Liberalizimi i vizave, si e shohin shqiptaret
Ani Ruci
E Diele, 26 Korrik 2009
Qytetaret e Tiranes i shohin ne kendveshtrime te ndryshme perfitimet dhe dobine nga heqja e vizave per te udhetuar ne vendet e BE-se. Por te gjithe jane te nje mendimi se Shqiperia nuk i ka plotesuar kushtet qe te meritoje liberalizimin e vizave sic ndodhi me tre vendet e saj fqinje: Maqedonine, Malin e Zi dhe Serbine, per te cilat Komisioni Evropian propozoi javen e kaluar liberalizimin e vizave me BE-ne.
Vangjeli, veteriner ne Tirane, e sheh liberalizimin e vizave si nje ceshtje qe u intereson gjithe qytetareve te Shqiperise. "Nuk eshte thjesht per te udhetuar ne vendet e BE-se, per argetim, por edhe per ceshtje jetesore", - vlereson Vangjeli duke folur per radion Dojce Vele. Ai shton se njeriu ka nevoje te takoje te aferm, miq, kolege, qe jetojne ne keto vende. Eshte edhe ceshtje kulturore. "Njeriu ka nevoje te shikoje, te njohe kulturat e tjera. Ka sot shume njerez, qe nuk i njohin territoret jashte Shqiperise. Ashtu si kishte para 20, 30 apo 35 vitesh qytetare te Shqiperise qe nuk kishin ardhur kurre ne Tirane apo nuk kishin pare kurre detin, qe e perfytyronin nga librat e shkolles", - thote qytetari.
Per Siboren, 24 vjecare, shitese ne nje nga librarite e Tiranes, liberalizim i vizave, do te thote te shpetosh nga proceduarat e gjata qe kerkojne zyrat konsullore te ambasadave ne Tirane te vendeve te BE-se. "Jane shume procedura, eshte ankthi se cfare pergjigje do te marresh, a ia vlen apo jo te aplikosh nese te refuzohet kerkesa. Deri tani nuk kam dale asnjehere jashte Shqiperise".
Per Albanen, liberalizimi i vizave do te thote drite e gjelber per te tentuar te studiosh ne nje nga universitetet e vendeve te BE-se. "Kam dashur gjithmone te shkoj ne Itali qe te kryej atje studimet e larta. Por nuk kam mundur te marr vize." - thote ajo.
Edhe Marinela, tani studente ne Universitetin Evropian te Tiranes, kishte deshiruar shume te studionte ne Angli. "Doja te shkoja atje si studente, por Ambasada Britanike ne Tirane me refuzoi vizen. Te gjitha dokumentet i kisha ne rregull. Thjesht nuk besonin qe do te shkoja per studime dhe jo per te punuar. Ma refuzuan dy here dhe pastaj hoqa dore", - thote ajo.
Dokumentet e Marineles si te gjithe qytetareve te Shqiperise nuk kishin standardet evropiane te sigurise. Pasaporta e saj nuk eshte biometrike. Per Vangjelin, kjo perben shkakun kryesor te mosperfshirjes se Shqiperise ne grupin e pare te vendeve te Ballkanit Perendimor, per te cilat BE-ja do te heqe vizat. "Per te hyre ne shtepine e tjetrit duhet te plotesosh disa kushte. Nuk mund te hysh sepse do ti. Perpjekjet qe ka bere qeveria deri tani per pajisjen me pasaporta biometrike te shtetasve shqiptare lene shume per te deshiruar. Shqiperia do te kishte hyre ne grupin e pare nese qeveria do te kishte bere me shume perpjekje per te mos e vonuar zbatimin e ketij kushti te BE-se."
Por pasaportat biometrike nuk jane i vetmi kusht. Nje lufte me e suksesshme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit jane kushtet e tjera qe Komisioni Evropian kerkon nga Shqiperia per te beje nje propozim te ri per ate aty nga mesi i vitit 2010. Vangjeli thote se edhe ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ka fakte qe flasin per perpjekje te pamjaftueshme.
"Ne Shqiperi u ekzekutua nje deputet. Ende nuk dihen shkaqet dhe autoret e krimit. Duket e pabesueshme, absurde. A e kane pyetur ndonjehere veten pushtetaret shqiptare pse Serbia, qe ka ende kriminele lufte pa dorezuar, do te gezoje me pare se Shqiperia liberalizimin e vizave me vendet e BE-se? Ka prokurore, gjykates, qeveritare, qe akuzohen per korrupsion. Mund te jene te pafajshem, por asnjeri nuk jep doreheqjen deri sa drejtesia t'u jape pafajesine".
Pajisja e qytetareve me pasaporta biometrike, plotesimi i kerkesave te BE-se per liberalizimin e vizave perben nje nga prioritetet kryesore te qeverise se re Berisha-Meta, qe do te formohet javet e ardhshme ne Tirane.