PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 4 ) Shiko komentet

"I thoni stop betonizimit te plazheve"

Intervistoi: Fjoralba Shahaj
E Diele, 12 Korrik 2009

Intervista/ Flet per "KJ" Pierre Frustier, shef i departamentit te Komunikacionit ne Universitetin e Nantes, France

Ai jep mesim per komunikimin e organizatave ne Universitetin e Nantes ne France, shef i departamentit te Komunikacionit, ne themelimin e te cilit ka marre pjese; ndersa ka qene per mbi 15 vjet gazetar i specializuar ne menyre te vecante ne turizem. Pierre Frustier ka udhetuar ne mbare boten per te pare vende te ndryshme dhe agjenci te menaxhimi dhe tanime ndodhet ne vendin tone ku jep mesim prane EUFT-se. Eksperienca e tij e gjate ne fushen e komunikimit dhe ate te turizmit, e ben ate te shprehet pozitivisht per ndryshimet e pesuara ne Shqiperi. Megjithate, Pierre Frustier jep keshillat e tij kunder betonizimit te plazheve, krijimit te hapesirave te nevojshme dhe faciliteteve per turistet, qe nga nje biciklete e thjeshte, e deri te varkat me kanoe apo shtepite ne mal. "Vendi juaj i ka te gjitha. Ka nje bukuri te pashoqe, arkeologji, kulture, gastronomi. Ka edhe shume te rinj te talentuar. Mendoj se e vetmja gje qe nuk duhet te ndryshoni eshte gastronomia, gatimet tuaja tradicionale", thote ai.

Nuk eshte hera juaj e pare qe ndodheni ne Shqiperi. Vereni ndryshime te dukshme kesaj radhe?

Eksperienca ne Shqiperi eshte interesante dhe verej zhvillimin qe ka pesuar vendi juaj gjate ketyre viteve. Ne fakt, per here te pare e kam vizituar kete vend ne vitin 1978, ndersa ndodhej nen regjimin komunist, ndersa tani ka shume mundesi per zhvillimin e vendit, si nga ana industriale, ashtu edhe ajo turistike.

Keni pasur mundesi te levizni dhe te vizitoni destinacione turistike ketu?

Nuk eshte se e njoh shume vendin ne fakt. Heren e fundit qe isha ketu, ishte prilli i ketij viti dhe kam ndenjur vetem nje jave. Kohen e kisha shume te kufizuar, ishte me shume e mbushur me mesimdhenien, ndaj mundesite ishin disi te kufizuara per te levizur dhe shetitur larte e poshte vendit. Megjithate, heren qe shkoi une isha ne qytetin e Pogradecit, ishte vertete shume bukur, me pelqeu shume peizazhi i atjeshem, sidomos liqeni. Pashe gjithashtu edhe zhvillimin qe kishte ndodhur ne plazhin e Durresit, ku kishte betonim te papare, qe nuk eshte aspak gje e mire.

Ju keni nje eksperience te gjate ne fushen e turizmit. Sipas jush, cfare duhet te bejne me mire investitoret shqiptare?

Ne krahasim me vendet e tjera, te cilat kane kohe qe merren me zhvillimin e turizmit, disa prej te cilave shume dekada, mund te them se investitoret dhe aktoret e tjere atje, e dine qe ne turizem ka gjera qe duhen dhe gjera qe nuk duhen bere. Nuk jam i sigurt qe ketu ne Shqiperi e kane mesuar kete leksion. Ndertesat pergjate gjithe plazhit te Durresit, nuk jane menyra e duhur per te terhequr turistet e shekullit 21-te. Ata qe e vizitojne kete vend, nuk deshirojne te qendrojne ne dhome dhe pushimet te marrin fund me kaq. Edhe nese dhoma e hotelit eshte mire e arreduar, kjo nuk do te thote qe aty ka luks. Ka shume menyra per ta shprehur luksin dhe cmimet gjithashtu. E gjithe ceshtja qendron ne menaxhimin e asaj qe zoterojme. Mendoj se nje tjeter pike qe duhet menaxhuar mire, jane rruget qe cojne ne hotel nga aeroporti, aktivitetet qe mund te behen nga pushuesit rreth e qark hotelit etj. Po keshtu, oferta qe merr nga informacioni ne dispozicion eshte aktualisht ne Shqiperi ne nivele qe lene mjaft per te deshiruar. Verej se informacioni mund te merret vetem prane recepsionit te hoteleve, ndersa nga ana e tyre, turistet kane nevoje gjate gjithe kohes per asistence dhe informacion, per ate se cfare mund te bejne, cfare mund te zgjedhin te vizitojne, apo edhe cfare mund te hane.



