Mao i Universitetit Publik
E Premte, 10 Korrik 2009
Nga Berat Buzhala
"Rritjen e kapaciteteve te vendbanimeve te studenteve, organizimin e denje te kushteve per argetim dhe sport te studenteve, (menjanimi nga kafiterite)". Kjo fjali ka zene vend ne strategjine e rektorit te sapoemeruar te Universitetit Publik te Prishtines, Muje Rugova. Ate po ma lexonte zeshem nje mik imi, derisa une isha mu ne kafe (ose "kafiteri", sic e quan rektori Rugova).
Ne cilin vit po jetojme? Si eshte e mundur qe ne nja 600 fjale vizion, rektori i tashem kafiterite t'i fuse ne radhen e problemeve qe i pengojne studentet te kapin dijen?
Hajde reforma hajde. Kryqezate kunder dukurive devijante. Strateg, Muje Rugova. Motoja: "Per nje rini te shendoshe, qe pas mesimit merret vetem me sport, mundesisht atletike, dhe kohen e lire e kalon me nje instrument muzikor - mundesisht kitare - diku ne barin e konvikteve studentore. Kenge te preferuara: 'Qeshu rini Qeshu', 'Vemi, o Vemi". Kengetarja e preferuar: Vace Zela". Studentet dhe studentet duhet ta trajtojne njeri tjetrin si shok dhe shoqe, ose si vella dhe moter. Ndalohet rreptesisht sexi brenda hapesirave universitare.
Ku po jetojme: Teheran, Pjongiang, apo ne Pekinin e viteve te 70-ta? Cka po ndodh keshtu? Revolucion kulturor? Cili lloj i muzikes eshte i preferueshem ta degjojme? Serenatat korcare? Po veshja? A i ka hije nje studenti te vesh jeans'e?
E tmerrshme deri ne padurueshmeri. Gati pata menduar se nje gjuhe te tille kunder "kafiterive", ne nje nivel kaq te larte, nuk do ta degjoja me kurre. Pata pandehur se kishte ikur koha qe institucioni i kafes do te konsiderohej degjenerim perendimor dhe bjerrje e kohes kot, perpara se te konsiderohet nje nyje e rendesishme sociale e rinise. Nje aso lloj nyjesh, ku rektori mund te rrinte bashke me studentet dhe profesoret tjere per te biseduar, jo vetem per sex, por edhe per tema shume interesante sociale. Rendesia kulturore e kafeve eshte e njohur historikisht, pasi edhe rrymat me te njohura kulturore dhe artistike boterore kane lindur dhe jane zhvilluar nga debatet qe jane zhvilluar neper hapesirat e tyre.
Mirepo, jo! Mu ne krye te Universitetit Publik te Prishtines tash qendron i ulur njeriu i cili mendon se duhet gjetur forma alternative - gati mashtruese - per t'i habitur studentet, qe atyre t'u mos u shkoje mendja per alkool dhe kafeteri. Nuk do te cuditesha qe tash te perballem edhe me ndonje mit antik, se ne "kafeteri" pronaret u servirin te rinjve edhe droge ne pije. Kurre nuk e di se per cfare droge saktesisht eshte menduar. Nese kjo logjike e kafeterive do te ishte dominante ne vendin tone, paramendojeni se cfare reprezaljesh do te ndermerreshin ndaj atyre mijera te rinjve, por jo vetem te rinjve, qe ne keto dite vere qendrojne me ore te tera duke pire makiato, e ne netet e fresketa duke konsumuar alkool. Sigurisht se rreth klubeve te nates do te viheshin mina. Po te isha une dikush ne kete shtet, vetem per nje fjali te tille do ta shkarkoja Rugoven prej atij pozicioni. Kjo fjali tregon me se miri per nivelin dhe tolerancen kulturore te rektorit tone. Nuk po guxoj as te mendoj se cfare qendrimi ka Rugova per disa thyerje te verteta shoqerore me te cilat ballafaqohen homologet e tij ne vende perendimore, pikerisht ne ato me te cilat rektori mendon se do ta vellazeroje Universitetin e Prishtines. Me kete qasje partizane vellazerimin do ta kete te pamundur, pervec nese ata i zbresin standardet e tyre pertoke. Po te mos trishtohesha prej ndonje pergjigjeje vrastare, do te isha kurioz ta di se cka mendon ai per homoseksualet? A duhet t'i shpijme ne toga te pushkatimit? Ne ente per risocializim?
U kapa per kete fjali te rektorit Muje Rugova, sepse ishte shume fatale. Perndryshe, as pjesa tjeter e tekstit qe ai e ka prezantuar si vizion te tij, nuk lulezon. Shumica eshte e mbushur me fraza romantike, te cilat vetem autori i tyre mund t'i deshifroje. Ai ne perfundim te vizionit te tij ka thene se "dua qe UP-ja te rrezatoje rreze diturie dhe ta ngrohe trupin dhe gezoje shpirtin e rinise dhe popullit". Fjali ideale per ndonje plenum te partise.
Ne vizionin e tij, rektori Rugova eshte ndalur shkarazi edhe tek krijimi i kushteve per banim per stafin mesimor te Universitetit. Ne nje interpretim te lire, nisur edhe prej pervojes, mund te konstatoj se rektori po insiston qe profesoreve t'u ndahen banesa, ose troje ne Prishtine. Po pra, se keshtu merren votat ne ate dreq Kuvendi a Senati te UP'se.
Rugova nuk e ka shkruar asnje fjale per fosilet e Universitetit te Prishtines, qe tash e disa dekada vjedhin punime shkencore prej gjuheve te huaja, duke u vene pa pike turpi emrin e tyre, ose edhe aq pertojne te bejne. Nuk ka folur per ata profesore qe me dekada te tera nuk e kane asnje punim shkencor. Nuk ka folur per gjithe ate mal te problemeve me te cilat ballafaqohet ky Universitet. Vemendja e tij ka qene e perqendruar ne - kafeteri.
P.S.
Jam i bindur qe rektori i ri nuk eshte kujtuar, apo ende nuk ka degjuar, per Facebook, Twitter dhe rrjeta te tjera shoqerore, perndryshe edhe per ato do te perkujdesej te gjente nje zgjidhje kreative.