PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Si dje dhe sot, me Ali Aliun


E Diele, 02 Gusht 2009

Promovohet vepra e Akademikut Ali Aliu, ne kuader te diteve te Panarit "Ulqin 2009" -

Nga Ulqini, Flora Nikolla



Akademiku Ali Aliu, nje figure emblematike ne letrat shqipe, simbol i bashkeveprimit ne te gjithe hapesiren mbareshqiptare, nuk kishte si t'i mungonte diteve te panairit te librit "Ulqin 2009", nje panairi i cili e ka kthyer qytetin buze Adriatikut ne nje qytet te librit. I ftuar special i ketij aktivitetit tradicional, qe zhvillohet prej nente vitesh ne qytetin ilir, buze Adriatikut, kjo figure e njohur, njeherazi akademik si ne Tetove, ashtu dhe ne Prishtine, e sheh letersine shqipe si nje letersi unike. Njohes i mire dhe levrues i kritikes shqiptare, ne nje kohe kur ajo mungon ne teresi, eseist dhe perkthyes, Ali Aliu u cilesua ne takimin promovues te vepres se tij, si nje nga njerezit me te spikatur qe di te thote fjalen e tij mbi letrat shqipe, si per nje brez qe ka shkruar para viteve '90, ne kushtet e nje autocensure, ashtu dhe te nje brezi te ri ne letersi, qe ende nuk eshte ravijezuar si i tille. Botuesi i Shtepise "Toena" dhe nje nga organizatoret kryesore te ketij panairi, Fatmir Toci, u shpreh se "vepra e Ali Aliut dhe recensionet e tij ne letersi, jane nje ze i ndjeshem dhe qe duhet degjuar, sepse ai e ka njohur dhe di ta njohe letersine shqipe, ne te dy kahet e saj, si ne ate te tradites, ashtu dhe ne ate bashkekohore". Autor i te pakten 25 vellimeve, ne te cilat spikasin artikuj kritike, recensione, ese, ai eshte njeherazi dhe autor i disa antologjive letrare dhe autor i shume teksteve shkollore.

Ne kater vellime, botuar nga Shtepia "Serembe" ne Shkup, eshte grumbulluar gjithe vepra studimore e akademikut Ali Aliu, gje qe nuk eshte e paket, po te kihet parasysh se kemi te bejme me nje veper studimore te mirefillte mbi letersine. Nje kontribut te vyer ne promovimin e vepres se profesor Ali Aliut ka luajtur dhe Shtepia Botuese "Toena", qe ka dhe ekskluzivitetin e botimit te veprave te tij. "Por, edhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti, nje njeri i letrave qe shkruan ne shqip dhe maqedonisht, i ka kushtuar atij librin 'Keshtu ecen njeriu'", kujtoi botuesi Toci ne takimin ku ishin te pranishem perfaqesues te shtepive botuese pjesemarrese ne panairin "Ulqin 2009", perfaqesues te medias shqiptare dhe malazeze, etj.

Botuesi Toci theksoi se ne 1000 tituj te rinj qe botohen ne te gjithe boten shqiptare, vlera e profesor Aliut eshte se ai di te selektoje dhe te jape fjalen e tij per keto vlera. I botuar ne Maqedoni dhe Bullgari, Ali Aliu eshte gjithashtu autor i mbi 1 mije redaktimeve dhe eshte cilesuar nga shumekush si nje gur prove per vlerat qe sjell apo qe do te sjelle letersia shqipe. Pirro Misha, studiues dhe perkthyes i njohur, e konsideroi Ali Aliun si nje nga figurat me te cilesishme ne letersine shqipe dhe si nje udherrefyes dhe zbulues i vlerave te kesaj letersie. "Eshte nje figure qe dhe ne kohe me te veshtira, me pranine e shkrimeve te tij, duket sikur u jep shprese dhe me shume vemendje letrave shqipe, jo vetem ne prozen e shkruar, por edhe ne poezine shqipe", vleresoi Misha i cituar nga Atsh. Profesor Aliu Aliu, duke vleresuar pervojen e panairit te librit ne Ulqin, e cilesoi kete aktivitet nje ogur te mire. "Perkrahja qe i behet librit, tha ai, eshte nje sinjal i mire qe ofron dhe bashkerendon vlerat ne trojet shqiptare". Duke kaluar ne retrospektive para viteve '90, kur ne Shqiperi letersia kosovare konsiderohej si letersi e huaj ne rubrikat e revistave te ndryshme, ai tha se "sot kufijte jane shprishur". Akademiku Aliu, vleresoi me kete rast dhe botuesin Fatmir Toci, te cilin e cilesoi nje botues te permasave evropiane dhe qe eshte superior ne hapesiren ballkanike. "Toena", cilesoi ai, ka mundur te afroje krijuesit e hapesires mbareshqiptare, te cilet edhe pse me koncepte te ndryshme, permes urtise se ketij botuesi, kane bashkerenduar punen ne krijimin e nje letersie bashkeshqipe.

Profesor Ali Aliu nuk harroi te permendte ketu kontributin e kryetarit te komunes se Ulqinit, Gezim Hajdinaga, i cili per nente vite me radhe, ne cdo fund korriku, e kthen Ulqinin per disa dite ne kryeqytet te kultures shqiptare. Eshte viti i nente qe organizohet ky aktivitet i librit, i cili, qe kur u iniciua nga Shoqata e Botuesve Shqiptare me mbeshtetjen e komunes se Ulqinit dhe qeverise se Malit te Zi , duket se fshiu njeherazi dhe barrierat kulturore qe kishin ekzistuar me pare mes dy vendeve fqinje.



Panairi "Ulqin 2009"

Panairi "Ulqin 2009" u cel ne 27 korrik, ne prani te Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi dhe homologut te tij malazez, Filip Vujanovic. Te pakten 60 botues kane ekspozuar botimet e tyre ne stendat e ketij panairi, qe do te qendroje i hapur deri ne 2 gusht, pergjate plazhit te vogel ne breg te Adriatikut. Botues nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, por edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombetare te kesaj republike, jane pjesemarres ne kete edicion, duke treguar dhe nje here se Panairi i Librit Shqip ne Ulqin eshte nje nder panairet qe ka ndikuar me shume qe politika te jape ndihmen e saj ne zhvillimin e kultures, sikurse dhe ne integrimin e shqiptareve drejt Evropes.

Ne stendat verore te panairit kane qene te shumte dashamiresit e librit, ketij miku te perhershem dhe te pandashem te njerezimit, qe pergjate ketyre diteve jane njohur me letersi artistike, autore shqiptare e te huaj, botime historike e enciklopedike, guida turistike e harta te cdo lloji, letersi per femije, fjalore e metoda per mesimin e shqipes dhe te gjuheve te huaja, libra utilitare per zanate e profesione te ndryshme, albume e kataloge gjithfaresh, etj.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika