 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Fondacioni Vodafone Albania: Nje vit kontribut per njerez ne nevoje
E Shtune, 11 Korrik 2009
Fondacioni Vodafone Albania prezantoi Raportin e Pare Vjetor per vitin 2008/09. Ky raport ofron nje pasqyre te plote te investimeve sociale per vitin e shkuar, per periudhen Prill 2008-Mars 2009, duke regjistruar nder kontributet me te medha qe nje biznes vendas kryen ne fushen sociale. Me fondet e siguruara nga Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Foundation ne Mbreterine e Bashkuar, Fondacioni zhvilloi tre thirrje per aplikime per palet e interesuara te shoqerise civile, identifikoi dhe financoi nje numer prej 20 projektesh cilesore ne pergjigje te prioriteteve te komuniteteve ne nevoje, duke realizuar impakte te rendesishme per fushen e Edukimit, Shendetesise, Mjedisit dhe Mireqenies Sociale. Efekt i zbatimit te ketyre projekteve eshte dhe zgjerimi i hartes se investimeve, perfshire Kukesin, Shkodren, Lezhen, Durresin, Tiranen, Elbasanin, Vloren, Gjirokaster dhe rrethe te tjera.
Programi i ketij viti eshte karakterizuar gjithashtu nga shkalle e gjere perfituesish nepermjet projekteve te financuara, perfshire mbeshtetjen per femije pa mundesi per t'u shkolluar, persona me aftesi te kufizuara, ndihme per komunitetet ne zona shume te varfra, mbeshtetje per komunitetin rom si dhe per grupe te pambrojtura e me plage sociale te tilla si viktimat e trafikut njerezor, gra shtatzena me rrezik abandonim femije, etj. Sic ishte premtuar gjate prezantimit te programit te Fondacionit ne Janar 2008, gjate ketij viti u promovuan iniciativa te reja, si programi "Bota e Ndryshimit" dhe programi "Sporti dhe Muzika" ne mbeshtetje te njerezve te paperkrahur. Projektet sfiduese te dy fitueseve te pare te "Bota e Ndryshimit" dhe organizimi me sukses i Lojerave Speciale Olimpike 2008 ne Shqiperi ishin rezultat i ketyre perpjekjeve.
Eshte per t'u theksuar se Fondacioni eshte nje nga institucionet e para qe ka reaguar me nje pergjigje dhe perkushtim te menjehershem per te ndihmuar popullsine e prekur nga fatkeqesite, duke perfshire paketa ndihme te dhuruara permes Kryqit te Kuq Shqiptar per 880 familjet ne Gerdec, si dhe investimi me i madh i vitit, rindertimi i shkolles fillore ne Gerdec - ne saje te te cilit 125 femijet e Gerdecit tashme kane nje shkolle sipas standardeve bashkekohore.
Broumidis
"Te qenit i pergjegjshem, eshte pjese e ADN-se se biznesit tone. Fondacioni perfaqeson nje motor te fuqishem te pergjegjshmerise se biznesit ne zbatimin e politikes se investimit social, qe siguron efikasitet dhe qendrueshmeri. Sot shohim mbi ate cka mundem te realizojme ne nje vit, e kjo na ben te ndihemi mire, por ne te njejten kohe na nxit per angazhime akoma me sfiduese per te ardhmen", - tha z. Haris Broumidis, Drejtor i Pergjithshem i Vodafone Albania Sh.A.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Objektet shteterore, 35 familjet perfituese
- Vlore, mesatarja "djeg" 505 maturante
- Bonusi i qirase, ndryshimet per tre zonat
- AMC, aksion per pastrimin e plazheve
- Fundjava e fresket, java e re me temperatura ekstreme
- Shitja e produkteve ushqimore, akulloret dalin me mikrobe
- Nendrejtoresha e OBSH: S' ka vaksina per te gjithe
- Emigrantet, rreziku i Shqiperise
- Zbulohet virusi H1N1 tek derrat, shpallet gjendja e emergjences
- Studimet ne Itali, deget qe do te kene konkurs pranimi
- Diploma e Mjekesise, mbrojtje me provim
- Librat shkollore, shperndarja nis me 1 gusht
- Seman, hiqen bunkeret ne plazh
- Virusi H1N1, raste te reja ne Ballkan
- Itali, parashikohet prekja me H1N1 e 4 milione personave
|
|