PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Studentet ne Itali, si te legalizojne dokumentet


E Merkure, 15 Korrik 2009

Ambasada Italiane ne Tirane, shpall afatet dhe procedurat per legalizimin e te gjitha dokumenteve nga kandidatet qe kane aplikuar per studime ne universitetet italiane. Pervec kesaj, ambasada ne fjale ka shpjeguar edhe se si te veprohet me keto dokumente, pas mberritjes ne Itali. Ambasada ka verejtur se kandidatet qe duan te legalizojne dokumentet per qellime studimi, jane te perjashtuar nga taksat apo tarifat e cdo lloji.

Afatet

Ambasada Italiane ne Tirane, u rikujton studenteve shqiptare qe jane regjistruar apo jane ne fazen e regjistrimit ne universitetet italiane se, studentet e huaj qe nuk i perkasin vendeve te Bashkimit Evropian mund te perfitojne sikurse dhe studentet italiane, nga sherbimet per te drejtat e studimit si: bursa studimi, perjashtimi i plote apo i pjesshem nga taksat dhe tarifat universitare, etj. Sipas Ambasades Italiane, studentet qe jane regjistruar apo jane ne fazen e regjistrimit prane universiteteve italiane, te cilet banojne ne qytetet me perkatesi territoriale te Ambasades Italiane ne Tirane dhe kerkojne te legalizojne dokumentet e nevojshme per perfitimin e burses se studimit apo perjashtimin nga taksat dhe tarifat universitare, mund te caktojne nje takim prane Zyres se Legalizimeve te kesaj Ambasade, duke telefonuar ne numrin 0900 404 3000 nese telefonojne nga nje numer fiks dhe ne numrin 0900 404 4000 nese telefonojne nga telefon fiks apo celular. Te interesuarit do te priten me perparesi, prej dites se hene date 3 gusht 2009, deri diten e premte date 14 gusht 2009.

Procedurat

Ambasada Italiane rikujton se te gjitha dokumentet e legalizuara per arsye studimi, jane falas. Gjithashtu ky institucion ka vene ne dukje se te gjithe studentet tashme te regjistruar, krahas dokumenteve per legalizim, jane te detyruar te paraqesin domosdoshmerish edhe vertetimin e regjistrimit ne universitet per vitin akademik 2009 - 2010. Pasi te kene mberritur ne Itali, studentet mund te paraqesin dokumentet e legalizuara prane zyrave kompetente te universiteteve italiane, ne te cilat jane regjistruar, per te mundesuar keshtu perfitimin e sherbimeve per te drejtat e studimit (sikurse bursa studimi, perjashtim i plote apo i pjesshem nga taksat apo tarifat universitare, etj). Te gjitha njoftimet si dhe afatet perkatese, jane te botuara ne faqen e internetit te Ministrise se Arsimit, Universiteteve dhe Kerkimit (www.miur.it ne nenndarjen "studenti e diritto allo studio") si dhe ne faqet e internetit te cdo universiteti.





18

Vjec

Mosha limit e studenteve, qe mund te aplikojne vete per studime ne Itali. Pervec dokumentacionit te kerkuar bashke me kerkesen per vize, duhet te bashkengjisin edhe nje certifikate familjare, te perkthyer dhe te legalizuar, si dhe deklaraten noteriale per aprovim te prinderve, mbi qendrimin ne Itali.



16

Korrik

Dita kur studentet e perzgjedhur mund t'i drejtohen agjencise me te afert te "Albanian Courier-Union Net", e cila pa asnje pagese do te merret me dergimin ne Ambasaden Italiane ne Tirane, te dokumentacionit per leshimin e vizes per studim/universitet dhe pasaporten. Ambasada leshon vizat per studim.



Nese mbeten vende bosh, mundesi riaplikimi

Teste te vecanta per disa dege

Per kurset e diplomimit me numer te limituar (arkitektura, mjekesia, odontoiatria, veterinaria, profesionet sanitare, shkencat e formimit primar) pervec provimit te gjuhes, jane parashikuar prova te tjera per t'u kaluar ne lidhje me disiplina te vecanta. Ndersa per rastet kur keto kuota nuk do te plotesohen gjate raundit te pare, do te jete serish e hapur procedura e riaplikimit. Por kesaj radhe edhe me mundesine e nderrimit te programit te studimit nese kandidati e deshiron nje gje te tille vete. Brenda 12 dhjetorit, universitetet do te bejne te ditur nese ka ende vende te lira. Ne kete pike ata qe kane mbetur jashte mund te paraqesin kerkesen per nje kurs tjeter diplomimi, ose per te njejtin kurs, ne nje universitet tjeter. Te rinjte e huaj qe jetojne ne Itali dhe deshirojne te regjistrohen ne universitet, nuk hyjne ne keto kuota, por mund te paraqesin kerkesen e regjistrimit pa limite ne numer, duke ndjekur te njejtat rregulla si dhe italianet.




Te Tjera nga rubrika