C’donin ambasadoret e huaj, ne gjykaten e zgjedhjeve?
E Enjte, 23 Korrik 2009
Ambasadore te disa vendeve te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, dy dite me pare u gjenden papritur e papandehur, ne dyert e gjykates zgjedhore (Kolegjit Zgjedhor). Permes nje komunikate te leshuar, u tha se “Presidenca Evropiane, shefi i Delegacionit Evropian dhe ambasadoret e Mbreterise se Bashkuar, Republikes Federale te Gjermanise dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, takuan Kolegjin Zgjedhor per te sinjalizuar mbeshtetjen e vazhdueshme dhe interesin per nje proces te besueshem elektoral”.
Kjo levizje, erdhi vetem pak ore pasi, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, hodhi dyshime ndaj Kolegjit Zgjedhor. Ne kete menyre, vajtja e ambasadoreve te huaj ne gjykaten zgjedhore, krijoi pershtypjen se ata u gjenden atje, per te mbeshtetur dyshimet e Rames.
Per me teper, vajtja e ambasadoreve te huaj ne gjykaten zgjedhore, ne ditet e gjykimit te ankesave te partive, la te kuptoje ne qarqet mediatike dhe ato politike, se ky grup diplomatesh, shkoi ne Kolegj, per te mbeshtetur Edi Ramen.
Ne komunikaten e perbashket qe u leshua pasi u krye takimi, thuhej se “vleresimi final i zgjedhjeve te 28 Qershorit do te varet ne nje shkalle te konsiderueshme nga trajtimi i procesit te ankimimeve dhe apeleve”. Kurse theksohej rendesia e rolit te Kolegjit Zgjedhor dhe te nje procesi gjyqesor te pavarur, “duke pasur parasysh nderhyrjet qe u vune re ne procesin e numerimit te votave nga partite politike dhe presione ndaj administrates zgjedhore”.
Eshte krejt e papranueshme dhe duhet te jete precedent i rralle ne Evrope, qe ambasadore te vendeve te huaja, shkojne per te takuar gjyqtaret e nje gjykate te pavarur, te cilet po merren me shqyrtimin e ankesave qe partite politike kane depozituar per rezultatet e zgjedhjeve ne zona te caktuara elektorale.
Kjo levizje, la nje shije te hidhur edhe per faktin e rendesishem se keta gjyqtare, jane zgjedhur me konsensusin e plote te dy partive kryesore ne vend, PD dhe PS.
Nuk eshte hera e pare qe ambasadore te vendeve te ndryshme, te akredituar ne Shqiperi, bejne levizje te tilla, nderkohe qe Shqiperia, eshte vend anetar i NATO-s dhe autoritetet e saj, kane aplikuar per anetaresim ne Bashkimin Evropian, duke u sjelle keshtu, sikur te ishim ne vitin 1991.
Por fatmiresisht, kompleksi i inferioritetit ndaj ambasadoreve te huaj, tashme nuk ekziston me ne Shqiperi.