Pertej Sali Berishes!
Nga Blendi Fevziu
E Diele, 12 Korrik 2009
Sali Berisha, lideri i Partise Demokratike ne pushtet, eshte votebesuar me 28 qershor, per nje mandat tjeter qeverises. Ky eshte i katerti ne 18 vjet, qe partia e tij fiton qe prej dhjetorit te vitit 1990, kur ajo u themelua pas protestave te studenteve kunder komunizmit ne Qytetin Studenti ne Tirane. Mandati i katert per PD-ne, kundrejt tre te fituar nga Partia Socialiste (njeri nen siglen e PPSH-se ne 31 mars 1991), ka brenda tij mjaft fakte interesante: E para, Sali Berisha mbetet sot i vetmi lider i kohes se ndryshimeve antikomuniste ne Evropen Lindore, ende ne pushtet dhe ne politike aktive! Shume prej lidereve te tjere historike dhe tradicionale te Evropes Lindore, jane zhdukur nderkohe nga skena politike, ose nuk i kane rezistuar dot dinamizmit te saj.
E dyta, sipas "The Economist" qe i referohet "Zogby International", Berisha mbetet i mbeshtetur kryesisht nga moshat nen 49 vjec. Sipas Zogby, votuesit nen 35 vjec mbeshtesnin 42% PD dhe 34% PS, megjithese lideri konkurrent, Edi Rama, eshte 20 vjet me i ri se sa Berisha dhe ka nje te shkuar shume me ekstravagante. E njejta statistike mbeshtetet edhe nga kompanite e tjera te sondazheve, qe sqarojne se mbeshtetesit e PD-se jane me te shumte nga mosha 18-49 vjec, kundrejt atyre te PS-se qe marrin revansh nga mosha 49-70 vjec. Pikerisht ata mbi 70 vjec jane mbeshtetesit kryesore te PS-se.
Se treti, Sali Berisha behet personazhi i pare politik qe i rrezon Partise Socialiste tre lidere ne 18 vjet. Me 1992 ai mundi Ramiz Aline, duke e nxjerre nga politika, ne 2005-en Fatos Nanon duke e detyruar te jape doreheqjen, dhe ne 2009-en Edi Ramen qe pritet te beje te njejten gje.
Se katerti, duke dale nga stili i tij tradicional, Berisha ka ndertuar kete here nje koalicion pertej se djathtes, me liderin e LSI-se, Ilir Meta, i njohur dhe i pranuar nga e majta si Kryeministri me i suksesshem i saj ne vitet 1999-2001 dhe si njeriu qe mori nje mandat te dyte rresht per PS-ne ne vitin 2001.
Por karriera politike e Sali Berishes, njeriut qe po shenjon fort historine politike te Shqiperise post komuniste, ka pasur plot ulje dhe ngritje. Ai humbi ne krye te PD-se zgjedhjet e para pluraliste te vitit 1991. Humbi referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994, humbi mundesine per zgjedhje normale ne vitin 1996 dhe ishte President e toleroi firmat piramidale, kur vendi u kolapsua ne vitin 1997, ne nje nga momentet me delikate te historise se Shqiperise, per te cilen ai ka pergjegjesine e tij.
Qe prej 1997, Berisha ka refuzuar te njohe humbjen e PD-se, perfshi edhe ate te vitit 2001, qe e kontestoi per parregullsi dhe trukim.
Por sot, thuajse 20 vjet pas shpalljes se pluralizmit, protagonist i te cilit ishte, Sali Berisha mbetet lideri me i suksesshem politik ne Shqiperi, nje lider tradicional dhe historik, qe ka anetaresuar vendin ne Keshillin e Evropes, ne NATO dhe po e con ate drejt anetaresimit ne BE; qe vijon te mbetet, njeriu me i votuar, edhe sot, kur eshte politikani me karrieren me te gjate dhe me komplekse ne Shqiperi!