PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Buxheti, shpenzohen 50 % e investimeve te parashikuara deri ne qershor


E Premte, 17 Korrik 2009

Blerina Hoxha

Me gjithe krizen ekonomike globale dhe situaten zgjedhore, buxheti i shtetit ne 6 mujorin e pare ka shfaqur imunitet. Zyrtaret ne Ministrine e Financave njoftojne se, treguesit ne te ardhura dhe shpenzime, kane pasur ecuri pozitive. Nga 95 miliarde leke qe ishin parashikuar ne buxhetin e vitit 2009 per investime, deri ne fund te muajit qershor jane shpenzuar 46 miliarde leke. Ndersa ne fund te gjashtemujorit, ne teresi jane mbledhur 94% te te ardhurave, ose ndryshe ekzistojne 6 miliarde leke, mosrealizim nga tatimet dhe doganat. Deficiti 6 miliarde leke eshte shkaktuar kryesisht ne dogana, shpjegojne zyrtaret e financave, pasi sipas tyre per shkak te krizes ekonomia ka pasur nje renie te volumit tregtar, kryesisht importeve. Gjithashtu ndikim negativ ne te ardhurat doganore, ka pasur edhe renia e cmimeve te lendeve te para ne tregun nderkombetar. Kornizat e cmimeve ne tregun nderkombetar gjate pjeses se pare te vitit, tregojne per nje renie te cmimeve, sidomos te mallrave me peshe ne import sic jane karburantet, dritherat dhe materialet e ndertimit, qe ka qene jashtezakonisht e madhe, shpesh here mbi 50 % krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Per sa i takon krahasimeve ne raport me vitin 2008, buxheti 2009 ka rezultuar me nje tejkalim te ardhurave ne krahasim me gjashtemujorin e pare 2009. Ne krahasim me nje vit me pare, te gjitha te ardhurat kane nje tejkalim me perjashtim te Tatimit mbi Fitimin dhe takses doganore, sqarojne zyrtaret ne Ministrine e Financave. Nga ana tjeter ndryshe nga vitet e tjera, shpenzimet kane nje permiresim ne pershpejtimin e ritmit te realizimit te tyre. Nga 97 % qe eshte realizimi i te ardhurave, shpenzimet ne total jane 96 %. Ajo vlen per t'u permendur, sipas zyrtareve te financave eshte fakti se ndersa per shpenzimet korente eshte realizuar 92 % e programit, shpenzimet per investime publike jane pershpejtuar dhe kane shkuar rreth 110 % e programit buxhetor te ketij viti. Si rezultat i kesaj situate, i ndjekjes se nje ritmi te programuar te te ardhurave, i nje ritmi pozitiv ne realizimin e shpenzimeve, deficiti buxhetor eshte mbajtur nen kontroll.




Te Tjera nga rubrika