Sondazhet ne Bizant
Nga Shkelzen Maliqi
E Marte, 14 Korrik 2009
Per exit-pollin e Qendres per Studime Humanistike "Gani Bobi' te realizuar ne TV Klan me 28 qershor, korrespodenti dhe komentuesi i "Kohes ditore" Augustin Palokaj tha se ishte hic me pak se "huqje historike". Per me shume, e cilesoi si nje lloj komprometimi te Kosoves dhe te emrit te Gani Bobit nder shqiptaret. Te ky konstatim i "huqjes historike" ai mbeti edhe pas sqarimit te Qendres "Gani Bobi", ku argumentohej per nje sere kontradiktash dhe perfundimesh jologjike ne artikullin e Palokajt.
Qasja ndaj sondazheve e Palokajt eshte e gabuar.
Sondazhet nuk kane te bejne asgje me histori. Jane hulumtime te aplikuara sociale qe kane kuptim dhe "mandat" tejet te kufizuar ne krahasim me objektin qe studiohet.
Sondazhet behen per dy qellime, qe te kuptohet paraprakisht disponimi i elektoratit per konceptimin e fushatave te partive, te shihet nese jane ne rrugen e drejte dhe nese kane gjasa qe te korrigjohen dhe permiresojne oferten dhe ndikimin. Vlera parashikuese e sondazheve eshte zakonisht orientuese ose aspiruese, dhe jo absolute.
Qellimi i dyte i sondazheve eshte ai i kenaqjes se kersherise se opinionit, qe zakonisht ndermjetesohet nga shtypi dhe sidomos mediumet elektronike. Exit-pollet jane projekte mediatike qe mbushin kohen e zbrazet derisa nuk fillon numerimi i votave me parashikime te rezultatit, dhe ato menjehere bien ne harrese qe nga momenti kur fillon zbardha e numrave reale te votes. Te qelluarit dhe huqja mbeten faktor te dores se dyte. "Gani Bobi" me 2005 e qelloi, me 2009 jo - kjo eshte e tera! Ne te vertete, mbase eshte mire qe kesaj here ndodhi huqja, sepse kjo relativizon rendesine e sondazheve; ato jane te dobishme, por me to nuk fitohen e as humben zgjedhjet.
Duhet te jesh pak i krisur qe te besosh se me sondazhet kapet dhe sundohet e ardhmja, duke kuptuar rrjedhen e proceseve, duke ndryshuar kahjen e fatit, ose duke e pergatitur veten qe te rreshtohesh me fituesit, dhe jo me humbesit.
Ne sondazhet ne Shqiperi eshte qasur dhe anketuar zakonisht cdo i dymijti votues, cka do te thote se 1 i anketuar perfaqeson 2000 veta qe jetojne ne lagjen ose zonen ku banon dhe voton i anketuari! Nuk dua tash te thellohem ne teorite dhe praktikat e kampionimit, ose te ndertimit te mostrave, qe zakonisht japin rezultate te kenaqshme me margjinat e gabimit qe nuk jane te medha, e shpesh jane te perputhshme me disponimin real, por edhe mund te dalin si "huqje" te medha. Pos gabimit ne kampionim dhe joprofesionalizmit ne realizmin e anketave, eshte edhe nje faktor tjeter shume i rendesishem qe kushtezon saktesine e tyre. Ky eshte faktori i sinqeritetit te te anketuarve, nese ata e tregojne drejt se per cilin subjekt do te votojne diten e zgjedhjeve. Shume shpesh sondazhet nuk kane dale te sakta ngase nje pjese e te anketuarve jo vetem se e kane fshehur voten, por edhe e kane genjyer intervistuesin.
Javen qe shkoi, ne Tirane me ndali ne rruge nje njeri dhe me tha: "Zoti Maliqi, une jam njeri nga ata te anketuar ne exit-pollin e 'Gani Bobit'. Jam nga Durresi, dhe kur me pyeten se per ke votova, u thashe se votova per PD-ne, nderkaq qe ne te vertete ia kisha dhene voten LSI-se!". Une jam i bindur se kesaj here ne Shqiperi ka ndodhur ky fenomen, sidomos ne qarqet e Shqiperise se mesme, ku nje pjese e elektoratit te majte, jo vetem qe nuk e ka deklaruar hapur preferencen e tyre, por edhe ka genjyer.
Disa analiste kete e kane cilesuar si sjellje bizantine e votuesve te majte, duke u futur ne spekulime karakterologjike dhe per me shume edhe paragjykime rreth kombetarizimit te ketyre "bizantineve", sikur ata jane mish i eger ne trupin e shqiptarise se shendoshe.
