Bankat ne Shqiperi, shpetuan nga kriza
E Premte, 10 Korrik 2009
Sistemi bankar shqiptar kaloi pa u prekur rende nga kriza financiare boterore. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani njoftoi dje, se te dhenat e fundit flasin per nje rikthim te besimit te publikut, i pasqyruar ne rritjen e depozitave ne sistemin bankar. Me rritje pasqyrohet edhe kreditimi i ekonomise, nderkohe qe edhe struktura leke-valute ne bilancet e bankave, ka njohur permiresim. "Goditja qe pesoi sistemi ne vjeshten e vitit 2008, mund te konsiderohet e kaluar tashme" pohoi guvernatori. Mbeshtetur ne treguesit financiare te sektorit bankar, si edhe ne madhesine e luhatshmerise se tyre sipas analizave stress-test, sektori bankar mbetet i qendrueshem dhe rezistenca e tij ndaj rreziqeve te permendura me siper, vleresohet e larte. Banka e Shqiperise po pergatit nje rregullore te posacme, njoftoi Fullani, e cila do t'iu kerkoje bankave te permiresojne kapacitetet e tyre ne drejtim te parashikimit te nevojave per likuiditet, si edhe do te vendose raporte me te drejta dhe me te ngushta midis burimeve te financimit dhe investimeve te bankave, ne drejtim te llojit te valutes, ndryshimit te afatit te maturimit, krijimit te portofoleve te posacme te kolateraleve etj. Nga ana tjeter cilesia e portofolit te kredise, ka hyre ne nje prirje renese. Veshtiresite e sektorit real te ekonomise, ngadalesimi i rritjes ekonomike dhe vete tkurrja e forte e kreditimit per shkak te situates se paqendrueshme te likuiditetit ne muajt e fundit, ka sjelle rritjen e vellimit te kredive me probleme, pavaresisht nga lloji i valutes, menyra ose sektori i perdorimit. Rritja e kredive me probleme, ka nxitur nje proces te shtrengimit te procedurave ne kredidhenie, duke sjelle ulje te vellimit te kreditimit dhe shkurtim te afatit te kredidhenies.