PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Metamorfoza e uniformave blu

Nga Isidor Koti
E Merkure, 22 Korrik 2009

Qellon shpesh neper komente dhe analiza te vihet re, se autoret me dinjitoze te gazetarise shqiptare fokusohen ne problematika te ndryshme te realitetit shqiptar, duke i kritikuar ato me te drejte fund e krye dhe duke dhene ide per zgjidhjen e tyre. Ne shtypin e huaj, mund te lexohet me kersheri, vleresimi qe i bejne gazetaret subjekteve shteterore apo private, qe sjellin nje te mire te rendesishme per interesin human, duke e percjelle ate ne vemendjen e te gjitheve. Tek ne ndodhe rralle, per te mos thene qe s'ka raste konkrete kur mund te merret nje fenomen dhe te lavderohet, per ndryshimin qe ka sjelle ne cilesine e jetes qytetare. Nje kategori e pare gjithmone me skepticizem ne Shqiperi, ka qene dhe vazhdon te mbetet Policia e Shtetit, e cila deri pak vite me pare vihej me "shpatulla pas murit", per handikapin ne formimin kulturore dhe sjelljen brutale ndaj qytetareve. Ndersa sot, ata po shfaqen ne terren me nje imazh tjeter, gje qe preket dhe pranohet jo vetem nga drejtuesit e Policise se Shtetit, por edhe institucionet nderkombetare si dhe njerezit e thjesht qe jetojne ne kete vend.

Policia tashme eshte nje ikone drejt restaurimit te plote, jo vetem ne paraqitje, por edhe ne permbajtje dhe nuk meriton elozhe thjesht per force zakoni, apo per t'i bere qejfin njeres apo tjetres pale politike qe eshte ne pushtet. Kete vleresim e kane evidentuar kryesisht organizmat nderkombetare, sic jane OSBE/ODIHR qe vezhguan se fundi zgjedhjet e 28 qershorit. Pikerisht keto institucione vleresuan profesionalizmin dhe perkushtimin e treguar nga ana e uniformave blu, per mbarevajtjen e procesit. Ky eshte nje lajtmotiv qe sillet ne vemendjen tone, por jo i vetmi rast, sepse ne teresine e vet, policia shqiptare ka ndryshuar konceptin dhe mentalitetin e funksionimit te saj. Lufta kunder trafikut, droges, abuzimeve, parandalimi i vrasjeve, ndjekja dhe kapja e shpejte e autoreve, mberritja e menjehershme ne vendngjarje per cdo asistence qytetare, etj. reflektojne nje tjeter situate, ne antiteze me te kaluaren.

Policet, ne emer te ligjit, mund te te rrihnin dikur, te te fyenin dhe te te conin edhe ne komisariat pa motivacion. Madje ka pasur ngjarje qe zhvilloheshin ne mes te dites, kur perpara shume qytetareve polici fyente dhe godiste pasagjerin e makines. Ne sherr e siper, polici tjeter qe ndodhej prane, lajmeronte posten me te afert te policise qe te sillte nje furgon, per te shoqeruar te riun qe deri ne ato momente, ishte rrahur dhe fyer. Realiteti ka ndryshuar. Nuk mund te flitet per shembuj kaq degjenerues, ku dhuna bente "sundimtarin", ndersa qytetari rolin e skllavit.

Lufta kunder krimit te organizuar po demonstron nivelet e larta te perfshirjes dhe angazhimit te policise shqiptare. Perkushtimi dhe profesionalizmi i drejtuesve dhe punonjesve te policise, kane krijuar kushtet e nje standardi te larte te sigurise ne vend. Nese do t'i referoheshim nje elementi shteteror per arritjen e standardeve evropiane, nuk do te ishte e habitshme nese permendim strukturat e rendi, te cilat po shfaqen tanime me parametra nderkombetare. Ka disa arsye per kete zhvillim; reforma e ndermarre me shtimin e radheve te policise me elemente te rinj cilesore dhe te kulturuar, bashkepunimi me elementin pervoje, rritja e kapaciteteve intelektuale ne strukturat drejtuese, trajnimet e herepashershme me metoda bashkekohore, ngritja e nivelit kulturor dhe etikes kane certifikuar nivelin e larte profesional te Policise se Shtetit. Keta elemente qe sjellin disipline dhe korrektesi, kane sjelle para syve tane rezultate ne operacionet e ndryshme, duke cuar para drejtesise elementin kriminal dhe duke krijuar nje situate te qete te rendit dhe sigurise civile. Vlen te theksohet disa here, se perfitimi me i madh i Policise se Shtetit, eshte fitimi i besimit nga qytetaret. Tashme ata e dine se per zgjidhjen e problemeve, ekziston nje institucion serioz ne sherbim te shqiptareve qe mbron dhe siguron jeten e tyre. Ne kete metamorfoze ndryshimesh dhe reformash. Policia jone meriton me te vertete te duartrokitet dhe te motivohet, per te vazhduar ne menyre dinjitoze misionin e saj.


Te Tjera nga rubrika