PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Te mbrofte Ymeri!


E Diele, 19 Korrik 2009

Ne shqiptaret, serish nuk e patem fatin kete here te "nderrojme sistemin", edhe pse ate na e kerkuan me ngulm disa politikane dhe gazetare malariket, si fjala vjen Ymeri (Baze) dhe Edi (Rama). A nuk i keni pare gjate ketyre diteve kur dalin ne TV-te e tyre, se si kullojne djerse dhe dridhen nga ethet e sterzgjatura

Sado semundje apo epidemi te tjera, si fjala vjen gripi i derrit te pllakosin serish njerezimin, perseri malaria per mua mbetet epidemia me e rende per kete vend evropian, te padezinfektuar dhe te pasperkatur nga insekticidet, te mbushur nga mocalet e vjetra dhe te reja te politikes pertej asgjeje. Ethet e malaries, thone te vjetrit, shkaktohen nga parazite te gjinise plasmodium e qe i shfaqen njeriut nga pickimi i mushkonjave te gjinise Anofelis. Ethja zgjat disa ore dhe bie me djersitje te shumta, per tu rikthyer diten e trete ose te kater, por ajo mund te mbetet e larte per shume dite. Keto lloj mushkonjash po te zune, nuk te leshojne edhe sikur te nderrohet sistemi... politiko-shoqeror!

Ne shqiptaret, serish nuk e patem fatin kete here te "nderrojme sistemin", edhe pse ate na e kerkuan me ngulm disa politikane dhe gazetare malariket, si fjala vjen Ymeri (Baze) dhe Edi (Rama). A nuk i keni pare gjate ketyre diteve kur dalin ne TV-te e tyre, se si kullojne djerse dhe dridhen nga ethet e sterzgjatura? Keto te dy figura edhe pse sot eshte data 19 Korrik 2009, vazhdojne te ngushellojne njeri tjetrin se: "Berisha nuk i ka fituar zgjedhjet e 28 qershorit"! Jane keto portatore malaria Anofel qe edhe pse jane banore te infektuar, akoma se kane kuptuar se me politikanet ndodh njelloj si me banoret e vendeve malarike; ose vdesin te rinj ose i zene te njeqind vjetet ne drejtim. A nuk po ndodh keshtu me ne ne kete vend o politikane te rinj te pickuar e infektuar nga malaria? Tashme s'ka doktor t'ju sheroje ne kete vend. Sigurisht, larg qofte nuk po ju kerkon njeri t'ju ndodh hataja, por edhe keshtu te semure ne ethe, radikale dhe ekstremiste pa fund s'ju duron me njeri ne kete vend. Koha dhe vitet i ndryshon reputacionet. Ju nuk jeni me ato te djeshmit, qe ju mbanin nen sqetull shefat. Ndofta, era e sqetulles, nga ju dolet, i mblodhi mushkonjat qe ju pickuan ju o te semure kronike. Sot, pas betejes se humbur, me plot gojen mund te quheni vetem "prijesa te deshtuar te nje sekti revolucionar". Nga mesazhet tuaja politike apo nga ato me SMS, vendi vetem qedere ka sot e me tutje. Qeveri teknike- thoni ju ne deshperim e siper. Te bashkohen ne nje koalicion taktik humbesish dhe fituesish, vetem se Ju, ju ka kapur alarmi i humbesit, dhe i borxhliut njeheresh!? Mirepo, koalicionet kunder fituesve legjitim kane ardhur zakonisht vetem ne fund te nje vargu te gjate tradhtish. A nuk ka ndodhur keshtu me ju o tradhtare te perjetshem. Nuk i tradhtuat ju para do kohesh, Nanon, Berishen, Meten, apo edhe... Violeten e Teatrit Popullor, kur i kujtuat edhe mbathjet e varura ne tel etj, vetem pse nuk ju erdhen sipas arsyes tuaj pirate? Njerezit me te rrezikshem jane ata qe besojne se kane epersi morale dhe qe ua mohojne kete atribut kundershtareve te tyre. Ne renditjen e vlerave tuaja deri me sot ne vend te pare eshte vetem paraja dhe pushteti, ndaj edhe humbet. Prandaj edhe duhet te terhiqeni shpejt, perndryshe vetem karantina ju pret.

Per semundje te tilla, ne mungese te shtrimit ne spitale apo dispanseri doktori rekomandon si profilaksi, izolimin, larjen e herepashershme, qethjen tulle dhe sperkatjen e vazhdueshme me DDT. Disa nga keto rekomandime ju i keni zbatuar edhe me iniciative, si p.sh, qethjen zero. Ju mbetet vetem sperkatja me DDT dhe izolimi. Te shkuara ne zgjedhjet e ardhshme.


Te Tjera nga rubrika