PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

BOZDO: TEC-i i ri, me parametra evropiane


E Premte, 17 Korrik 2009

"Efekti i ndertimit te nje TEC-i, eshte nje kontribuues i paperfillshem ne krahasim me masakren urbane, te pakthyeshme, me te cilen eshte perballur Tirana. Dhe per kete, pergjegjesi i vetem eshte Edi Rama" -tha zv/ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Eno Bozdo. Ai vuri ne dukje se, miratimi i nje masterplani e ben transparent te gjithe procesin e ndertimit te parkut, e ben te prekshme dhe te verifikueshme per qytetaret. "Por,- tha Bozdo,- me lejoni t`i kujtoj z.Rama se Tirana, ka 9 vjet pa nje masterplan dhe se ndertimet e diktuara nga klani i tij, e kane betonizuar kryeqytetin, i kane hequr atij mijera m2 gjelberim, kane rritur ndotjen dhe reduktuar ndjeshem cilesine e jetes ne Tirane. "Ne kete kontekst, vijoi Bozdo, kemi detyrimin publik per te qartesuar qendrimin tone ne lidhje me projektin per ngritjen e parkut energjetik i cili daton ne vitin 2003, pra eshte nje projekt te cilin "METE" e ka marre dhe zhvilluar ne baze te problematikes dhe zhvillimit te sektorit energjetik. "Ne te gjitha vendet e BE-se,- theksoi ai- sot ka parqe energjetike te cilat bazohen ne shfrytezimin e karbonit, me perjashtim te Shqiperise". Por nenvizoi Bozdo, edhe ne se do te kete nje TEC per t'u ndertuar ne kete park, ju sigurojme se ai do te ndertohet brenda te gjitha parametrave mjedisore qe kerkon BE dhe qe aplikohen sot, nga te gjithe fqinjet tane si Italia, Greqia etj.
























Te Tjera nga rubrika