Jeta kushtuar nje jahti
E Premte, 10 Korrik 2009
REPORTAZH/ "Dashuria" e 63-vjecarit nga Vojvodina, me portin e jahteve ne Orikum. Rrefimi i Aleksander Nikolinit, per pasionin e tij dhe pse ndjehet krenar
Harilla Koci*
Teksa na fton te hyjme ne bordin e jahtit, Aleksandri na zgjat doren per te na ndihmuar te kapercejme derrasen qe e lidh mjetin lundrues me bankinen e betonte. Rehatohemi ne nje mjedis paksa te ngushte. Aleksander Nikolin, eshte nje 63 vjecar nga Vojvodina. Me profesion eshte arkitekt, por prej pak vitesh ka dale ne pension. Tashme, ka kohen e mjaftueshme t'i perkushtohet pasionit te tij te hershem per detin. Plot 25 vjet me pare ai vendosi te blinte nje jaht. Per kohen mjeti ishte mjaft luksoz dhe ai krenohej me kete fakt. Por edhe tani pas kaq vitesh, jahti i tij i vogel, mbahet mjaft mire, pasi edhe Aleksandri i ben te gjitha sherbimet e nevojshme. Vetem para pak ditesh mjeti i tij, pati nje problem ne sistemin elektrik. "Me siguri eshte dinamoja", thote 63 vjecari. Ne Portin e Jahteve ne Orikum mungon nje specialist qe te njohe kete tip jahti, ndaj bashkeshortja e tij eshte nisur per ta blere ne Itali pjesen qe ka pesuar defekt.
Ne pritje te saj Aleksandri, eshte i detyruar te qendroje i vetem ne mjetin e tij. Kohen e kalon, here duke levizur pergjate bregdetit, deri ne Sarande e here me miq qe ka zene ketu, ne portin e jahteve ne Orikum. "Kam nje mik shofer taksie, me te cilin shetis shpesh pergjate bregdetit, ose ne Vlore. "Nga ana tjeter, ketu ne port ka edhe mjaft turiste te tjere, nga vende te ndryshme si Polonia, SHBA, etj, me te cilet kaloj nje pjese te kohes, duke u argetuar" tregon 63-vjecari. Ai ka nje portret te vecante. Sikur deti eshte skalitur ne format e fytyres se tij. Here-here te sjell ne mend personazhin e famshem te "Plaku dhe Deti". Mustaqet e bardha dhe te hedhura perpjete, reflektojne karakterin e nje njeriu te forte.
Ne Orikum, ka mberritur ne 18 Qershor. Ky eshte per te fillimi i pervitshem i sezonit veror, qe zgjat deri tutje ne vjeshte. Se bashku me gruan, ai shetit me jahtin e vet, pergjate hapesires detare ne Adriatik, Jon, shtyhet ne Mesdhe. Pershkon nje itinerar te pasur, i cili ofrohet ne hartat e shoqerive turistike...tashme ne to perfshihet edhe Vlora edhe Orikumi.
Por, nuk ishin keto harta qe e ngacmuan 63 vjecarin, te zgjidhte portin e jahteve ne Orikum, per te ankoruar mjetin e vet, te cilin e le ketu gjate gjithe vitit. "Kerkova ne internet dhe zbulova oferten e Portit te Jahteve te Orikumit, ku cmimet ishin me te lira se ato ne Malin e Zi, ku ankoroja me pare mjetin tim", thote Aleksander Nikolin.
Ai tregon se, para kater vjetesh mberriti ketu dhe nuk u zhgenjye. "Gjeta kushte mjaft te mira, cmime teper te arsyeshme, njerez mjaft miqesore dhe mbi te gjitha edhe sigurine e nevojshme", shprehet ai. Burri 63-vjecar tregon se, siguria ne kete mjedis, eshte mjaft e prekshme. Sa here i duhet te dale jashte territorit te portit per nje shetitje, i le celesat e jahtit tek administratoret. Te njejten gje ben edhe gjate periudhes tjeter te vitit, kur mjetin e tij e le te ankoruar ne bankinat e ketij porti, per t'u rikthyer 8 muaj me pas.
"Jam mjaft i kenaqur me tarifat e ankorimit, me procedurat portuale dhe me gjithcka tjeter" shprehet Aleksander Nikolin. Per 63 vjecarin nga Serbia, Orikumi, Vlora dhe gjithe bregdeti, ofrojne kushte mjaft te mira, per pushime. Te njejtin opinion, sipas tij, kane edhe te tjere turiste nga vende te tjera, qe vijne ketu ne Orikum dhe me te cilet ai bisedon shpesh. "Dashuria" e Aleksander Nikolin me portin e jahteve ne Orikum, nisi 4 vjet me pare, per te vazhduar gjate. Beson se nuk do t'i ndahet ketij bregdeti, ku kalon nje pjese te madhe te veres dhe ku ankoron jahtin e vet, pergjate gjithe vitit. Ky ritual, do te perseritet edhe kete sezon. Pas mberritjes se bashkeshortes, ai do te niset per lundrim, per t'u rikthyer serish ne kete mjedis qe e mirepret. ATSH