PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Shqiperia "nen kthetrat" e gripit te derrave


E Premte, 10 Korrik 2009

Vendi yne mund te kete shenuar rastin e pare te gripit te derrave, nen heshtje. Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik, pikerisht te shefes se departamentit te Semundjeve Infektive, Silva Bino, shendetesia shqiptare eshte ne gatishmeri duke e konsideruar te prekur Shqiperine nga virusi A/H1N1, madje nuk perjashtojne edhe ndonje rast te lehte qe mund te kete kaluar.

Rastet

Regjistrat e spitaleve apo poliklinikave ende nuk kane regjistruar rastin e pare te ndonje shtetasi shqiptar, te prekur nga virusi i gripit A/H1N1. Por nga ana tjeter, specialistet pohojne se kjo mund te kete ndodhur dhe pacienti ka qene me simptoma te lehta te nje gripi. "Ndonje person mund te kete qene prekur nga ky grip, nderkohe qe ne tetor dhe nentor, do te kemi raste te tjera te ketij virusi. Ajo qe do te keshilloja eshte qe cdo njeri qe ka temperature e kolle, duhet te paraqitet neper qendra shendetesore dhe spitale" u shpreh Bino. Sipas saj, deri me tani jane marre te gjitha masat ndersa pritet edhe blerja e vaksinave Tamiflu, te cilat do te perdoren ne shtator kur pritet te rendohet edhe situata gripale.

Situata

Ndonese stina e veres parashikohej te frenonte perhapjen e ketij virusi, specialistet konfirmojne te kunderten, madje me ritme me te shpejta, ndryshe nga gripi i zakonshem. Specialistet i bejne thirrje qytetareve, te ndergjegjesohen dhe te mos neglizhojne asnje shenje qofte dhe te nje semundjeje te rrugeve te frymemarrjes, sidomos personat qe jane te prirur, te shfaqin simptoma me te renda. Sipas specialisteve tashme dihet se kush jane personat te cilet do ta perjetojne me rende gripin e derrave, kryesisht ata qe kane nje semundje kronike. "Personat me semundje te rrugeve respiratore, sic jane ata me bronkite, me semundje polmonare (frymemarrjes), apo me semundje te tjera te ketij sistemi. Kujdes duhet te tregojne personat me diabet dhe qe kane demtime te imunitetit, sic jane ata me HIV/AIDA, apo ata qe kryejne kimioterapi. Po keshtu kujdes duhet te tregojne edhe grate shtatzena dhe femijet 2 deri ne 5 vjec" ka nenvizuar Bino. Sipas te dhenave nga Ministria e Shendetesise, ka nisur edhe trajnimi i mjekeve te familjes pasi ata jane te paret qe do ta konstatojne. Nderkohe qe rekomandohen te gjithe qytetaret, te bejne vaksinen e gripit te thjeshte ne kohen e duhur. Ne periudhen tetor -nentor, Shqiperia do te preket nga virusi A/H1N1.

Masat

Ministria e Shendetesise po merr masat per t'i paraprire perhapjes se gripit te derrit. Zevendesministri i Shendetesise, Arben Ivanaj, sqaroi se ka disa doza stok te Tamifluse dhe po punohet per te mundesuar blerjen e vaksines, ne nje kohe te shkurter. Ivanaj, theksoi se ky eshte nje virus i ri dhe eshte e veshtire te percaktosh se cilat jane kategorite me te prekura, apo ceshtje te tjera lidhur me parandalimin. Aktualisht nuk raportohet asnje rast i prekur nga virusi i tipit A/H1N1 ne vendin tone. Sapo vaksina te dale ne treg, eshte parashikuar te blihen 50 mije copet e para, por nuk dihet ende se cila pjese e popullates do te vaksinohet e para. Shqiperia, tashme eshte e rrethuar nga virusi me i perhapur ne te gjithe boten. Ministria e Shendetesise ka caktuar fondin rezerve dhe ka siguruar dozat e duhura te medikamenteve, duke siguruar 3 mije doza Tamiflu dhe eshte rezerve nje shume prej 100 milione lekesh.


Te Tjera nga rubrika