Rasmusen: Reduktim te KFOR-it ne Kosove
E Marte, 04 Gusht 2009
Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, doli dje para mediave ku shpalli ne diten e pare te punes, synimet e tij per te ardhmen ne disa rajone ku NATO vepron. Ne lidhje me Kosoven, Rasmusen tha se deshiron qe KFOR-i te reduktohet apo te largohet deri ne fund te mandatit te tij. Ai tha se parashikon qe kushtet te jene permiresuar deri atehere ne menyre qe KFOR-i te perfundoje misionin e tij ne Kosove me sukses. "Per Kosoven, qellimi im eshte i qarte: deri ne fund te mandatit tim, deshiroj ta shoh KFOR-in e reduktuar ne nje force te vogel te reagimit, ose dalje te gjithe se bashku", tha dje z. Rasmusen, ne nje konference per gazetare ne Bruksel. Duke folur per Afganistanin, ku, sipas raporteve, trupat e jashtme po ballafaqohen me periudhen me vdekjeprurese prej vitit 2001, sekretari i ri i pergjithshem theksoi se synim afatgjate duhet te jete levizja drejt transferimit te pergjegjesive per siguri tek afganet. "Qellimi afatgjate duhet te jete qe konkretisht dhe dukshem te levizim me transferimin e pergjegjesive per siguri tek afganet. Besoj se gjate mandatit tim si sekretar i pergjithshem i NATO-s, afganet duhet ta marrin udheheqjen e pergjegjesise per siguri ne pjesen me te madhe te vendit te tyre", tha Rasmusen.
Ne kete teme, ai theksoi se mandati i NATO-s nga Kombet e Bashkuara eshte i qarte, "qe te ndihmohet parandalimi qe Afganistani te shnderrohet perseri ne stacion te madh te terrorizmit nderkombetar". Sipas tij, "secili qe beson ne te drejtat themelore njerezore, perfshire edhe te drejtat e femrave, duhet ta mbeshtese kete mision" te NATO-s ne Afganistan. Mendohet se nje nga sfidat e sekretarit te ri te pergjithshem te aleances euroatlantike, do te jene dhe raportet me Rusine. "Besoj se gjate mandatit tim si sekretar i pergjithshem i NATO-s, ne duhet te zhvillojme nje partneritet te vertete strategjik me Rusine. Ne duhet ta zgjerojme bashkepunimin praktik ne fushat, ku kemi interesa te perbashketa", tha Anders Fog Rasmusen, ne konferencen per shtyp ne seline e NATO-s ne Bruksel.
Por, ai tha se me Rusine ka edhe mospajtime fondamentale. "Eshte e qarte se do te kete edhe ceshtje fondamentale, per te cilat ne nuk pajtohemi. Ne, per shembull, duhet te insistojme qe Rusia te bashkepunoje me obligimet e veta nderkombetare, perfshire edhe respektimin e integritetit territorial dhe lirine politike te fqinjeve te saj". "Por, ne nuk do te lejojme qe keto fusha te mospajtimeve t'i helmojne raportet e teresishme", tha Anders Fog Rasmusen, ne diten e pare te punes ne postin e sekretarit te pergjithshem te NATO-s.