PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Nxitje me viza per Ballkanin

Nga Neil MacDonald*
E Premte, 17 Korrik 2009

Qytetaret e Serbise, Maqedonise, dhe Mali te Zi, ne baze te rekomandimeve te miratuara nga Komisioni Evropian, do te udhetojne ne shumicen e vendeve te Evropes qe nga fillimi i vitit te ardhshem, pa pasur nevoje per viza. Kete mase, Komisioni e mori si nje nxitje per rajonin juglindor, qe eshte i ndjeshem etnikisht, te cilit blloku 27- shtetesh i ka premtuar anetaresim eventual ne Bashkimin Evropian. Zhak Baro, Komisionari per Dejtesi dhe Pune te Brendshme ne BE, ka thene se "ky eshte moment historik ne marredheniet e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor". Vendimi pritet te aprovohet nga vendet anetare te BE-se, si dhe nga Parlamenti Evropian deri ne fund te vitit, ne menyre qe t'u jepet fund pritjeve te gjata ne radhe per te marre viza ne ambasadat perendimore ne Beograd, Shkup dhe Podgorice. "Heqja e vizave ishte pritur me shpresa te medha ne Ballkanin Perendimor", thote mes tjerash Baro. Por, ky lajm i mire per tri ish-republikat jugosllave, me rreth 10 milione banore, mund t'i rrise pabarazite rajonale. Bosnja e Hercegovina, Shqiperia dhe Kosova, tash per tash jane lene pas. "Kosova nuk i ploteson kushtet per shkak te shqetesimeve te sigurise" ka thene Oli Ren, Komisionari per Zgjerim ne Bashkimin Evropian. Sipas tij Kosova nen rezoluten 1244, nuk eshte pjese e dialogut aktual per liberalizimin e vizave. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina thjesht deshtuan te levizin shpejte ne dhenien e pasaportave biometrike, ne menyre qe edhe keto vende t'i bashkohen "listes se bardhe Shengen", nga 1 Janari i vitit te ardhshem. "Ne qofte se plotesohen te gjitha kushtet, Komisioni mund te beje nje propozim te ri, i cili do te perfshije ato vende nga mesi i vitit 2010," tha Oli Ren. Megjithate, te gjelbrit ne Parlamentin Evropian mund t'i shtrojne verejtjet per penalizimin e boshnjakeve, grup ky qe me se shumti vuajti ne shkaterrimin e pergjakshem te Jugosllavise ne vitet e 90-ta. Boshnjaket myslimane ne mase te madhe i fajesojne serbet per ngadalesimin e reformave. Kryeministri i Bosnjes, Nikola Spiric, i cili i takon komunitet serb, ka bere te ditur se pasaportat e reja biometrike do te fillojne te leshohen nga 1 Janari i vitit te ardhshem. Se bashku me pasaportat biometrike dhe menaxhimin e kufijve, negociatat per liberalizimin e vizave u perqendruan edhe ne respektimin per te drejtat themelore, luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Serbia dhe Mali i Zi ende do duhet t'i plotesojne kushtet e metejshme ne muajt e ardhshem. Zona Shengen perfshin 22 vende te BE-se se bashku me Norvegjine, Islanden dhe Zvicren. Pese anetaret e BE-se, Britania, Irlanda, Rumania, Bullgaria dhe Qipro nuk jane te perfshira. Diplomatet thone se skema per liberalizim ka mbeshtetje te gjere ne mesin e 27 anetareve te BE-se, te cilat formalisht do ta miratojne marreveshjen ne muajin tetor, megjithe rezervat fillestare te Holandes per Serbine dhe te Greqise ne lidhje me mospajtimin per emer me Maqedonine.

* "Financial Times"


Te Tjera nga rubrika