PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Te kesh "plazhin", prane shtepise


E Premte, 10 Korrik 2009

Mira Shkurta*

Megjithese mengjes heret "akuadromi" ose pishinat e Tiranes, te ndertuara ne vitin 1988 dhe tani te pershtatura sipas parametrave me moderne, kane filluar te gjallerohen nga qindra te rinj te Kryeqytetit. Te vendosura ne nje nga zonat me te bukura, ne perendim te Tiranes, te rrethuara nga nje gjelberim kodrinor dhe nga nje rrjet kompleksesh sportive, pishinat qe nuk jane as 2 km nga qendra e metropolit, terheqin cdo dite afro 1000 banore, kryesisht te rinj, por dhe te moshuar qe shoqerojne nipat dhe mbesat ne ambientet e pastra dhe ujin e kristalte te tyre.

Drejtori i "Akuadromit", Zenun Shalari, na thote se keto pishina prane Liqenit Artificial te Tiranes, jane tashme ne administrim prej 20 vjetesh nga biznesmene, te apasionuar mbas sportit te ujit dhe turizmit. Sipas tij, keto ambiente relaksuese per banoret, jo vetem kryeqytetas, te ndertuara qe ne vitin 1988, tashme me nje teknologji te tejkaluar ne kohe, jane kthyer ne nje mjedis komod te nivelit perendimor fale investimeve te shumta. Sipas Shalarit, teknika ekzistuese e ketyre pishinave stononte me kushtet e reja, nderkohe qe zgjidhja e pare ishte nderrimi i sistemit te filtrimit. Aktualisht, theksoi Shalari, kemi nje sistem te nivelit te perparuar qe funksionin bazuar ne filtra me rere. Nepermjet ketij sistemi, duke qene se uji eshte ne qarkullim 24 ore, eshte realizuar pastertia e ujit per nga pikepamja e ngjyres dhe per te eliminuar cdo infeksion te mundshem te lekures, si dhe per garantimin e pastertise se ujit dhe per te siguruar pehashin (ph) e nevojshem, perdoret klor, nderkohe qe per te matur sasine e klorit te perdorur ne ujin e pishinave, dy here ne dite behet analiza e ujit te perdorur ne keto pishina. Drejtori i "Akuadromit" hodhi poshte theniet ne disa media per infektim te lekures nga uji i pishinave, duke perjashtuar qofte edhe nje rast te vetem.

Nje menyre e funksionimit te sistemit te filtrimit te ujit, sipas Shalarit eshte edhe perdorimi i filtrave mekanike. Nepermjet ketyre filtrave, tha ai, pastrohen te gjitha papastertite mekanike qe bien ne fund te pishines. Ne se nuk do ti shkonte kjo "fshese", tha ai, ne fund te pishines do te krijoheshin algat, te cilat do t'i prishnin ngjyren ujit.

Per drejtuesin e ketij ambienti clodhes, garantimi i pastertise se ujit ne pishina, ka cuar ne rritjen e numrit te frekuentuesve ne keto ambiente. Kjo kategori frekuentuesish, sipas tij, vec ujit te paster, kerkon edhe nje ambient te pershtatshem pushues, ambient qe e gjen nepermjet gjelberimit te krijuar, nje investim i ri prej 1.6 milion USD i shoqeruar me nje pasterti model.

Ne se do te beje nje shetitje ne ambientet e "Akuadromit" te Tiranes, do te ishte e pamundur te gjeje minimumin nje bisht te ndonje cigareje te hedhur papergjegjshmerisht nga ndonje frekuentues, duke perjashtuar ne menyre kategorike mundesine e hedhjes se ndonje mbeturine tjeter. Krahas pastertise se ujit dhe gjelberimit, frekuentuesit ketu gjejne restorantin dhe picerine, sherbimin ambulant bar - fast-food, me cmime te ndryshme, per nivele te ndryshme. Ka nje cmim mesatar qe eshte tek sherbimi i diferencuar ne restorant. Vec cilesise te ushqimit, e rendesishme eshte zgjedhja e personelit te sherbimit, per t'ju pershtatur klienteles qe frekuenton keto ambjente relaksuese.

"Ketu eshte me mire se te shkosh nje dite ne plazhin e Durresit-"thote Kledi. "Cmimet jane te arsyeshme dhe pastertia eshte model", thote Arjola, qe se bashku me nje grup te rinjsh kane ardhur qe ne mengjes per te kaluar diten ne pishinat me te medha te Tiranes.

