PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Synimet dhe sfidat e koalicionit Berisha-Meta

Ani Ruci
E Marte, 14 Korrik 2009

Ne prag te formimit te qeverise se re te Tiranes, Sali Berisha, kryeministri ne detyre dhe pas gjithe gjasash edhe i ardhshmi, u premton qytetareve te Shqiperise se kater vitet e mandatit te dyte qeverises, do te jene me produktivet ne gjithe karrieren e tij politike. Ne kete karriere thuajse 20-vjecare sukseset e tij i perkasin kohes kur ai drejtoi qeverine e koalicionit te djathte 2005-2009. Ato lidhen me procesin e integrimit euro-atlantik te Shqiperise. Hyrja ne fuqi e MSA mes Shqiperise dhe BE, aplikimi i per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO ne prill 2009, jane ngjarjet me madhore qe perkuan ne kohe me mandatin e pare te Berishes si kryeminister i te djathtes.

Integrimi evropian, filli i forte qe lidh LSI-ne dhe PD-ne

Integrimi evropian vazhdon te mbetet ylli polar edhe per koalicionin e ri qeverises Berisha-Meta. Ky synim madhor eshte filli i forte qe lidh dhe bashkon programet politike te liberaleve te majte te LSI dhe te djathteve te PD. Kjo sjell ne krye te axhendes qeverisese pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike, si kushti numer nje per heqjen e vizave mes Shqiperise dhe BE per t'u ndjekur nga ngritja e nje infrastrukture te standardeve evropiane. "Levizja e lire eshte nje prioritet madhor. Brenda vitit te pare te ketij mandati qeverises do te realizojme levizjen e lire. Prioriteti i dyte eshte nje infrastrukture moderne qe do ta shnderroje Shqiperine ne nje vend krejtesisht tjeter", - premton kryeministri Berisha.

Por heqja e vizave dhe ndertimi i rrugeve nuk mjaftojne qe Shqiperia te marre pasaporten e BE te enderruar te pakten prej 20 vjetesh. Vendit i duhet vazhdimi i reformave te thella ne drejtesi, shendetesi, administrate, ne ndarjen territoriale te vendit, sistemin e pensioneve, uljen e varferise, zbutjen e polarizimit ekstrem social, sa per te permendur reformat me emergjente. Dhe padyshim reformat ne bujqesi dhe parashikimi i subvencionimit te saj nga shteti.

"Do te ndertoj sistemin me modern te vaditjes, do te financoj cdo dru frutor te mbjelle, jo vetem ullinjte, do lidh cdo fshat me rruge te asfaltuara me qendren e komunes, cdo qender komune do te lidhet me rruge te asfaltuara me akset kombetare," - premton Berisha ne vizionin e qeverise per bujqesine dhe fshatin.

Sfida e bashkepunimit me opoziten

Por pa nje konsensus te gjere politik, pa bashkepunimin me opoziten, veshtire qe keto reforma dhe shnderrime te medha te realizohen. Kete e ka treguar e shkuara e afert dhe e larget e qeverive demokratike, te majta apo te djathta ne Shqiperi. I vetedijshem per kete bashkepunim jetik kryeministri Berisha fton opoziten te bashkepunoje. "I shtrij doren opozites dhe kerkoj bashkepunimin saj qe keto kater vite t'i shnderrojme ne vitet e nje qeverisjeje me efikase ne histori, me transparente, me te kontrolluar nga opozita ne historine e vendit," deklaron Berisha.

Por cfare opozite ka koalicioni i ri qeverises ne parlamentin e dale nga zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit? Analistet e Tiranes e shohin si nje opozite mjaft te forte, cilesore, te afte te luaje rolin e vet edhe pse e perbere vetem nga deputetet socialiste. Gjithsesi kesaj opozite i mungojne perfaqesuesit e partive te vogla te majta, te cilat votimi me sistemin e ri rajonal proporcional i la jashte parlamentit. PBDNJ, qe iu bashkua te majtes dhe kryetari i saj, Vangjel Dule, qe fitoi te vetmin mandat deputeti, nuk e perjashton pjesemarrjen ne qeveri nese Berisha e fton. Nderkohe shumica e deputeteve opozitare socialiste jane te rinj, qe marrin pjese per here te pare ne betejat e pritshme parlamentare. Kryetari i socialisteve, Edi Rama, nuk eshte deputet. Me te Berisha ka bashkepunuar ngushte per ndryshimet kushtetuese qe nxoren nga loja partite e vogla dhe njeherazi ka derdhur per Ramen nje lume me akuza per korrupsion me lejet e ndertimit, qe ai ka dhene si kryetar i Bashkise se Tiranes. Akuzat, si ndodh rendom ne Shqiperi, kane mbetur ne nivelin e luftes politike, pasi nuk jane vertetuar kurre nga Drejtesia.

Lufta kunder korrupsionit, beteje ne vazhdim

Vec sfides se bashkepunimit me opoziten perpara koalicionit te ri qeverises qendron edhe sfida e vazhdimit te luftes kunder korrupsionit. Antikorrupsioni ishte kali i betejes qe solli ne pushtet Berishen, ne veren e vitit 2005, pas tete vitesh opozite. Por disa skandale, me i rendi prej te cileve shperthimi ne mars 2008 i depos se armeve ne fabriken e demontimit ne Gerdec, e kane demtuar imazhin e Berishes per "tolerance zero ndaj korrupsionit." Gerdeci tronditi qeverine e tij, e perplasi me prokurorine por nuk shkatoi renien e saj.

Tani Berisha shfaqet serish i vendosur te luftoje korrupsionin dhe te bashkepunoje ne qeverisje me ish-kundershtarin e fuqishem politik Ilir Meta, i cili kur ishte ne krye te qeverise socialiste, te dale nga zgjedhjet parlamentare te vitit 2001, e coi ish-liderin e opozites se djathte, Berishen, ne polici, per prishje te rendit publik, prej protestave te pernatshme kunder qeverise se atehershme socialiste.

"Raporti im me te nesermen, eshte shume here me i fuqishem sesa me te djeshmen," - thote kryeministri Berisha, ne prag te formimit te qeverise se re. Kjo filozofi pritet te jete udherrefyese edhe ne formimin e kabinetit te ri qeveritar, qe pritet te perfundoje aty nga javet e fundit te gushtit. Sipas deklaratave te Berishes ne mediat e Tiranes qeveria ekzistuese "po punon me kapacitet te plote dhe duhet te perfundoje disa projekte te rendesishme." Pyetja kryesore qe ngrihet ne rrethet politike te Tiranes eshte nese Berisha do te zgjedhe Ilir Meten ne postin e zevendeskryeministrit apo do te preferoje te mos e kete ate si partner ne ekzekutiv dhe t'i ofroje postin me te larte ne legjislativ, ate te kryetarit te Parlamentit. DW


Te Tjera nga rubrika