Ne kete drejtim, cfare mund te mesojne per standardet e turizmit studentet te cileve ju u jepni mesim?

Ne duam t'u mesojme studenteve ketu qe te ndertojne nje refleksion ne vitet ne vijim, qe nga menyra sesi te mendojne per turizmin, menyra sesi te menaxhohet zhvillimi i ketij sektori etj. Ne jemi ne vitet e para, kjo gje do te vihet re me vone, ndoshta pas 15 vjetesh. Eshte e rendesishme per studentet qe te dine se suksesi eshte te bashkepunimi edhe me pushtetin lokal, qe siguron rruget, dritat, ujin etj. Njerezit te gjithe duhet te punojne se bashku, qe kur turistet te kerkojne nje windsurf, nje biciklete apo nje makine me qira, keto t'u behen te mundura ne minimumin e kohes.

Bashkepunimi me qeverine dhe pushtetin lokal. Sipas jush, cilat jane veshtiresite ne kete bashkepunim?

Nuk eshte e veshtire vetem ne Shqiperi, e njejta gje ndodh thuajse kudo. Psh., ne France, ne vendin nga une vij, ne pritem deri ne vitin 1997 qe te kishim nje ligj qe sanksiononte pjesemarrjen e popullates ne vendimet qe marrin institucionet. Kjo nuk eshte e lehte per t'u realizuar, por eshte menyra e vetme per te negociuar mes qytetareve dhe pushtetit. Ama, eshte e rendesishme qe te arrijme ne kete pike, sepse zhvillimi i turizmit eshte i veshtire pa popullaten, pasi nese qytetaret nuk bien dakord me nje vendim, nje dite ndoshta do te kete probleme. Bashkepunimi duhet te nise qe nga oferta qe qytetaret e thjeshte kane per produktin dhe zhvillimin e turizmit. Psh., mund te marrim rastin e nje bukepjekesi, i cili gjate pasdites do te dije me se te merret e cfare te prodhoje, sepse e njeh oferten e restoranteve te zones. Kjo vjen nga bashkepunimi, apo jo?

Cfare spikat me shume ne Shqiperi. Perse turistet duhet te zgjedhin te vizitojne kete destinacion?

Shqiperia ka dy burime te rendesishme, natyren dhe njerezit. Eshte nje vend i bukur per t'u vizituar. Nje gje qe duhet theksuar eshte padyshim arkeologjia, pra historia juaj, pa lene menjane kulturen dhe sidomos gastronomine. Kjo e fundit nuk duhet ndryshuar absolutisht, sepse cdo turist kerkon te provoje pijet dhe ushqimet karakteristike kur viziton nje vend.

Keni ndonje keshille per biznesmenet vendas dhe ata qe vendosin te investojne ne kete vend?

Keshilla ime per investitoret eshte te kujdesen per Shqiperine, ta duan ate, mjedisin dhe gastronomine. Duhet te jeni te ndergjegjshem se ju keni nje dhurate te madhe; natyren e bukur, qe nga plazhet, malet, pyjet etj

Po detyrat qe i shtrohen qeverise, cilat jane?

Qeveria duhet te marre parasysh se turizmi eshte nje faktor i rendesishem zhvillimi. Zhvillimi i turizmit duhet te behet kryesisht nese qeveritaret qe miratojne ligje, kujdesen per ambientin, per te parandaluar demet, per te mos lejuar ndertimin e ndertesave, duke dhene lehtesi per vizitoret, ne menyre qe ata te mund te shkojne ku te duan. Nese turisti qe mberrin ne Shqiperi shkon ne zonen jugore, si ne Sarande dhe Vlore, kjo nuk eshte me e mira e mundshme. Ai duhet te kete mundesi te zgjedhe edhe malet, apo argetime si shetitje me kuaj, me biciklete, me kanoe etj, te cilat te gjithe se bashku duhet te punojne qe t'ia bejne atij te mundura.


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika