PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Kosova, fushate e re amerikane


E Shtune, 11 Korrik 2009

Nga Ruben Avxhiu



Tre kongresiste amerikane kane nisur nje fushate diplomatike per njohjen e Kosoves neper bote. Miku i njohur i shqiptareve ne Kongresin amerikan, Eliot Engel ne bashkepunim me dy kolege te tij i kane shkruar letra kryetareve te 25 shteteve te botes duke u kerkuar qe te njohin pavaresine e shtetit te ri. Kopjet e letrave iu derguan gazetes shqiptaro-amerikane "Illyria" ne New York. Engel, i cili prej vitesh eshte bashkekryetar i kaukusit te shqiptareve ne Kongresin amerikan ka qene avokat i hershem i te drejtave te shqiptareve ne Ballkan dhe ne vecanti eshte perqendruar ne kauzen e Kosoves duke filluar qe nga fundi i viteve 1980. Ne ate kohe Kosova ishte pothuajse e panjohur ne Washington dhe nje vizite e aktivistit dhe biznesmenit Harry Bajraktari ne zyren e kongresistit beri qe Engel te filloje te interesohet per kete ceshtje.

Sot, gati cerekshekulli me vone bashkepunimi mes te dyve vazhdon ndersa Kosova nuk eshte me nje krahine e shtypur dhe e persekutuar por nje shtet i lire dhe i pavarur. Dy kongresistet e tjere qe i jane bashkangjitur Engelit ne kete percapje diplomatike jane Robert Wexler dhe Alcee L Hastings. Te tre ata kane nenshkruar letrat e derguara ne te cilat argumentohet realiteti i ri ne Ballkan dhe kerkohet njohja e Kosoves. Te tre keta politikane nuk jane anetare te zakonshem te Kongresit. Engel eshte kryetar i Nenkomitetit per Hemisferen Perendimore; Robert Wexler eshte kryetar i Komitetit per Evropen; ndersa Alcee L Hastings eshte kryetar i Komisionit per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope. Tre kongresistet jane gjithashtu perfaqesues te zonave qe kane votues me origjine nga vendet kryetareve te te cileve u eshte derguar leter.

Vendet, kryetaret e te cilave kane marre letrat nuk jane radhitur perkrah Serbise ne ceshtjen e Kosoves, por jane thjesht te pavendosura, te painformuara sa duhet, apo te pa interesuara per te marre ndonje ane lidhur me kete ceshtje. "Njohja e pavaresise se Kosoves do te shtonte qendrueshmerine ne Ballkan si dhe do te ishte nje vendim i mencur strategjikisht dhe i drejte ligjerisht", thuhet nder te tjera ne letren e tyre. Ndermjet 25 shteteve kryetaret e te cileve kane marre letra jane edhe Meksika, Ekuadori, Salvadori, Guatemala, Haiti, Republika Domenikane, Xhamajka, Kili etj. Letra i njofton kryetaret e shteteve per njohjen e Kosoves nga 60 vende (letra eshte derguar perpara njohjes nga Jordania), pranimin e saj nga FMN dhe Banka Boterore dhe punen e bere nga Nobelisti per Paqen, Martti Ahtisaari per te gjetur zgjidhjen e qendrueshme per nje konflikt te veshtire.

Letra citon fjalet e ministrit te Jashtem Skender Hyseni ne Keshillin e Sigurimit se "ne Kosoven e re nuk duhet te kete vend per dhune dhe urrejtje" dhe se "institucionet e Kosoves jane te perkushtuara per te ndertuar nje demokraci multietnike ne paqe me fqinjet e saj dhe qe i ndihmon bashkepunimit, paqes dhe sigurise se rajonit".

Kosova e shpalli pavaresine ne 17 shkurt 2008. Qysh atehere eshte njohur nga 61 vende, nder to edhe SHBA, 22 anetare te BE-se dhe Japonia. Kundershtimi i nje fuqie si ajo e Rusise dhe i diplomacise aktive serbe kane bere qe njohja neper bote te kthehet ne nje nga sfidat me te veshtira te shtetit te ri. Ky kontribut i kongresisteve amerikane, i nxitur nga komuniteti shqiptar ne SHBA eshte i nevojshem dhe meriton duartrokitje. Ndonese vendimi per njohjen bazohet ne interesat kombetare te vendit perkates, nganjehere e vetmja pengese mbetet ngecje burokratike apo pritja per ta perdor si nje mjet shkembimi ne marredheniet me vendet qe perkrahin Kosoven si SHBA etj.






Te Tjera nga rubrika