Sistemi zgjedhor, nevoje per ndryshim?
E Premte, 10 Korrik 2009
Ani Ruci
Rezultatet e aplikimit ne Shqiperi, per here te pare, te sistemit zgjedhor rajonal proporcional jane te qarta. Ky sistem nxori nga perfaqesimi ne Parlament 29 parti nga 35 qe u futen ne gare, dhe la vetem 6 prej tyre. Qeveria, qe pritet te formohet, eshte nje koalicion mes te djathtes fitimtare te zgjedhjeve me 71 vende ne Parlament dhe te majteve liberale opozitare te LSI, me 4 vende. Opozita perfaqesohet nga 66 deputete, 65 te PS dhe nje i PBDNJ.
Per Ilirian Celibashin, ish kryetar i KQZ dhe ekspert per sistemet zgjedhore dobia dhe vleresimi i ketyre rezultateve do te varet nga pergjigja e nje pyetjeje thelbesore: "A u perkthye drejt vota dhe vullneti i qytetareve te Shqiperise? A donin qytetaret e Shqiperise kete Parlament dhe kete qeveri? Nese i japim pergjigje pozitive kesaj pyetjeje, kjo do te thote qe ky sistem zgjedhor ka funksionuar mire," thote ai.
Pergjigja e kesaj pyetjeje kerkon kohen e vet. Nje qendrim serioz, i zhveshur nga paragjykimet do ta gjeje pergjigjen ne rezultatet e qeverisjes Berisha - Meta dhe performancen e parlamentit te ri.
Nderkohe, nje pyetje tjeter eshte duke zoteruar ne debatin e hapur ne Tirane, per sistemin zgjedhor rajonal proporcional: Cfare i duhet Shqiperise, ne fazen aktuale te zhvillimit te saj politik dhe ekonomik, nje qeveri e dobet dhe Parlament i forte kur ekspertet e sistemeve zgjedhore dhe politikanet e dine qe keto jane rezultatet, ne pergjithesi te sistemit zgjedhor rajonal proporcional. "Shqiperia ka nevoje te kete nje qeveri te forte, perfaqesuese dhe ne pergjithesi, sistemet proporcionale nuk e garantojne kete. Jane sistemet mazhoritare ato qe ofrojne nje qeverisje te forte, te qendrueshme dhe krijojne mundesi edhe per nje opozite te forte ndaj qeverise. Nje opozite e forte, e qendrueshme ka mundesi te realizoje reforma te thella, qe per vende si Shqiperia ne tranzicion e siper, apo ne perfundim te tranzicionit, jane komponent i domosdoshem i zhvillimeve ekonomike dhe politike," thote Ilirian Celibashi.
E njejta pyetje ngrihet edhe lidhur me reduktimin drastik te perfaqesimit te partive te vogla ne Parlament. Sa i shkon ky rezultat realitetit ekonomik dhe politik te Shqiperise? "Gati 30 per qind e interesave te elektoratit ne Shqiperi, nuk perfaqesohet nga dy partite e medha, PD- PS. Shqiperia ka nje vecori per shkak te stadit te zhvillimit te saj politik dhe ekonomik, ku ende nuk kane ndodhur shtresezimet e medha social - ekonomike, qe me pas i grupojne njerezit ne disa alternativa politike te qendrueshme, te cilat permbushin interesat e ketyre grupeve, si ndodh ne vendet me demokraci te zhvilluar, ku funksionon demokracia dhe ekonomia e tregut, ku grupet sociale jane te konsoliduara dhe nuk kane nevoje te kene shume parti. Ne Shqiperi diapazoni i interesave te njerezve eshte shume i gjere. Kjo ben, qe elektorati te mos i shohe interesat e veta te perfaqesuara vetem ne dy forcat politike apo ne tre -kater syresh dhe kerkon te gjeje nje alternative politike ne nje force te peste, gjashte, te gjashte apo te shtate," thote Ilirian Celibashi.
Keto kushte e bejne disi te parakohshem per Shqiperine sistemin dy partiak PD - PS. Varianti me i mire do te ishte ekzistenca e disa partive qe rreshtohen me te majten, te djathten, madje edhe qendren, thote Ilirian Celibashi.
Realiteti shqiptar, konfiguracioni i Parlamentit dhe i qeverise Berisha-Meta ne prove, tregojne qe modeli spanjoll i sistemit rajonal proporcianal, qe u aplikua ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ka nevoje per adaptime dhe permiresime. Por, qe kjo te ndodhe duhet te ndryshoje Kushtetuta e Shqiperise. Per fat te keq, dy palet PD - PS, qe e miratuan ate me konsensus, nuk parashikuan qe permiresimet te ndodhnin pa ndryshuar Kushtetuten, me nje shumice te cilesuar votash ne Parlament ose ndryshe me 2/3 e parlamentit, permes nje procesi normal legjislativ. DW