punohet me gjeneratat e reja ne vecanti, per te pranuar dicka qe eshte aq e zakonshme ne Evrope. Nese fillohet atje ku do te perfundoje? Kjo atehere shkon me shume ne drejtim te shoqerive te definuara etnikisht. Kjo nuk zgjidh ceshtjet e shekullit XXI. Prandaj do te thosha ne afat te shkurter do te kete veshtiresi por ato duhet te tejkalohen. Atom und te tejkalohen vetem duke projektuar shoqeri dhe modele te reja. Jam i sigurt se njerezit do ta kuptojne se ky i ashtuquajtur model nuk eshte i ri sepse edhe ne shekullin XIX dhe ne fillim te shekullit te kaluar, njerezit kane jetuar se bashku, megjithe veshtiresite e tyre. Kjo eshte dicka mbi te cilen edhe BE-ja po ndertohet, mbi ate qe te jetohet se bashku ne nje situate te veshtire por edhe te menaxhueshme. E rendesishme eshte se si te krijohen situate te tilla e ne vecanti ne mes shqiptareve dhe serbeve ne kete rajon. Ata jane te nderthurur mes vete, deshen ata ose jo, dhe duhet te fillojne te merren me kete ne menyre profesionale dhe politike.
Por cfare t'u thuhet shqiptareve ne jug te Serbise dhe serbeve ne veri te Kosoves. Si ta shohin te ardhmen e tyre?
Nese merremi vetem me Luginen e Presheves ose Mitrovicen, atehere gjerat nuk do te ndryshojne. Por nese provohet te vendoset nje dialog i gjere, nese provohet te gjenden politikane qe shikojne prapa kufijve te kufizuar, atehere besoj se do te mund te ishte nje rast shume i mire per te gjetur nje te ardhme me te perparuar dhe zgjidhje me te orientuar. Ndoshta ideja e shkembimit te territoreve do te mund te ishte dicka qe do te shkaktonte nje dialog me te gjere rajonal ku edhe politikanet dhe shoqeria civile ne Luginen e Presheves dhe ne Mitrovice do te jene te perfshire. Dhe pastaj serbet ne Mitrovice do ta kuptojne se nuk jane te vetmit qe jetojne ne nje situate sikur kjo por ka edhe te tille ne Lugine te Presheves. Kjo une besoj se do te rritet dhe do te zgjerohet dhe pastaj besoj se ka nje mundesi per nje zgjidhje afatgjate.