PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Akti qe nderoi Gjermanine

Nga dr. Jorgji Kote
E Merkure, 22 Korrik 2009

Heroi tragjik

Keshtu e kane cilesuar Kolonelin 37-vjecar, Claus von Stauffenberg qe plot 65 vjet me pare kreu atentatin e madh historik kunder Hitlerit. I lindur ne vitin 1907 ne nje familje aristokrate bavareze, ai iu dha me shpirt karrieres ushtarake, duke u ngjitur shume shpejt ne majat e Wermachtit gjerman. Fillimisht adhurues i Hitlerit, si shume te tjere dhe kundershtar i vendosur i komunizmit. Por, shume shpejt Stauffenbergu zhgenjehet me mjaft veprime barbare te Hitlerit, te cilat zgjuan ndjenjat e rebelizmit edhe nen ndikimin e vellait, pjesetareve te familjes dhe mjaft ushtarakeve te tjere te larte. Ai indinjohet pas prishjes se Paktit me Kishen Katolike, shfarosjes se cifuteve dhe mjaft akteve te tjera makabre. Rezistenca e tij arrin kulmin kur Hitleri nuk lejoi mijera ushtare gjermane te ktheheshin nga Stalingradi, kur beteja atje ishte e humbur. Largohet nga fronti evropian dhe shkon ne Tunizi. Ne prill 1944, i shpeton nje shperthimi, ku humbet syrin e majte dhe dy gishterinj.

Levizje e madhe qytetare

20 korriku 1944 nuk ishte thjesht dhe vetem komploti i koduar "Walkür", ca me pak nje atentat i madh sic ishte, por shume me teper se aq. 20 korriku 1944 ishte pika fundore e nje levizjeje te fuqishme civile dhe ushtarake, qe po te kishte pasur sukses, do te kishin shpetuar me miliona jete njerezish dhe permasat e tragjedise qe shkaktoi nazizmi, do te kishin qene shume me te vogla, sepse paqja do te kishte ardhur me heret. Kjo levizje e madhe qe mbi te gjitha kishte karakter qytetar, kompensonte deri ne nje fare shkalle rezistencen e mirefillte civile, per shkak te vete kushteve te luftes si dhe kontrollit total te jetes se vendit nga Hitleri, nepermjet Gestapos dhe gjithe makines shteterore shtypese gjermane. Ajo drejtohej nga avokati i famshem Moltke, bashkepunetor i ngushte i Staufenbergut. Sic shkruan Kolonel Von Trescow, "atentati duhet bere patjeter. Duhet t'u tregojme brezave te ardhshem se ne, njerezit e levizjes se rezistences gjermane guxuam te marrin kete vendim, duke vene ne rrezik jeten tone. Perkundrejt ketij fakti, asgje tjeter nuk ka rendesi". Ndersa Helmuth James von Moltke, udheheqes i rezistences civile, edhe pse fillimisht ne emer te idealeve te krishtere, ishte kunder eliminimit te Hitlerit, shume shpejt u bind se kjo ishte rruga e vetme. Por, ai kishte rene ne duart e Gestapos ne Janar 1944, per t'u ekzekutuar ne afersi te Berlinit nje vit me vone. Edhe per Stauffenbergun, "kupa" tashme ishte mbushur. Ai pohon se "fati ma dha kete mundesi dhe une nuk do ta refuzoj. E analizova veten para Zotit e ndergjegjes dhe vendosa se atentati duhet bere, pasi Hitleri personifikon djallin vete".

