PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Kosove, rikthimi i femijerise se "humbur"


E Diele, 26 Korrik 2009

Nga Isidor Koti

Fatime Krasniqi, mesuese ne komunen e Malisheves, mbeti pa fjale kur lexoi ne qender te dhomes se nipit dhe mbeses kornizat e punimeve te tyre mbreselenese. Nje mesazh i shkurter, qe ajo nuk ka per te harruar kurre: "Mirenjohja". Si per ta shprehur me te plote gezimin e saj, ajo tregon se: "Femijet erdhen diten e pare duke kercyer shume te kenaqur. Me tregonin se me sa shume dashuri e perkushtim i kishin bere punimet e tyre bashke me drejtuesin e grupit gjate kampeve tuaja". Si nipi dhe mbesa e saj, Arberi e Artemisa dhe 1800 femije te komunes se Malisheves perjetuan kete vere dite te kendshme ne shoqerine e kampeve verore edukative dhe argetuese te organizuara per te tetin vit radhazi nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise. Plot pese kampe ne shkollat e Malisheves, Carallukes se siperme dhe te poshtme, Banja dhe Begaj ishin panorama gjeografike me e bukur e aktivitetit. Cdo dite femijet shikonin nje drame ne lidhje me aspekte te ndryshme te mirenjohjes, e cila ishte edhe tema qendrore e kampit. Diten e pare fokusoheshin ne aspektin e shprehjes se mirenjohjes, diten e dyte si te kultivojme frymen e mirenjohjes dhe te treten si te jemi mirenjohes ne situata te veshtira. Programi permbante lojera, kenge, diskutime ne grupe, punedore e kokteil. Femijet ishin ne aktivitet per rreth kater ore ne dite. Paradite merrnin pjese femije nga parashkolloret deri te klasat e katerta dhe mbasdite nga klasat e pesta deri ne klasat e nenta. Nje dite ishin programuar lojerat olimpike, dhe ne fund festa e pergatitur nga vete grupet e femijeve pjesemarres.

Izahir Begaj, drejtor i shkolles 9-vjecare ne fshatin Begaj u shpreh se: "Kjo pune pasqyron qetesine ne shpirtin human te 24 te rinjve vullnetare te Kishes se Shqiperise. Ne e vleresojme me noten me te larte punen dhe angazhimin e ekipit. Programi permbante teknika arsimore, edukative dhe sociale. Ne vleresojme perpjekjet tuaja per ndertimin e te ardhmes sone. Bashkepunimi shpresoj te jete i gjate dhe ne frymen e miqesise. Nje falenderim special i dergoni Kryepiskopit tuaj Anastas nga ne dhe gjithe miqte tuaj qe mbeshtesin veprimtarine ne sherbim te femijeve. Kete dashamiresi, arsimtaret e shprehen permes nje "Flete mirenjohje per Kryepiskopin Anastas dhe per te gjithe stafin e te rinjve orthodhokse qe ndihmuan ne organizimin dhe mbarevajtjen e ketij kampi".

"Kampet qe ju organizoni kane nje emer shume domethenes. Nje emer qe eshte me perspektive per te nesermen. Gjithe kjo qe beni eshte e vlefshme dhe ju keni pare qe femijet tane jane shoqerizuar, miqesuar dhe kane krijuar nje dashuri per punen qe ju beni" - tha nder te tjera izet Shala, drejtori i shkolles "Naim Frashri" ne Banje.

Kampet u organizuan me leje nga Drejtoria Arsimore e komunes se Malisheves dhe per te gjithe kete bashkepunim nismetari dhe drejtuesi i ketyre aktiviteteve me femijet kosovare, perfaqesuesi i Kishes Orthodhokse z. Nathan Hoppe falenderoi te gjithe pjesemarresit: "Ju falenderojme ju prinder qe na mbeshtesni dhe ju jepni mundesi femijeve te marrin pjese ne kamp. Ju urojme nje vere te mbare, pushime te mbara dhe nje fillim te ri te vitit shkollor te mbare. Falenderojme stafin qe ka punuar ketu dhe ashtu sic ka thene edhe drejtori i shkolles tuaj, nje falenderim te vecante per Kryepiskopin Anastas dhe gjithe anetaret e Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise. Ju percjellim pershendetjet dhe urimet e tyre per nje vit te mbare". Qe prej kohes se luftes ne vitin 1999 tradita e bashkepunimit mes te rinjve te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe mesuesve kosovare bashke me nxenesit e tyre te shkollave ne fushen e edukimit dhe argetimit te femijeve ka percjelle mesazhe frytdhenese. Bashkepunimi ka thelluar edhe me tej miqesine vit pas viti. interesi i femijeve per keto kampe po rritet nga viti ne vit aq sa, sic tregon edhe znj. Fatime Krasniqi, kur perfundon shkolla, femijet e presin me padurim kete kamp, sepse ata clodhen dhe mesojne te behen njerez te dijes dhe te kultures.




Te Tjera nga rubrika