Mendoj se keto jane teprime dhe huqje me shume se historike ne nje agjende antipluraliste te diabolizmit te diversiteteve qe ekzistojne objektivisht ne boten shqiptare. Sipas nje kalkulimi te thjeshte, ka mjaftuar qe ne mes te 100 te anketuarve, te genjejne vetem dy veta, dhe tre a kater te tjere te fshehin voten e tyre, qe te permbyset skema e cdo parashikimi qe favorizonte PD-ne. Ne e kemi konsideruar kete mundesi, dhe ne disa raste e kemi kalkuluar ne rezultatet qe publikonim, por si duket e neglizhuam permasen e josinqeritetit.
Formula e permbysjes eshte kjo: ne sondazhet, jo vetem te "Gani Bobit", kemi pas rezultate kesisoj, qe prej 100 te anketuarve p.sh. 39 kane thene se do te votojne per PD-ne, 35 per PS-ne, 3 per LSI-ne, 6 per parti tjera dhe 17 kane thene se nuk do te votojne, ose jane te papercaktuar. Tek raporti kryesor PD-PS, nese tani fusim faktorin e josinqeritetit, dy genjeshtare te supozuar e permbysin raportin e deklaruar PD 39 - PS 35 ne barazim PD 37-PS 37! Dhe kur llogariten edhe te padeklaruarit, qe qellimisht fshehin voten e tyre, atehere permbysen edhe skemat ku PD ne sondazhet udhehiqte edhe me 6 e me shume vota diference. P.sh. nese deklarimi ka qene PD 39 - PS 33, genjeshtaret e kane zbritur PD-ne ne 37, kurse PS eshte rritur ne 35, nderkaq dy te heshtur e kane cuar ne barazim, 37 me 37, ose edhe ne avancim nese kane qene 3 te tille, qe eshte shume afer asaj cka ndodhi realisht ne zgjedhjet e 28 qershorit, ku PS-ja doli e para si parti, kurse PD-ja avancoi dhe fitoi zgjedhjet - fal koalicionit me me shume subjekte politike.
Kuptohet, ne qe bejme sondazhe duhet te llogarisim edhe ne kete faktor, por anketuesit tane nuk i mbajne me vete detektoret e genjeshtres, dhe ky eshte nje rrezik qe kercenon cdo sondazh, jo vetem ne Shqiperi. Heren e fundit, kur kane deshtuar sondazhet ne Amerike, ka qene gara e Bushit me Kerin, ku ketij te dytit i jepej perparesia edhe per 3 per qind, kurse ai humbi zgjedhjet. Nje kategori njerezish te te djathtes, pasi qe Bushi kishte humbur shume nga prestigji, publikisht deklaronin se jane kunder tij, por tek kutia ia dhane voten atij. "Bizantinet" shqiptare nuk e kane mashtruar vetem Qendren "Gani Bobi", por edhe Zogby International amerikan (Top Channel) dhe IPR Marketingun italian (Ora News), te cilet ne exit-polle dhane rezultate thuajse te njejta si "Gani Bobi". Nese kemi parasysh kete perputhshmeri te tre exit-polleve, mund te konstatojme se ato kane pasqyruar sakte ate qe kane deklaruar te intervistuarit, por me gjithe genjeshtrat e "bizantineve", qe i beri te paperputhshme me votat e numeruara.
Megjithate, ne pergjithesi, sondazhet e "Gani Bobit" kane qene me te sakta se ato te Zogby International ne parashikimin e tendences se votes, sepse ne kontinuitet parashihnin fitoren e PD-se, nderkaq qe Zogby kishte parapare fillimisht fitoren bindese te PS-se, pastaj u korrigjua ne favor te PD-se. Jane dy arsye kryesore pse genjen "bizantinet" e PS-se. E para, eshte frika se po kontrollohen dhe mund te humbnin punen ne institucionet shteterore dhe publike, ne rrethanat kur mediat me shumice te kontrolluara nga e majta, benin propaganden se Sali Berisha, nese mbetet ne pushtet, do te vazhdoje me largimin nga postet dhe puna te perkrahesve te PS-se. Kategoria e dyte jane ata qe nuk kane dashur te deklarojne publikisht voten kunder PD-se dhe Sali Berishes, por kane paragjykime ndaj "malokerise" se doktorit dhe ne pergjithesi pushtetit te "verioreve".