PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 15 ) Shiko komentet

Leter e hapur: Ju shkruaj nga... Tirana

Nga Michel Godet, Francis Mer
E Shtune, 11 Korrik 2009

Shqiperia eshte vendi me i varfer i Evropes Perendimore me te ardhura per fryme prej 2500 eurosh ne raport me PBB, d.m.th., 12 here me pak se ne France. Ky vend i izoluar per nje kohe te gjate nga pjesa tjeter e botes ka nje nam te keq dhe realiteti i tij i thelle mbetet pothuajse i panjohur. Ne vendin e shqipeve dominojne malet (ato perfaqesojne 70 % te territorit dhe majat e maleve te mbuluara me debore i kalojne 2700 metrat). Megjithate "kjo Korsike e Adriatikut" ka shume kilometra brigje nder te cilat Riviera e Jugut, perballe Korfuzit, e cila eshte ende e virgjer. Eshte per te ardhur keq qe Klubi i Mesdheut heziton te instalohet prane Sarandes, ne nje gji rere prane qendrave te jashtezakonshme te antikitetit, si Butrinti, nje vend unik i cili eshte i lakmueshem.

Kantiere te medhenj

Mbeturina dhe mijera karroceri te vjetra makinash te hedhura pa kriter qe e prishin peisazhin shkojne ne kundershtim me nje vend i cili deshiron te luaje karten e natyres dhe te bujqesise biologjike. Vertet qe malet mbi te cilat ne fluturuam jane ruajtur. Por si te zhvillohet nje turizem cilesor dhe me vlera nese plazhet jane te ndotura dhe nese qendrimet e individeve te vecante nuk pajtohen me interesin e pergjithshem dhe me qytetarine?

Atje ka pra kantiere te medha per trajtimin modern dhe riciklimin e mbeturinave. C'presin atehere ndermarrjet tona per t'u vendosur ne kete vend, elita e te cilit eshte frankofile? Edhe infrastruktura mjedisore mbetet per t'u rishikuar plotesisht. Grupet tona te ndertimit dhe te puneve publike do te gjenin atje tregje ndertimi dhe infrastrukture qe duhen shfrytezuar, por ata jane pothuajse te papranishem. Frengjishtja ka qene per nje kohe te gjate gjuha kryesore e huaj qe mesohej ne shkolla. Cfare pret qeveria per te gjetur disa dhjetera mijera euro per te hapur nje lice francez ne Tirane dhe per ta zhvilluar Aleancen franceze ne vend?

Krah pune konkurrues, fare prane

Shqiperia eshte nje shans per industrialistet e Evropes te cilet perballen me konkurrencen e vendeve te largeta me kosto te ulet. Shqiperia mund te behet nje Kine e vogel sa i perket krahut te saj konkurrues te punes.

Shqiperine e cila per nje kohe te gjate ka qene e mbyllur, e kemi ne dere, vetem tre dite udhetim me makine na ndan prej saj.

Gazmend Toska, nje industrialist franko-shqiptar, inxhinier tekstil, nga Berati, qytet i vogel ku kinezet kishin ndertuar ne vitet '60 kombinatin e madh "Mao Ce Dun" qe perdorte si lende te pare pambukun vendas te nje cilesie te dobet, na tregon se ky kombinat kishte te punesuar 12 000 vete ne kushte te veshtira pune qe mund te krahasohen me ato te kohes se Zola-se. Tani ky aktivitet eshte braktisur plotesisht. Por Gazmend Toska ka besim tek vendi i tij. I formuar ne France, ai dha prova prane Rhône-Poulenc, pastaj ringriti disa ndermarrje tekstile te cilat ishin ne veshtiresi ne veri dhe ne krahinen e Vosges. Nje moter e tij ka qendruar ne Berat ku po merret me drejtimin e shoqerise Marlotex e cila filloi me disa makina qepese ne nje garazh dhe punon sot, si filial i nje kompanie franceze ne La Bresse, per prodhimin e konfeksioneve prej poliesteri dhe pambuku (mbulesa krevash, tavolinash si dhe bluza per personelin e spitaleve). Shoqeria Marlotex ka sot 70 te punesuar.

Opsion liberal

Gazmend Toska jep e merr qe prej tre vjetesh me burokracine e vendit te tij per te marre nje pjese te kombinatit te shperbere dhe per te krijuar atje 250 vende pune. Prezantimi i tij eshte impresionues: kosto per ore pune megjithe taksat nuk i kalon 1.1 euro ne nje vend ku punohet 48 ore ne jave dhe 2250 ore ne vit (kundrejt 1530 ne France) . Pra kostoja vjetore e nje te punesuari eshte 2500 euro, d.m.th. 10 deri 12 here me pak se ne France per nje krah pune te kualifikuar dhe te motivuar. Eshte per te ardhur keq per vonesen persa i perket mbrojtjes sociale (mungesat ne pune per semundje nuk paguhen gjithnje) por kjo vonese do te kapercehet me zhvillimin e vendit te Shqipeve i cili sapo ka hyre ne NATO dhe po troket ne deren e Evropes ashtu si dhe fqinjet e vet te Ballkanit. Nderkohe Shqiperia eshte me konkurruese se sa Tunizia dhe sidomos sesa Kina. Kostot e transportit dhe nevoja per te fabrikuar me porosi produkte ne sasi te vogla ne perputhje me standardet evropiane, kerkojne furnizues me te afert me kosto te ulet.

Pra , me fjale te tjera ne jemi optimist per kete vend. Kryeministri i tij, te cilin e pritem per dreke me Jacques Marseille dhe Gazmend Tosken, ka besim ne zgjedhjet e ardhshme. Ky liberal i bindur ka ndermend te mbaje nje takse te sheshte prej 10 per qind dhe te zhvilloje infrastrukturat rrugore dhe energjetike brenda tre vjetesh. Ai ka arritur te shkurtoje shpenzimet operative me 40 % keto vitet e fundit dhe ka shprehur preokupim per pabarazite e krijuara ne fushen e arsimit qe prej renies se regjimit komunist.

Shqiptaret kane vuajtur mjaft, dhe me ne fund Evropa mund t'i ndihmoje ata ne rrugen e demokracise dhe te zhvillimit te qendrueshem. Kina e vogel e Ballkanit eshte gjithashtu nje shans per te sjelle ne kete vend ndermarrje te cilat jane aktualisht shume larg konsumatorit.

* Publikuar ne numrin e fundit te se perjavshmes franceze, "Le nouvel Economiste"

Michel Godet, Profesor ne Cnam

Francis Mer, ish-minister i Ekonomise dhe Financave


Komento artikullin | Shiko komentet (15 komente)
Te Tjera nga rubrika