20-21 Korrik 1944

Stauffenbergu mund te futej pa pengesa ne zyren e Hitlerit ne Wolsfschanze, ne Rastenberg te Prusise Lindore. Vendose te pergatise dhe realizoje vete njerin prej atentateve me te medha qe ka njohur historia, gjate nje mbledhje me Hitlerin. Merr dy bombat me sahat dhe fillon pergatitjen e tyre artizanale. Ketu fillon dhe vazhdon fati i keq dhe tragjizmi i ketij heroi. Pengesa e gishterinjve dhe e syrit, e shoqeruar me lajmin se takimi ishte avancuar nje ore dhe se nuk do te behej ne zyren e zakonshme te Hitlerit, deri tek devijimi i cantes me bombe nga nje ushtarak tjeter, me larg trupit te Hitlerit, krijoi hutim dhe nxitim; arrin te pergatise vetem nje bombe. Ajo shperthen, vret kater vete, por vetem plagosje te lehte per Hitlerin. I hutuar pas shperthimit, por i bindur, ndonese ne menyre naive per suksesin e vet, Stauffenbergu i hipen avionit ushtarak dhe shkon ne Berlin per t'u vene ne krye te qeverise se re qe pritej te krijohej, e qe do t'i jepte fund luftes. Edhe pse per kater ore vihet ne zoterim te situates, gjendja atje ishte shume me kaotike se sa ishte menduar. Hitleri, kishte shpetuar tejet i tronditur dhe i plagosur por, komploti kishte deshtuar. Ne pasditen e 20 korrikut, Stauffenbergu kapet i plagosur rende; te nesermen ne dreke ekzekutohet aty ne sheshin "Bendler," ku ishte Ministria e Luftes, bashke me shume te tjere nen thirrjet: "Rrofte Gjermania e Lire". Mbi 5.000 shoke dhe bashkepunetore te tij, u internuan, pushkatuan dhe torturuan bashke me familjet e tyre. Ndermjet tyre 22 gjenerale dhe nje Feldmarshall.

Ne memorien e kombit

Gjithnje e me shume po hedhe rrenje ideja, se komploti edhe pse i deshtuar i 20 korrikut, ishte akti dhe vepra me e madhe e rezistences gjermane kunder nazizmit. Ndaj cdo vit, me 20 korrik zor se mbetet gjerman, pa u perkulur me nderim te thelle dhe pa vene nje tufe me lule aty, ne qender te Berlinit dhe prane tij ne Plotzensee, ku u ekzekutuan bashkepunetoret e Staufenbergut dhe kundershtaret e tjere te Hitlerit. Ne "Bendlerplatz", ish-selia e Vermachtit, aty ku Staufenbergu u ekzekutua dhe sot eshte Ministria Federale e Mbrojtjes, eshte ngritur memoriali dhe muzeumi me mbi 5000 dokumente e fotografi; ndersa rruga qe te con atje, ka marre emrin e Staufenbergut. Cdo vit organizohen ceremoni perkujtimore, me pjesemarrjen e personaliteteve me te larta shteterore. Aktori i madh hollivudian Tom Cruise, sivjet realizoi filmin e suksesshem "Operacioni Wallkür" kushtuar kesaj ngjarjeje te madhe. Duke u bere ne nje fare menyre, zedhenes i mesazhit te miliona e miliona njerezve ne bote, ne intervisten e tij dhene prestigjiozes gjermane "Bild", Cruise pohon se "po, kishte edhe gjermane te mire dhe pati rezistence ndaj Hitlerit, se qofte dhe nje njeri i vetem mund te beje e te sjelle ndryshimin ne nje vend dhe epoke. Staufenbergu, ky njeri dhe qytetar i madh, shkoi drejt asaj vepre dhe vdekjes se tij me ndergjegje te qete dhe besim te patundur tek fitorja. Ai ndryshoi jeten time. Edhe une po te isha ne vendin e tij do ta vrisja Hitlerin dhe me vjen shume keq, qe ai nuk u vra". Ky film mjaft i mirepritur ne SHBA, Evrope dhe ne Gjermani, sic u shpreh Cruisi i madh, eshte nje permendore e madhe, kushtuar vepres se Staufenbergut dhe shokeve te tij, ne vigjilje te pervjetorit te 65- te kesaj ngjarjeje, qe perkon edhe me 60-vjetorin e RFGJ-se dhe 20-vjetorin e shembjes se Murit te Berlinit.


Te Tjera nga rubrika