PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Autoriteti Kombetar i Ushqimit, fillon funksionimin


E Marte, 14 Korrik 2009

Krijimi dhe venia ne funksionim e Autoritetit Kombetar te Ushqimit (AKU) brenda muajit, si nje nga sfidat per integrimin e Shqiperise ne BE, pritet te rrise sigurine dhe cilesine e produkteve ushqimore ne tregjet e vendit. Burime nga Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes, Valbona Paluka, tha se Autoriteti Kombetar i Ushqimit eshte nje institucion i ri, qe po ngrihet si pjese e ligjit te ri te ushqimit, qe eshte hartuar ne fillim te ketij viti, sipas standardeve te BE-se. Duke nenvizuar se ky institucion, eshte pjese e perpjekjeve te MBUMK-se, per te rritur kontrollin ndaj cilesise dhe sigurise ushqimore, burimet ne Ministri sqarojne se, AKU-ja synon mbajtjen nen kontroll te zinxhirit ushqimor, qe nga faza e prodhimit, tregjet ku tregtohet e deri tek qendrat e perpunimit. Ky organizim, do te nxjerre nga kaosi institucional ku ndodhet aktualisht kontrolli ushqimor. AKU-ja eshte konceptuar te jete nen varesine e Ministrise se Bujqesise dhe krijimi i tij nuk do te thote se do te zbehen strukturat e Ministrise. Ministria do te jete ajo qe ben politikat ne fushen e sigurise ushqimore dhe mbrojtjes se konsumatorit, ndersa autoriteti do te kete me shume rolin e inspektimit dhe kontrollit per ligjshmerine ne kete fushe. Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, ne bashkepunim dhe me ekspertet e huaj, ka pergatitur te gjithe infrastrukturen e nevojshme per ngritjen e venien ne funksionim te AKU-se. "Ne po e ngreme dy vjet para afatit kete autoritet, me qellim qe te pershpejtojme plotesimin e detyrave e standardeve dhe te hapim rrugen, per integrimin e Shqiperise ne BE", u shprehen ekspertet e bujqesise.








Te Tjera nga rubrika