PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 
Abuzimi, shteti bllokon

Abuzimi, shteti bllokon "Regency Casino"


E Shtune, 18 Korrik 2009

Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te fatit, gjate nje aksioni ka bllokuar mesditen e djeshme, kazinone e vetme ne Shqiperi, Regency Casino, prane kompleksit Tajvan ne kryeqytet. Mungesa e certifikimit dhe permbushjes se standardeve te reja, per keto lojera, qe cenojne portofolin e lojtareve qe marrin pjese ne to, kane detyruar inspektoret e njesise se mbikeqyrjes se lojerave te fatit te plotesojne procesverbalet dhe te rrethojne me shirita te kuq 75 makineri elektronike te kesaj kazinoje, duke i nxjerre keshtu ato perfundimisht nga perdorimi.

Specialiste nga kjo njesi mbikeqyrese, duke folur dje per tv Klan, sqaruan se ne 15 korrik te ketij viti, skadoi edhe afati gjashte mujor gjate te cilit sipas ligjit te ri per kete lloj aktiviteti, duhej te perfundonte certifikimi i te gjitha makinerive elektronike ne kazino apo ne sallat e lojerave te fatit ne te gjithe vendin.

Por aktualisht jane certifikuar vetem 3 mije makineri elektronike, nderkohe qe ne te gjithe vendin, ka rreth 6 mije te tilla. Pra gjysma e makinerive elektronike ekzistuese eshte jashte parametrave te kerkuara dhe me ligj, duhet te dalin nga qarkullimi. Per kete qellim njesia mbikeqyrese e lojerave te fatit ka nisur nje aksion te gjere ne shkalle vendi, per bllokimin dhe me pas shkaterrimin e makinerive te padeklaruara apo qe nuk permbushin standardet.

Makinerite elektronike qe u shkaterruan, ishin sekuestruar vetem dy ditet e fundit ne Tirane dhe Shkoder. Specialistet e njesise mbikeqyrese sqarojne se certifikimi i makinerive elektronike ka te beje me nje sere kushtesh teknike, te cilat mbi te gjitha i ofrojne lojtarit mbrojte maksimale, ndaj cdo forme te abuzivizmit nga pronari i makinerive.

Kazinoja tek kompleksi "Tajvan", e "Hayat Regency", eshte hapur per here te pare, me 12 dhjetor te vitit 2005. Licencen, kazinoja e vetme ne vend, e mori nga qeveria socialiste e Fatos Nanos por ky vendim u perball me kundershti te forta nga nje numer organizatash joqeveritare. Ne ate kohe, kazinoja bleu per nje shume te konsiderueshme te perditshmen "Tema" dhe me pas, disa muaj me vone, ia riktheu botuesit te saj.



Afatet

Me 15 korrik te ketij viti, skadoi edhe afati gjashte mujor gjate te cilit sipas ligjit te ri per kete lloj aktiviteti, duhej te perfundonte certifikimi i te gjitha makinerive elektronike ne kazino apo ne sallat e lojerave te fatit ne te gjithe vendin






Te Tjera nga rubrika