Ata thjeshte, donin te tregonin...!
Genc Mlloja*
E Diele, 02 Gusht 2009
Naten e fundit te qendrimit gjashte ditor ne Qipron Veriore nga 16 deri me 21 korrik te ketij viti ne bisedat e rreth 60 gazetareve nga 25 vende te ndryshme te botes, nder te cilet isha edhe une, mbisundonte tema e pershtypjeve me te cilat po largoheshim. Askush nuk nguronte te jepte mendime, bile edhe ne forme intervistash per njeri-tjetrin. Edhe pse njohja kishte qene e shkurter, ciltersia ne racen e gazetareve eshte me te vertete mbreselenese dhe mund te them perben shembull per t'u ndjekur nga politikanet e cdo vendi: te hapur e te sinqerte, larg konfliktualitetit e nenvleresimit ndaj njeri- tjetrit.
Dhe duke degjuar shume prej tyre mu perforcua pershtypja qe me ishte krijuar mbi veprimtarite e ngjeshura ne te kater anet e 3,555 kilometra katrore te atij vendi: etja dhe deshira e te gjithe politikaneve, akademikeve, afaristeve e njerezve te zakonshem qe takuam te tregonin se sa shume ishin te interesuar per lidhje me vendet e tjera dhe per te shkruar sa me teper per vendin e tyre, Republiken Turke te Qipros Veriore (RTQV), qe ishte veteshpallur e pavarur nga Republika e Qipros me 1983, pas asaj qe ata e quanin 'Operacioni i Shpetimit' i ndermarre nga Turqia me 20 korrik 1974.
Popullsia prej rreth 260,000 banoresh, kryesisht turq (99 per qind), deshiron, sic ngulen kembe autoritetet me te larta te ketij vendi ne te gjitha takimet e konferencat e shtypit, qe t'i hapen dyert dhe te integrohet ne Evrope dhe ne bote nepermjet nje partneriteti te ri si nje popull me te drejta te barabarta me qipriotet greke. E ne menyre te vecante ata i drejtoheshin Bashkimit Evropian, anetar i te ciles eshte Republika e Qipros.
Presidenti i RTQV Mehmet Ali Talat na tha ne konferencen e posacme per shtyp me grupin e gazetareve me 18 korrik se plani i Organizates se Kombeve te Bashkuara, i cili kishte gjetur mbeshtetjen e plote te popullit qipriot turk ne referendumin e vitit 2004, ishte alternativa me e mire per te arritur nje zgjidhje.
"Eshte e domosdoshme te gjendet nje zgjidhje e drejte dhe e perhershme per problemin qipriot brenda nje kohe te shkurter dhe te nenshkruhet nje marreveshje e cila duhet te jete e pranueshme nga te dy palet". Dhe kete Talat e deklaroi solemnisht edhe ne paraden ushtarake te organizuar me 20 korrik ne perkujtim te 35 vjetorit te dites se nderhyrjes turke, veprim qe qysh atehere e ne vijim konsiderohet e denohet si pushtim nga qipriotet greke dhe Greqia.
Talati foli gjate ne konferencen e shtypit; po keshtu i mirepriti pyetjet e shumta te gazetareve duke shprehur shqetesimin per ate qe ai e quante embargo te pashpallur ndaj vendit te tij. "Ne po mbahemi nen nje izolim jo-zyrtar", - u ankua ai dhe permendi bllokimin e linjave ajrore dhe te porteve, te lidhjeve telefonike e deri tek problemet e ekonomise, financave dhe te tregtise.
Por si Talati, si Ministri i Jashtem Huseyin Ozgurgun dhe autoritete te tjera, nuk i kursenin vleresimet e larta ndaj Turqise per ndihmen e kujdesin e saj ndaj popullit qipriot turk. "Ndihma e Turqise eshte nje nder guret themeltar te rezistences tone te perbashket gjate periudhes 1963-1974. Tjetri eshte vetebesimi dhe forca e qiprioteve turq," deklaroi Presidenti Talat ne paraden ushtarake ku ishte i pranishem edhe zevendeskryeministri i qeverise se Ankarase Cemil Cicek.
Nje paranteze ketu: ne gazetaret i pyetem zyrtaret e Ministrise se Jashtme per kete nivel perfaqesimi dhe pergjigjet varionin nga angazhimet e autoriteteve me te larta turke e deri ne ate, qe personalisht mu duk me e besueshme, ishte nje shenje fleksibiliteti ne atmosferen e bisedimeve qe po vazhdojne ne mes Z. Talat dhe presidentit greko qipriotit Demetris Christofias.
Nder pyetjet e shumta qe iu bene z. Talat une i kerkova nje shpjegim se cfare nenkuptonte ajo qe deklaroi ne fjalen hyrese te tij se shpresat dhe durimi i popullit turko qipriot ndaj zvarritjes se zgjidhjes po zveniteshin. Presidenti riperseriti perkushtimin ndaj bisedimeve per marreveshje, por shtoi se ne mungese te saj jo cdo gje duhej te varesh tek ajo. E kete e perforcoi kur deklaroi ne paraden ushtarake se "kur ne vazhdojme procesin (e bisedimeve) nuk duhet te bejme gabimin qe te varim te gjithe jeten tone mbi kete".
