 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mbikeqyrja e FMN "zevendesim" nga BE
E Marte, 21 Korrik 2009
Mbikeqyrja e zhvillimeve makroekonomike nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vitet ne vazhdim do te zevendesohet nga institucionet e Bashkimit Evropian si rezultat i procesit te integrimit ne te cilin ndodhet vendi. Ne kete kuader Shqiperia raporton vit per vit ne Komisionin Evropian, dokumente qe kane te bejne me politikat afatmesme fiskale dhe buxhetore. Ne kuader te plotesimeve te kushteve te anetaresimit ne BE eshte hartuar se fundmi kuadri fillestar makroekonomik e fiskal per periudhen 2010-2012 qe eshte pjese e sistemit te planifikimit te integruar dhe pergatitet nga Ministria e Financave. Kuadri makroekonomik e fiskal pergatitet me qellim qe te ofrohet informacion per percaktimin e perparesive strategjike, shpenzimeve agregate, synimeve ne lidhje me te ardhurat dhe deficitin, si edhe per percaktimin tavaneve per te filluar procesin e pergatitjes se Programit Buxhetor Afatmesem (PBA) ne nivel ministrie. Kuadri fillestar makroekonomik e fiskal miratohet nga Komiteti i Planifikimit Strategjik ne muajin e pare te cdo viti, dhe eshte subjekt rishikimi dhe perditesimi ne dy momente kyc gjate vitit, ne muajin maj, perpara finalizimit te PBA-se dhe te "tavaneve" te PBA-se per shpenzimet, dhe ne muajin shtator, perpara dergimit ne Parlament te projekt buxhetit te shtetit. Dokumenti raportohet edhe ne Komisionin Evropian. Por gjithsesi "kontrata" me Fondin do te do te jete e vlefshme deri ne anetaresimin e plote te vendit te Bashkimin Evropian. Deri me tani marreveshja e FMN me qeverine shqiptare eshte e fokusuar ne auditim te rrepte te treguesve themelore buxhetore dhe makro-ekonomike, te tille si inflacioni dhe rritja e qendrueshme ekonomike.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bonot e privatizimit, nis te luhatet vlera ne treg
- Cigaret dhe nafta, rriten cmimet
- Qeveria e re, nis punen me projektbuxhetin 2010
- Kriza, frenon te ardhurat doganore
- Eagle Mobile feston abonentin e 500 000-te ne koncertin e DJ te famshem Laurent Wolf
- Rritet ne treg vlera e bonove te privatizimit
- Buxheti 2010, financat vendosin "tavanet" e fondeve
- Pagat e arsimit dhe shendetesise, rritje 8 -10% deri me 2012
- Rritja ekonomike, perballe ambientit te pafavorshem
- Biznesi i shqetesuar, KLSH po kontrollon bilancet e bizneseve
- KLSH: Kontrollojme cdo pike fundore te financave publike
- Banka, nuk ndryshon cmimin e lekut
- Bonot e thesarit, interesi arrin ne 9.2 % per afatin 1-vjecar
- Nafta D2, Kushtetuesja rrezon vendimin e qeverise
- Rritja e cilesise, paraja ne reforme
|
|