Interesante dhe premtues
Nga Isidor Koti
E Enjte, 16 Korrik 2009
Me kete vleresim e hapi zyrtarisht legjislaturen e re, pas zgjedhjeve qe u zhvilluan per Parlamentin Evropian, ish-kryeministri i Polonise, aktualisht Presidenti i ri i ketij parlamenti, Jerzy Buzek. Deklarata shpresedhenese e kreut me te larte te ketij institucioni evropian u adresua per shtetet e Ballkanit Perendimor, ku ben pjese edhe vendi yne. Sipas tij, situata ne Ballkan eshte shume interesante dhe premtuese, pavaresisht se kjo zone ka qene nje pjese e veshtire dhe eksplozive e Evropes. Ne thelb te kesaj deklarate ndihet optimizmi i Evropes per ato vende ku nuk ka me tension dhe po perpiqen seriozisht te behen pjese e BE-se. Ky eshte nje lajm per te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise qe tregon interesin e Evropes per zgjerimin politik te ne kuader te prosperitetit, duke e kthyer ne nje fuqi te vertete thithese brenda interesave te perbashketa.
Pra, ne kete menyre, nenkuptohet qe procesi i integrimit ne familjen evropiane nuk eshte vetem ne favorin e Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor, port e te gjitha paleve. Megjithese ekziston presioni brenda strukturave te BE-se per te ulur ritmin e zgjerimin, tashme ai duket i pandalshem. Duke e pare kete situate ne kontekstin shqiptar, disa nga standardet e shumeperfolura nga te gjithe po ravijezohen. Eshte bere e prekshme permbushja e objektivave politike, te demonstruara me zgjedhjet e 28 qershorit, institucionet duken me te angazhuara se kurre per te zbatuar ligjin dhe te shfaqin transparence publike, niveli i korrupsioni eshte me i ulet se vite me pare, sistemi gjyqesor eshte vene ne balle te reformave dhe pritet vetem te duken rezultatet. Nje prej dukurive qe na ben te ndihemi me te qortuar eshte ceshtja e administrates, largimi nga puna e qindra nepunesve, te cilet me targetin e tyre politik, vijne e ikin sipas nepotizmit e preferencave politike. Kjo eshte nje pike qe pritet te provohet seriozisht ne kete mandate qeverises te se djathtes dhe nese do te kete rezultate pozitive do te jete nje gur me shume ne "kalane shqiptare' drejt integrimit evropian.
Ajo cka pritet pa durim nga shqiptaret eshte pikerisht levizja e lire drejt Evropes, gje qe presupozon nje treg me te madh pune, nje treg qe do te krijonte mundesine e levizjes se lire te punetoreve shqiptare, eksportimin e produkteve "Made in Albania", investime dhe sipermarrje te perbashketa nga biznesi nderkombetar ne vendin tone. Te gjitha keto do te shenjonin nje rast te shkelqyer te rritjes ekonomike te vendit tone dhe nje rritje te cilesise se jeteses. Ne kete kuader ka nje problem qe eshte evidentuar edhe nga nderkombetaret ne lidhje me kete proces. Ne fakt, ne kujtojme se do perfitojme vetem hapjen e kufijve dhe levizjen e lire, aq shume te cmuar dhe te mohuar prej dekadash. Ajo qe ne te vertete na ben interesante dhe premtues eshte perqafimi i vlerave te demokracise i bazuar ne ligje dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Qe do te thote se integrimi per ne BE nuk realizohet vetem nga qeveria apo nga Ministria e Integrimit, por nga cdo shqiptar dhe te gjithe aktoret me influence ne shoqerine tone.
Pervec standardeve te tilla si: forcimi i administrates publike dhe gjyqesorit, policia dhe rendi publik, doganat dhe zhvillimi i infrastruktures, arsimi, mjedisi etj, ka rendesi sjellja kultura jone evropiane. Qe do te thote nje kohezion paralel ne zhvillimet e Evropes drejt reduktimit te pabarazive, zhvillimit te ceshtjeve sociale, rritja e arsimit profesional dhe me e rendesishmja mbrojtja e ketij identiteti ne te gjitha aspektet e perfaqesimit.
Shume kritizere jane skeptike dhe c'eshte me e spikatura ne kete histori, jemi vete ne shqiptaret qe nuk kemi shume besim te vetvetja per t'u ngjitur ne keto nivele, te cilat synojme t'i arrijme duke margjinalizuar imazhin e vetvetes. Kreu i ri i Parlamentit Evropian, Busek, brenda optimizmit te tij, theksoi se sjellja e vendeve te Ballkanit Perendimor ka ndryshuar dhe ky proces duhet te vazhdoje pasi eshte shume i rendesishem. Kemi te drejte te ndihemi interesante dhe premtues.