Keshtu "foli" Edi Rama
E Merkure, 29 Korrik 2009
Miranda Haxhia
Refleksion
Po sikur te jap doreheqjen?- pyet Edi Rama, Kryetari i Partise Socialiste dhe nje buzeqeshje e cuditshme i ndehet ne fytyre.
-S'kam per ta dhene doreheqjen. Ndonje katundar mund te arratiset, ose ndonje rebel modern mund te jape doreheqjen nga nje ushtri e humbur, nga nje ambicie e madhe, nga nje enderr e vjedhur. Dhe as njeri apo tjetri nuk e njohin institucionin e doreheqjes dhe shikimit te vetvetes, nje here te vetme, jo si leter bixhozi me dy koka ne pasqyren e ndergjegjes, sikur ajo te ishte e padeformuar ne shpirtin dhe idealin e tij. Une nuk jam lakè i ideve te ndonje tjetri, pasi qe te dyve, edhe katundarit, edhe modernit, qe po mprehin gjuhen ne partine time (si burri i lagjes qe ferkon duart ne shtepine ku eshte xhenazèja e nje tjeter burri!)- do tu mjaftonte nje levizje gishti per te bere kryq pas meje tere jeten. Kurse une, tek e fundit, nuk besoj me as te teoria ime, perse duhet te jam doreheqjen? Me duket sikur po e pyes veten: perse duhet te arratisem? Cdo te isha i zoti te beja kur te mos isha me kryetar i Partise, e cila nuk ma dha asnjehere memesine, qofte edhe si bir adoptues. Po sikur te fshihesha? Jeta e te ikurit, te renit, te hequrit, te dorehequrit, jeta e te humburit, e te arratisurit eshte e veshtire dhe plot rreziqe, kurse gjeja e pare qe me duhet mua eshte nje vend i caktuar, ekzistenca ime dhe nje atmosfere e pershtatshme. E c'dreq atmosfere do ishte ajo e nje te ikuri? E nje te reni nga froni qe e kam enderruar kaq muaj e muaj duke e ngritur e ngritur kat me kat, pa dhe me skelat e pallateve, pa dhe me lejet, pa dhe me projekt-ide, ngjyra e te cilave shikohet vetem me mendjen time diabolike, apokaliptike, vetem me simbolet e mia, te cilat kurre, dot nuk m'i kuptuan (sepse jane tokesore!) Si do ishte jeta e nje te arratisuri, qofte edhe ne plazhet me magjepse te botes, apo ne arat me shalqinj te Myzeqese, ne keshtjellat me hermetike te brigjeve nordike, apo ne punen prodhuese per kanalin Vjose - Levan - Fier?! Ne mes te baltes dhe te lluces qe e krijuam me ate bindje qe nuk e patem kurre.
Nese iki, nese dorezohem, nese pranoj se nuk jam i zoti, nese i bindem shumices, nese arratisem, vetvetja do te me detyronte te kthehesha mbrapsht. Une nuk jeton dot pa ju. Une nuk jetoj dot pa gjysmen tjeter qe me del ne pasqyre me koken mbrapsht.
***
Ky eshte momenti klasik ne historine e "romaneve politike". Dhe Shqiperia ka fatin e madh ta shijoje pak e nga pak si helmin qe i shpeton edhe hetuesve te Agata Kristit. Gjithe rafinatura e mendjes dhe e filozofise se nje lideri, si kryetari i Partise Socialiste, qe nuk po lidh dot as kepucet e nje gjysme partie ne kete vere, eshte fjalia fatale "Une s'jetoj dot pa ju". Kjo eshte si kanosja e qiririt qe i flet flutures. Ne kete rast ndien se edhe mendimtari me i ndjere i ushtrise se stisur te opinionisteve te mbire ne vapen e zgjedhjeve, pati gabuar: Eshte e rrezikshme te nenvleresosh Edi Ramen, edhe kur nuk ke respekt per te.
Casti me kobzi per nje politikan, per nje gazetar, per nje njeri cfaredo qe ben edhe ai politiken e vet dhe e hedh mendimin ne nje kuti votimi, te cilen ia perdorin si hajmali per te prishur dasmen, me pretekstin se nuk lahen kazanet pa ngrene te gjithe dasmoret!, eshte kur zemra e tij, e cdokujt qe mendon kthjellet dhe ftohte, me mire akoma pa e vene prizen e televizorit!- nis e ndjen keqardhje per nje njeri, nje lider, nje kryetar te nje Partie Socialiste, qe eshte aq shume i ngjashem me personazhin e famshem te Cicikovit te "Fryme te vdekura", qe le pas partine e tij si nje qytet te shkaterruar dhe i gezohet "fitores" se kane shpetuar dy shtepi pa djegur, dhe pleshtat brenda saj! Ai (gazetari, opinionisti, i stisuri, mendjehumburi e mendjeholli!) kerkon ta shpetoje kryetarin e nje partie ne lirim, t'i tregoje arsye, ta ngreje nga bataku ku ka rene dhe ta frymezoje me qellime te larta e "ultra- fisnike", t'i hape syte drejt nje jete te re dhe aktivitetesh te reja - e po, gjithkush e di se c'mund te deshirohet ne te tilla rrethana.
***
E hengri karremin edhe ky- thane me vete per Sali Berishen, ithtaret e nje fitoreje qe nuk u erdhi asnjehere kete radhe per Partine Socialiste. Dhe nisen te behen gati fet e fet. Qe kur e pane Partine Demokratike per me nje fushate serioze, dinjitoze, pa urrejtje, pa mllefe, pa llum parash, menduan...se zgjedhjet jane bere mire, por fitorja nuk eshte e merituar! (dasma ishe e mire, por nusja jo dhe aq e bukur!)
Mbajeni frymen gjithe ju, shpirtra te vdekura dhe te asfiksuara nga ajri i ndotur i nje histerie ne ikje e siper, te nje kryetari qe nuk deshi te mesoje nje rregull elementar te miresjelljes politike- doreheqjen dhe urimin per kundershtarin.
Partia Demokratike nuk eshte histori e shekullit te dyte a te trete te heres sone, ajo nuk eshte ide e ndonje monarku diku ne ndonje cep te botes, a e ndonje guvernatori ne Azine e Vogel.
Ah, nese ata, ithtaret, shkruesit, mendimhollet dhe mendjetrashet e politikes konvulsive te Partise Socialiste mendoje se partia e lideri te tyre ka lindur ne shekullin e katert a te peste, atehere i duhet te coje pikerisht liderin e fundit te saj, Edi Ramen, ne shkretetiren e Egjiptit e po te jete i zoti te beje politike te mire, do mbaje frymen gjalle tridhjete a dyzete vjet vetem me rrenje, delire dhe vizione. Sepse Partia qe eshte iluzioni ne koken e tij, s'e kupton dot veprimtarine e saj, po nuk u flijua per kryetarin e vet, dhe po qe se nuk e ben kete sakrifice, atehere s'e ka per gje te hidhet nga dritarja....e shkretetires!
***
Lexuesi, shkruesi, politologu, opinionisti i mbetur prane burimeve, edhe mund te mermerise: ai jeton- edhe pse nje gje te tille nuk mund ta zhgaravise as ne brodura stacionesh apo trotuaresh.