 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Meteorologet, parashikojne nje fundjave me alternime
E Diele, 12 Korrik 2009
Java qe vjen do te jete perveluese per te gjithe, kurse fundjava mund te kalohet shume mire ne plazh, pavaresisht disa alternimeve te motit, por qe nuk pritet te sjellin reshje te shiut. Meteorologet parashikojne nje mot pervelues duke filluar nga dita e hene, kurse mesjaven e ardhshme, temperaturat pritet te shkojne mbi 39 grade Celsius. "Fundjava do te jete e ngjashme me keto dite qe po kalojme, kurse per sa i perket javes qe vjen, pritet te kemi rryma te nxehta dhe njekohesisht dite, ku i nxehti afrikan do te jete realisht ne vendin tone", ka pohuar Tanja Porja, meterologe. Gjate muajit korrik, do te shenohen edhe temperaturat me te larta te stines se veres, ku zonat malore do te shenojne vlera maksimale deri ne 38 grade, kundrejt 39 apo 40 gradeve ne zonen e ulet", shkruan ne raportin paraprak, instituti i parashikimeve "Meteoalb". Po te krahasojme muajin korrik dhe gusht, qe eshte pjesa tradicionalisht me e nxehte e stines se veres, mund te themi se korriku do te perjetoje temperatura me te larta se muaji gusht. Temperaturat e larta qe do te perfshijne vendin tone, kane nje shkaktar qe quhet "I nxehti Afrikan". Kjo do te thote se masa te nxehta ajrore te ardhura nga Afrika, do te kalojne mbi vendin tone duke sjelle temperatura mbi 41 grade Celsius. Keto vlera do te arrihen ne episodet e te nxehtit afrikan dhe do te ndodhe ne dite te vecanta te muajve. Muaji gusht, do te vijoje me temperatura relativisht te larta, por pa mundur te shenojne vlera maksimale si ato te muajit korrik. Gushti do te kete edhe episode me shira te intensiteteve te larta, te cilat do te zgjasin nga disa ore deri ne 24 ore dhe ne raste te vecanta deri ne dy dite. Temperaturat e muajit shtator, parashikohet qe te vijojne te jene relativisht te larta, shume prane vlerave te muajit qershor.
Vera
Sipas nje rezymeje qe kane bere sinoptikanet, rezulton se vera e ketij viti do te jete e nxehte, madje edhe ne nisje te vjeshtes. Ne korrik, gusht dhe shtator do te kemi dite te nxehta, nderkohe qe piku i temperaturave te larta, eshte parashikuar te jete ne muajin korrik.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Berisha: UAMD, me fleksibeli ne vend
- Objektet shteterore, 35 familjet perfituese
- Vlore, mesatarja "djeg" 505 maturante
- Bonusi i qirase, ndryshimet per tre zonat
- AMC, aksion per pastrimin e plazheve
- Fundjava e fresket, java e re me temperatura ekstreme
- Shitja e produkteve ushqimore, akulloret dalin me mikrobe
- Nendrejtoresha e OBSH: S' ka vaksina per te gjithe
- Emigrantet, rreziku i Shqiperise
- Zbulohet virusi H1N1 tek derrat, shpallet gjendja e emergjences
- Studimet ne Itali, deget qe do te kene konkurs pranimi
- Diploma e Mjekesise, mbrojtje me provim
- Librat shkollore, shperndarja nis me 1 gusht
- Seman, hiqen bunkeret ne plazh
- Virusi H1N1, raste te reja ne Ballkan
|
|