 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Misioni i FMN ne Shqiperi perfundon, bashkepunimi mbetet i hapur
E Marte, 21 Korrik 2009
Fondi Monetar Nderkombetar ka mbyllur dje misionin ne Shqiperi, ashtu si ishte paralajmeruar edhe me pare. Ne simbolike te ketij largimi kryeministri Berisha, eshte pershendetur dje me Perfaqesuesen e FMN ne Shqiperi, Ann-Margaret Westin. Nderkohe, kryeministri Berisha e siguroi zonjen Westin se "ne kete faze te dyte te bashkepunimit me FMN-ne, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare eshte perseri shume e hapur dhe bashkepunuese me kete institucion". Gjithashtu zonja Westin u shpreh se, "po largohem nga Shqiperia, me mbresa shume te mira nga te gjitha pikepamjet dhe Fondi Monetar Nderkombetar eshte i hapur per bashkepunim te metejshem me qeverine shqiptare". Qeveria dhe Fondi kane lene te hapur keshtu, rrugen per nje bashkepunim te mundshem ne te ardhem, e drejte kjo qe lind prej anetaresimit te Shqiperise ne organizaten financiare nderkombetare. Gjate takimit, kryeministri Berisha e falenderoi zonjen Ann-Margret Westin per bashkepunimin e frytshem ndermjet Fondit Monetar Nderkombetar dhe qeverise shqiptare, si dhe per kontributin e dhene nga FMN-ja ne zbatimin e reformave te gjithanshme dhe te suksesshme, te ndermarra nga kjo qeveri. Nga ana e saj, perfaqesuesja e Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine e falenderoi kryeministrin Berisha, per mbeshtetjen e dhene dhe per bashkepunimin dypalesh shume te frytshem me qeverine shqiptare. Suksesi i ketij bashkepunimi, sipas Ann-Margret Westin, eshte shprehur tashme edhe ne rezultatet e arritura nga qeveria nen drejtimin e kryeministrit Berisha ne reformat fiskale, ne stabilitetin financiar e makro-ekonomik te vendit dhe suksesin e performances ekonomike te Shqiperise ne kete kohe krize. Me tej, kryeministri e siguroi zonjen Westin se, ne kete faze te dyte te bashkepunimit me FMN-ne, sipas Artikullit 4, qeveria shqiptare eshte perseri shume e hapur dhe bashkepunuese me kete institucion, per te cuar perpara reformat e nisura si dhe shume te tjera. Ne janar te vitit 2009, programi aktual 3-vjecar i FMN-se me qeverine e Shqiperise, i mbeshtetur nga marreveshjet e kombinuara PRGF (Fondi i Reduktimit te Varferise dhe Rritjes Ekonomike) dhe EFF (Fondi i Zgjeruar) ka perfunduar. Programi aktual eshte i gjashti qe Shqiperia ka me FMN-ne, si dhe i katerti afatgjate. Qe ne fillim te tij, pritej qe ky do te ishte programi i fundit PRGF me Shqiperine, i cili eshte konceptuar per vendet me te varfra, ka sqaruar selia e Fondit ne Shqiperi ne nje deklarate te meparshme. Nje program i mundshem ne te ardhmen, mund te perqendrohet ne ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, por do te permbante me pak kushte per reformat strukturore dhe mund te permbaje ose jo akses per financime nga Fondi. Duke u bazuar ne eksperiencen e vendeve te tjera ku punon FMN, rezulton se kerkesa per nje marreveshje te re vjen nga autoritetet.
Borxhet qe do te paguhen ne FMN
2009 2010 2011 2012 2013
Principali 3.97 8.05 7.64 6.72 6.81
Interesat 0.16 0.28 0.24 0.20 0.15
Totali 4.13 8.32 7.88 6.92 6.97
Te dhenat ne SDR, monedha e FMN
Cfare eshte FMN
Fondin Monetar Nderkombetar (FMN), eshte nje organizate me seli ne Uashington qe aktualisht asiston ne rreth 185 vende me zhvillim makroekonomike kryesisht. Qellimi kryesor i themelimit te FMN-se ka qene qe te krijohet nje bashkepunim monetar mes vendeve te ndryshme, nje stabilitet monetar ne kembim dhe marreveshjeve te rregullta te kembimit monetar, per te shpejtuar rritjen ekonomike, per zvogelimin e nivelit te papunesise, pikerisht tek shtetet e varfer dhe per te krijuar asistence te perkohshme tek keto shtete. Qe nga themelimi i vet, FMN gjithnje i eshte permbajtur qellimit te themelimit, por teknikat e veprimit dhe menyrat e reagimit ndaj problemeve te shteteve te ndryshme si dhe numri i shteteve pjesemarrese gjate viteve, ka ndryshuar.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bonot e privatizimit, nis te luhatet vlera ne treg
- Cigaret dhe nafta, rriten cmimet
- Qeveria e re, nis punen me projektbuxhetin 2010
- Kriza, frenon te ardhurat doganore
- Eagle Mobile feston abonentin e 500 000-te ne koncertin e DJ te famshem Laurent Wolf
- Rritet ne treg vlera e bonove te privatizimit
- Buxheti 2010, financat vendosin "tavanet" e fondeve
- Pagat e arsimit dhe shendetesise, rritje 8 -10% deri me 2012
- Rritja ekonomike, perballe ambientit te pafavorshem
- Biznesi i shqetesuar, KLSH po kontrollon bilancet e bizneseve
- KLSH: Kontrollojme cdo pike fundore te financave publike
- Banka, nuk ndryshon cmimin e lekut
- Bonot e thesarit, interesi arrin ne 9.2 % per afatin 1-vjecar
- Nafta D2, Kushtetuesja rrezon vendimin e qeverise
- Rritja e cilesise, paraja ne reforme
|
|