Dhe ai tha se duhet te punonin te perfundonin strukturimin e permiresimit demokratik dhe modern te mekanizmave administrative dhe te institucioneve te tjera te vendit. "Aspirata jone eshte per nje sistem qeverises, i cili mbron te drejtat e te gjithe qytetareve tane nepermjet normave moderne dhe te mbeshtetura mbi shtetin e se drejtes," tha ai.
Ashtu sikurse na kishte thene me pare, me 23 korrik u zhvillua takimi i 38-te ne mes Talatit dhe Christofias, i cili zgjati dy ore dhe sipas perfaqesuesit te posacem te OKB-se, Taye Brook Zerihoun u diskutuan ceshtje te migrimit, nenshtetesise dhe te kerkimit te azilit. Takimi tjeter do te zhvillohet me 30 korrik.
Shpresat jane qe keto bisedime te perfundojne nga fundi i ketij viti dhe Z. Talat na tha se do te zhvillohet nje referendum tjeter popullor nga fillimi i 2010. (ADN dt. 24 july)
Duke diskutuar keto ceshtje jetike, nder te cilat levizja e njerezve, nje gazetar i gazetes prestigjioze izraelite The Jerusalem Post, Abe Selig po me thoshte se ai kishte rene ne gjurme te cifuteve ne Qipron Veriore. E ai ishte takuar me Rabbi Chaim Azimov ne Chabad House ne qytetin Girne ne Qipron Veriore.
Sipas Selig, Azimov nuk donte te merrej me gjendjen delikate politike ne Qipro, por pranonte se ishte atje per te ndihmuar rreth 100 cifute qe ishin vendosur ne Qipron Veriore vitet e fundit si dhe mijera turiste izraelite qe shkonin cdo vit E Azimov kishte shtuar se pjesen dermuese te zhvillimit te Qipros Veriore po e benin firma izraelite.
Une nuk isha i pergatitur si gazetari izraelit Selig per te gjurmuar ndonje bashkepatriot tonin atje, por kur pyeta shoqeruesit tane te ministrise se jashtme me thane se nuk perjashtohet mundesia te kete. Por edhe atje si ne Turqi sa po thoje qe je shqiptar vinte reagimi i zakonshem 'Ej, Arnaut!' dhe domosdo ta zgjasnin muhabetin.
Po meqe dolem ne temen e 'shqiptarizmes' neper bote edhe ne rrugetimin ne Qipron Veriore me ndodhi surpriza. E dija qe kur u nisa nga Tirana se nuk kishte ndonje te ftuar tjeter nga mediat shqiptare. Po ashtu mesova atje se edhe nga Kosovo nuk ishte ndonje. As shoqeruesit tane te ministrise se jashtme nuk i dinin arsyet e 'mungeses' nga Prishtina.
Por te kthehemi tek ngjarja. Ne diten e pare te shtegtimeve pasi kishim vizituar memoralian e viktimave te fshatrave Murataga, Sandallar dhe Atlilar si dhe nje shkolle fillore muzeale, ku na thane se ishin masakruar te gjithe nxenesit, mberritem tek universiteti 'Eastern Mediterranean University'.
Kur zbritem nga mikrobuset dallova nje mesoburre me nje kapele te kuqe me shqiponjen dhe Albania te shkruar ne te. Iu afrova jo pa habi. Me tha e kishte dhurate nga shqiptare te Tetoves ne Maqedoni. Quhej Azmi Kocak, ishte konsulent shtypi nga Turqia dhe bashkepunonte me qarqe te medias shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni. "E paske lene Shqiperine per ne fund," i thashe kur me tregoi se pas ca javesh do te vinte ne Tirane.
Turizmi, jo me "molle e ndaluar"
Si dege jetike e zhvillimit te ekonomise, turizmi ishte kthyer nder objektivat kryesore te zhvillimit ne Qipron Veriore. Kuptimplote per kete sfide ishte komenti i nje gazetareje, qe terhiqte vemendjen duke thene se "e bukura e fjetur e Mesdheut po zgjohet".
Nje zhvillim ne rruge te mbare konsiderohej nga autoritetet vendase mundesia qe kane tani shtetasit e BE-se te kalojne ne Qipron Veriore nepermjet zones tampon te OKB-se ne Nikosian e ndare.
Se deri para ca kohesh Stambolli ishte e vetmja porte hyrese, sikurse vazhdon te jete per qytetare te vendeve jo anetare te Bashkimit Evropian. E kjo nuk mund te mos konsiderohej pengese.
E per ta provuar nja tre-kater kolege te grupit tone te gazetareve bene nje perpjekje te kalonin ne anen greke te ishullit. Por edhe pse kishin viza Shengen nuk u lejuan. Iu ishte thene se vetem nenshtetas te vendeve te Bashkimit Evropian mund te kalonin.
