Saranda, e dyta ne bote
E Premte, 10 Korrik 2009
Saranda, eshte qyteti i dyte ne listen e pese destinacioneve me te mira turistike ne bote, ku ia vlen te investosh, pohon rrjeti britanik Write About Property
Rrjeti britanik i investimeve nderkombetare Write About Property, ne rekomandimet per investime ne patundshmeri, vlereson se Saranda eshte nje nga destinacionet me popullore turistike te botes. Shqiperia eshte vleresuar edhe nga Programi Blu Flag, qe i jep merita atyre vendeve bregdeti i te cilave eshte i paster dhe i sigurt, shkruan autori i ketij artikulli Liam Bailey, duke theksuar se Tirana zyrtare eshte e vendosur qe plazhet e saj t'i shnderroje ne me te mirat ne Evrope.
Me nje klime te ngjashme si Korfuzi, me nje bregdet te jashtezakonshem dhe me shpenzime te uleta jetese, nuk eshte e nevojshme te jesh nje gjeni per te kuptuar potencialin e Sarandes.
Sipas Bailey, gjate viteve te ardhshme Saranda do te perjetoje nje rritje te madhe te numrit te turisteve dhe, si rrjedhoje, vlera e pronave dhe patundshmerive ne kete qytet te bukur bregdetar do te shumefishohet, deri ne 200 perqind ne keto 10 vitet e ardhshme.
Madje, disa organizata dhe agjenci turistike e kane cilesuar Shqiperine si nje "Pasion te ri mesdhetar", dhe si nje nder vendet me atraktive te Evropes Juglindore. Pozita e favorshme gjeografike, klima, bukurite natyrore dhe trashegimia e pasur historike e kulturore, jane garanci te medha per argetimin e secilit turist qe zgjedh ta vizitoje Token e Shqipeve, konstaton ne fund te artikullit, Liam Baily.
Invazion drejt Sarandes
Plazhi i bukur, uji i paster, ambient tejet i pelqyer, mikpritje bujare, miresjellje, konsiderate, qetesi, siguri maksimale dhe cdo gje e kushtuar dhe perkushtuar turizmit, jane ato postulate qe terheqin turistet ne Sarande. Saranda ishte dikur nje perle turistike e shnderruar ne enderr te shume shqiptareve, mbase edhe te tjereve. Kjo perle turistike, aq e degjuar, as qe mund te pershkruhet me fjale.
Treqind kilometra rrugetim ia vlen per te vizituar Saranden, per te perjetuar ato bukuri perrallore, ato plazhe te virgjera, ate bujari, mikpritje te papershkruar sarandjote. Sarandiotet kishin vene ne sherbim te turizmit cdo gje qe kishin mundur. E kishin shnderruar qytetin ne nje kantier ndertimi, kryesisht te hoteleve dhe kapaciteteve tjera hotelerie. Kjo ndodh per shkak se turizmi eshte dega e vetme fitimprurese, pos emigracionit dhe nga pak peshkimit.
Eshte per t'u habitur se ne parkingjet e shumta mire te organizuara dhe te rregulluara, ne rastet me te shpeshta vereheshin vetura (pos ato sarandjote) me targa nga Shkupi, Velesi, Shtipi, Prilepi, Manastiri, Tetova, Gostivari etj, por nuk ishin te pakta as veturat me targa te Ohrit. Bashkebiseduesit Jorgo Duka, Minella Prifti dhe Spiro Gjicali, sarandiote, treguan se dita dites shtohet numri i mysafireve nga Maqedonia, si maqedonasve ashtu edhe shqiptareve.