Kazinote, zbulohet skema e mashtrimit
E Diele, 19 Korrik 2009
Rozeta Rapushi
Vertetohet se kazinote kryesore ne vend, Regency Kazino sh.a, Rozafa Palace, Simban sh.a, etj, jo vetem shkelnin ligjin, por edhe abuzonin me marzhin e fitimit i caktuar me ligj per klientet. Nga kontrolli i ushtruar ne zbatim te ligjit per kazinote, nga specialistet e Ministrise se Financave, rezultoi se makinat jane jashte standardeve dhe u mundesojne organizatoreve te lojerave te percaktojne marxhe shume te uleta te fitimit per te gjithe ata qe luajne. Ne nje kohe kur ne ligjin per lojerat e fatit, percaktohet se jo me pak se 50 per qind e xhiros duhet te perfitohet nga lojtaret. Nje manover e tille, u ka mundesuar organizatoreve te ketyre lojerave te kene fitime te medha, duke rrenuar xhepat e shqiptareve. Ministria e Financave konfiskoi diten e djeshme 125 aparate te lojerave te fatit, ne disa kazino kryesore ne vend. Pergjegjesi i sektorit te Kontrollit per lojerat e fatit ne Ministrine e Financave, Redian Kristo, tha dje se nga kontrolli i kryer rezulton se ne Shoqerite Regency Kazino sh.a, Rozafa Palace, Fito sh.a, Simban sh. a Tirana Elektronik, Everest, Xhoi co 21 dhe te tjere, u konstatuan lojera elektronike te cilat nuk plotesojne standardet e kerkuara nga ligji. "Keto makina, lejojne qe organizatoret e lojerave te fatit te nxjerrin fitime abuzive ne kurriz te lojtareve apo klienteve", u shpreh Kristo. Per kete arsye, ne zbatim te ligjit, ne tre ditet e fundit u moren masa administrative. Sipas Kristos, u konfiskuan 125 aparate te cilat nuk i plotesonin standardet, 45 prej te cilave ne shoqeri te licencuara per ushtrim aktiviteti lojera fati, si Fito sh. a Intertronik, Everest sh. a, Xhoi co 21, Rozafa Palace. Ne reagimin e Ministrise se Financave, permendet edhe problemet e hasura gjate konfiskimit te aparaturave qe u rrembenin padrejtesisht parate klienteve. "Gjate konfiskimit te makinave te Rozafa Palace, u haser pengime antiligjore dhe situata u zgjidh vetem me nderhyrjen energjike te forcave te rendit", permend Kriso. Po keshtu, 80 lojra te tjera elektronike u konfiskuan ne subjekte te paregjistruara. Nder masat e tjera administrative te marra ne zbatim te legjislacionit per lojerat e fatit, u bllokua dhe aktiviteti i 75 lojerave elektronike ne ambientet e Regency Kazino. Njesia mbikeqyrese e lojerave te fatit, nisi pak dite me pare nje aksion te gjere ne shkalle vendi, per bllokimin dhe me pas shkaterrimin e makinerive te padeklaruara apo e nuk permbushin standardet. Makinerite elektronike qe u shkaterruan, u sekuestruan ne Tirane edhe ne Shkoder.
Tabele
Kompanite qe abuzonin me lojerat e fatit
Regency Kazino, sh. a
Rozafa Palace
Fito sh. a
Simban sh. a Tirana Elektronik
Everest
Xhoi co 21
Konfiskohen, 125 aparate qe nuk plotesonin standardet
Detaj
Perballja
Specialistet e mbikeqyrjes se lojerave te fatit, pohuan se hasen edhe pengime antiligjore nga ana e organizatoreve te lojerave te fatit, gjate konfiskimit te aparaturave ne Rozafa Palace, ku situata u zgjidh vetem nga nderhyrja e forcave te rendit.