 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kriza, efektet ne rritjen e papunesise
E Premte, 10 Korrik 2009
Pritjet per ngadalesimin e ekonomise, po veshtiresojne burimet financiare per sipermarrjet e biznesit dhe per familjet. Guvernatori Fullani tha dje se, burimet e brendshme te zgjerimit te veprimtarise, ne formen e te ardhurave te siguruara nga veprimtaria kryesore, do te ndikohen negativisht prej renies se investimeve dhe te shitjeve. Burimet e jashtme te financimit, ne formen e huamarrjes prej sektorit bankar, jane ende ne faze renese. Banka e Shqiperise veren se vrojtimet e ndryshme per gjendjen e sektorit te biznesit, ne pergjithesi konfirmojne rritjen e veshtiresive financiare ne situaten aktuale dhe mungesen e optimizmit per zhvillimet afatshkurtra. Veshtiresite e sipermarrjeve te biznesit, do te ndikojne negativisht ne aftesine e tyre per te ofruar pune ne menyre te qendrueshme, duke shkaktuar renie te te ardhurave te individeve dhe te familjeve. Perseri, sistemi financiar dhe vecanerisht sektori bankar, do t'i ndjeje keto zhvillime kryesisht ne formen e cenimit te cilesise se portofolit te kredise dhe te ngadalesimit te ritmit te rritjes se depozitave te publikut. Ne vendin tone, ndikimi i krizes nderkombetare u rrit per shkak te transformimit te saj ne nje krize te ekonomise reale me shtrirje globale. Fillimisht, kriza financiare nderkombetare nuk pati nje ndikim te drejtperdrejte te rendesishem mbi sistemin tone financiar. Arsyet lidhen me mungesen e ekspozimit te sektorit bankar dhe sistemit financiar ne pergjithesi, ne produkte dhe ne institucione financiare te cilat ishin ne qender te krizes. Nje shkak tjeter eshte dhe ekspozimi i ulet ndaj huamarrjes ne tregjet e huaja. Megjithate, ne tremujorin e fundit te vitit 2008, per shkak te efektit psikologjik qe shkaktoi ashpersimi i krizes ne tregjet nderkombetare, publiku vendas reagoi duke terhequr nje pjese te depozitave te sektorit bankar.
Kriza
Shtrirja ne kohe e krizes, ndikoi ne kufizimin e burimeve te financimit dhe ne rritjen e cmimit te tij, ne tkurrjen e flukseve hyrese ne valute, ne rritjen e presioneve zhvleresuese mbi lekun dhe ne perkeqesimin e pritshmerive te agjenteve ekonomike per shendetin financiar ne te ardhmen.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Rritja ekonomike, perballe ambientit te pafavorshem
- Banka, nuk ndryshon cmimin e lekut
- Bonot e thesarit, interesi arrin ne 9.2 % per afatin 1-vjecar
- Nafta D2, Kushtetuesja rrezon vendimin e qeverise
- Rritja e cilesise, paraja ne reforme
- BERZH: Rajoni, i rrezikuar nga kredite e keqija
- Kete vere festoni me "Vodafone Parties"
- Kapiteni Nemo ne liqenin e Ohrit
- Pushtimi i shpellave
- Nafta, "Bankers Petroleum" 400 milione USD investime ne Shqiperi
- Kriza, strategji e re per borxhin
- "Si te ndertojme nje ide te suksesshme sipermarjeje"
- Tregu i naftes, te ndryshohen ligjet
- "JAB Resources", uzine ferro-kromi ne Shqiperi
- Karburantet, rriten me 5 leke cmimet
|
|