Pershtypje te vecanta na la Girne, qyteti ne breg te Mesdheut te kalter, qe greket e therrasin Kyrenia. I vendosur ne nje koder te vogel, me rruge qe i ngjasonin qytezave tona jugore dhe me ndertesa karakteristike 3-4 kateshe, qyteti gumezhinte nga turiste angleze, gjermane, nordike dhe me 19 dhe 20 korrik edhe nga ne (ishim 60 vete).
Nga nje mol i vogel plot me jahte dolem ne det te hapur duke kaluar kater-pese ore te kendshme ne mes te dhjetera jahteve, qe garonin me kercime e muzike ne Mesdhe. Kishin gjetur nje rruge praktike: anijet ndalonin ne pika te vecanta disa milje larg bregut dhe kush donte te lahej kridhej ne uje nga jahti.
Zyrtare qe merreshin me turizmin na thane se Qipro Veriore kishte afro 142 hotele dhe shtepi pushimi te destinuara per turiste me nje kapacitet prej 16,180 krevatesh, nje shifer e larte e krahasuar me 3,265 ne vitin 1977. Ne i kaluam gjashte netet ne nje kompleks turistik te quajtur Malpaz, i cili mbahej nder me te preferuarit. Prane Mesdheut, ne mes gjelberimit dhe mozaik lulesh nder te cilat dominonte e kuqja si ne roze dhe e bardha, ndertesa kryesore e Malpazit, e rrethuar nga dhjetera vila te vogla, dukej si nje anije gjigante. E ky ishte nje nder dhjetera te tille.
Arsimi universitar, sfida e Qipros veriore
Funksiononin gjashte universitete ne Qipron Veriore dhe ne patem rastin te vizitojme dy me kryesoret; Easterm Mediterranean University dhe Near East University.
Presidentja e te parit, profesoresha Ufuk Taneri, ne nje dreke qe dha per ne ne ambientet e universitetit na tha me krenari se po festonin 30- vjetorin e krijimit te tij.
"Ne jemi te vendosur te jemi nje universitet i klasit boteror duke iu pergjigjur hapit te shkences dhe dijeve," vuri ne dukje ajo ne fjalen prezantuese te ambicieve per te ardhmen. Universiteti kishte 7 fakultete dhe 3 shkolla, qe ofronin 61 programe diplomimi si dhe 43 programe masteri dhe doktorature.
Kuriozitetit tone te arsyeshem se nga vinin studentet kur popullsia nuk i kalonte te 260,000 vetet, ajo iu pergjigj duke sqaruar se kishte studente nga 68 vende te ndryshme. U interesova dhe mesova se nder vite kishin studiuar edhe studente nga Shqiperia dhe Kosova ne kete universitete.
Njelloj si gjeografia e studenteve ishte pak a shume edhe ajo e stafit mesimdhenes. "Numri i anetareve te stafit shkon deri ne 1000, te cilet jane nga 35 kombesi te ndryshme," tha Znj. Taneri. Vetem kete vit numri i studenteve vertitej rreth 15,000 vete.
Por ishin impresionues si te ky universitet ashtu edhe tek ai i Near East University ambientet e medha dhe pajisjet moderne te fjales se fundit.
Pjesa me e madhe e stafit kishin studiuar ne universitet perendimore, kryesisht ne SHBA.
E kur benin krahasime me universitet e tjera sa u perket pajisjeve nje shef i Departamentit te Farmakollogjise ne Near East University gjithnje thoshte jo pa krenari se kjo apo ajo pajisje ishte me e avancuar se sa ne universitetet e Turqise. Drejtori i Ceshtjeve Nderkombetare As. Profesor, Dr. Tayseer Alshanableh, i cili edhe pse temperatura ishte mbi 45 grade Celsius ate dite, ishte i etur te na dergonte te vizitonim sa me shume fakultete e qendra te tjera te Near East Universitetit, qe ndodhej ne Lefkosa. Edhe ketu studentet vinin nga 55 vende te ndryshme dhe ai dinte personalisht se kishte edhe nga Shqiperia. Madje me tregoi se pas disa javesh do te vinte ne Tirane, ku edhe kishin nje perfaqesues te tyre, per te promovuar universitetin e tyre.
E dinte kur i thashe se ka 'super prodhim' universitetesh ne Tirana. "Ne bejme punen tone. Fiton me i miri", - me tha Alshanableh.
Keto radhe marrin persiper te shfaqin nje pamje modeste te atyre cfare degjuam dhe pame gjate atyre gjashte diteve te programuara nga autoritetet turko qipriote dhe pa dyshim temperaturat e larta mbi 40 grade celsius ishin nje pengese per te pare anen tjeter - jeten e perditshme te qytetareve te thjeshte, qe kalimthi e shijuam ne qytetin port te Girnese.
* Kryeredaktor i gazetes Albanian Daily News