"Kemi arritur dicka, nuk jemi te persosur, ka nevoje per korrigjime, por e rendesishme eshte qe ka perpjekje per t'ju pershtatur kerkesave te domosdoshme te frekuentuesve", - u shpreh Shalari.

Per Shalarin, e rendesishme mbetet siguria e jetes se frekuentuesve. Ne te gjithe hapesiren e pishinave te Tiranes, me nje siperfaqe prej 35 mije katrore dhe me nje kapacitet prej 1500 personash, nder gjashte pishinat qe jane ne funksion te frekuentuesve, ka prej tyre qe e kalojne lartesine prej dy metrash. Per te eliminuar mundesine e rrezikimit te jetes se frekuentuesve, ne keto pishina ka nje personel qe eshte i angazhuar per t'ju ardhur ne ndihme ne rast rreziku pushuesve, ku pjesa me e madhe jane adoleshente, si dhe per te ruajtur qetesine ne keto ambiente.

Ne Akuadrom eshte nje ambient i ndihmes se shpejte me nje personel te specializuar. Me nje studim, te bazuar ne nje rregullore perendimore, kapaciteti normal i kesaj pishine eshte 1500 persona ne dite, me perjashtim te nje dite te ngarkuar, sic eshte dita e diel, kur numri i frekuentuesve ka arritur edhe 2000 te tille ne dite. Fluksi i madh i frekuentuesve fillon ne muajin maj, kur edhe hapen keto ambiente.

Ne perputhje me standardet, ne ambientet e pishinave stervitet edhe nje ekip i notit. Ketu stervitet Rovena Marku, rekordmene e disa garave ne kampionatet boterore te notit, u shpreh mjeshtri i sportit, trajneri i notit Sulejman Poda. Rovena Marku, notare e moshes se se re, do te marre pjese ne kampionatin Boteror te Notit qe do te zhvillohet nga data 26 korrik deri ne 2 Gusht te ketij viti.

Disa vajza te vogla sterviten ne keto ambiente, mes te cileve edhe notari i rangut Evropian, i nje cilesie teper te larte, Sindi Hoxha, me rezultatet me te mira te arritura deri sot. "Per te cuar me tej kete sport kaq te bukur, kerkohet edhe nje vemendje dhe mbeshtetje nga ana e Federates se Notit", - thote Poda. Ketu sterviten rreth 28 persona te moshave te ndryshme, qe do te jene pjesemarres ne kampionatet kombetare te Notit. Per dymbedhjete vjet rresht, notaret qe sterviten ne keto pishina, kane thyer rekorde kombetare ne kampionatet e notit. Jane kater ekipe se sterviten, ne varesi te Federates se Notit, me nje shpenzim minimal nga ana e saj. "Ka prinder qe bien femijet per te mesuar not", - u shpreh Poda. Ndersa grupi i pare ka specialiste, grupi i dyte ne menyre private, ku prinderit i bien femijet per te mesuar ne instruktore te ndryshem.

Pishinat jane krijuar ne vitin 1988, kane vazhduar deri ne vitin 1995, dhe ne vitet 96',97',98' u shkaterruan plotesisht dhe mbetem vetem gropa. Shteti i atehershem, i pamundur financiarisht per t'i administruar, i dha per administrim keto mjedise te privatet.

Investimet

Sot, mbi 1 milion e gjashteqind mije dollare jane investuar, ku perfshihen sistemi i filtrimit, kompleksi i minifutbollit, me 5 fusha minifutbolli, me parametra perendimore, me te gjithe anekset, perfshi banjot, dushet dhe dhomat e zhveshjes. Ketu perfshihen edhe dy bare ne funksion te kesaj klientele.

Akuadromi

Akuadromi perfshin: Pishina e "VIP-ave" e tjetersuar, sipas nivelit perendimor, me nje baze filtrimi dhe qarkullimit te ujit, pishina e "Femijeve", ne te njejtat parametra si ajo i "Vipave", e tjetersuar, nje pishine per "femijet latante", eshte restauruar pishina "Olimpike" dhe ajo "Familjare", eshte vendosur nje rreshqitese 100 m e gjate. Gjithashtu, me kete investim te ri eshte trajtuar parkingu me nje kapacitet prej 100 makinash, qe perfshin edhe mjediset e jashtme, te rikonstruktuara me nje kapacitet parkimi per 250 makina.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika